Bestytnitë, sado të çuditshme apo të palogjikshme të duken ato, shumica e vendeve në mbarë botën vazhdojnë ende ti ruajnë traditat e tyre. Këto janë disa nga më të bukurat dhe më të famshmet…
Mos bëj punë shtëpie
As më datë 31 dhjetor, por sidomos jo më datë 1 janar.
Mos shpenzo para
Ditën e parë të vitit nuk duhet të shpenzosh para, përndryshe gjatë gjithë vitit do kesh vështirësi ekonomike.
Shkruaj dëshirat dhe ëndrrat për vitin e ri në një letër…
dhe pastaj digje atë.
Vrapo 7 herë përreth shtëpisë.
Hyr në derë me këmbën e djathtë (kjo nuk është vetëm bestytni shqiptare).
Kërkoji nje personi të pasur të hyj i pari në derën e shtëpisë.
Hyr në derën e shtëpisë me një degë ulliri në dorë
Hap dyert dhe dritaret për disa minuta në nesnatë
Kjo do “largojë” energjinë e vitit të kaluar dhe do sjellë të reja më të mira
Mos konsumo ushqimin e pulës
Sipas shumë kulturave të ndryshme, mishi i pulës sjell fatkeqësi, ndaj nuk duhet konsumuar ditën e parë të vitit dhe as të gatuhet për fundvit.
Bëj xhiro nëpër shtëpi me valixhe në dorë
Sipas traditës të disa vendeve amerikano-latine, nëse dëshiron të udhëtosh jashtë vendit, bëj xhiro nëpër shtëpi me valixhe.
Puthja e mesnatës
Nëse puthesh gjatë minutave të ndërrimit të vitit, ai person do të jetë përgjithmonë dashuria e jetës tënde.
Shiko nga dritarja e dhomës së gjumit
Nëse në mëngjes sapo zgjohesh nga gjumi shikon nga dritarja një burrë, kjo tregon se së shpejti do të martohesh.
Vish të brendshme të kuqe
Kjo vlen vetëm për vajzat single. Nëse më 31 dhjetor mban të brendshme të kuqe, vitin e ardhshëm do gjesh dashurinë e jetës.
Thyej pjata e gota te dera e komshiut
Sipas kulturës daneze, nëse thyen qelqurina te dera e komshiut ose një familjari tuaj, atij do ti shkojë viti mbarë.
Në mesnatë ha 12 kokrra rrush dhe për secilin shpreh nga një dëshirë…









Leave a Reply