Këto janë 3 praktikat më të mira të meditimit kundër stresit

Meditimi është një praktikë nëpërmjet së cilës synohet të arrihet qartësi dhe qetësi emocionale.

Praktika e meditimit e ka origjinën në vendet aziatike, kryesisht tek feja e Budizmit, e cila filloi të praktikohej për herë të parë rreth 2600 vite më parë.
​
Ekzistojnë me dhjetëra lloje meditimi, shumë prej të cilave janë tepër të dashura edhe në vendet dhe kulturat perëndimore.


Ky lloj meditimi përqëndrohet kryesisht tek ngjyrat dhe asocimet e tyre  psikologjike dhe emocionale. Secila nga këto ngjyra i përket një qendre energjike të trupit, të ashtuquajturat “Shakra”.

Ideja është të përqëndrohesh tek një ngjyrë e caktuar, me qëllimin për të “përvetësuar” anët pozitive që ajo ngjyrë përfaqëson: si për shembull, ngjyra e verdhë është simbolikë e diellit, pozitivitetit, optimizmit dhe vitalitetit. Nëse ke dëshirë të nisësh ditën me energji pozitive, fokusohu tek ngjyra e verdhë. Nëse ke ndonjë konflikt që po të mundon në marrëdhënie me njerëzit dhe dëshiron mirëkuptim, atëherë fokusohu tek roza, e kështu me rradhë.


  • Ulu ose shtrihu në krevat në një vend të qetë.
  • Merr disa herë frymë thellë dhe përpiqu të fokusohesh vetëm tek frymëmarrja. 
  • Imagjino një dritë të ndriçoj mbi kokën tënde, në ngjyrën e zgjedhur, e cila zbret ngadalë mbi fytyrë, duke vazhduar më tej drejt gjoksit, barkut, krahëve, vitheve, këmbëve e deri tek thembrat e majat e gishtave. Përpiqu të vizualizosh ngjyrën teksa kalon mbi trupin tënd duke e përfshirë çdo cep të tij, për disa sekonda, ose nëse ke durim, disa minuta. 

Praktika e frymëmarrjes është e rëndësishme në çdo art të meditimit, por në këtë rast, e tërë vëmëndja jote do të përqëndrohet vetëm tek frymëmarrja.
​
Ky lloj meditimi të ndihmon të jesh më e ndërgjegjeshme, të “ndalësh” ritmin e shpejtë të jetës dhe të shijosh momentin. Kjo praktikë është veçanërisht e dobishme, nëse ndodhesh në gjendje ankthi ose po kalon një periudhe emocionalisht të ngarkuar.

Kjo praktikë mund të aplikohet kudo. Megjithatë, nëse ke mundësi të qëndrosh ulur ose shtrirë për disa minuta në një vend të qetë, efektet do të jenë më të forta. 

  • Filloje meditimin duke marrë frymë frymë thellë në një mënyrë të ekzagjeruar. Merr frymë nëpërmjet hundës duke numëruar me ngadalë deri në 3, mbaje frymën për rreth 2 sekonda dhe pastaj nxirre frymën me ngadalë duke numëruar deri në 4. 
  • Vazhdoje këtë praktikë për disa minuta. Nëse je krejtësisht fillestare, fillo me vetëm 3 minuta dhe rrite kohëzgjatjen gradualisht, çdo 2 ditë nga 1 minutë më shumë, deri në 10 minuta në ditë.

Ky lloj meditimi është jashtëzakonisht i përhapur dhe ndoshta më i preferuari nga të gjithë. E vetmja gjë që duhet të bësh gjatë kësaj praktike, është të qëndrosh ulur ose shtrirë në një vend të qetë dhe të ndjekësh udhëzimet e një personi tjetër.

​Kjo praktikë mund të ndiqet për çfarëdo lloj teme, shqetësimi apo qëllimi që dëshiron të arrish, si psh. meditim për më shumë vetëbesim, për të përmirësuar marrëdhënien me partnerin, për relaksim, për të fjetur më mirë, për të shëruar humbjen e një personi të dashur apo edhe për të rënë më shpejt në peshë. 

Leave a Reply

The moon today
.
.

Një Javë Magjike

Përfito falas e-book-un
7 receta të magjisë së bardhë për mbarësi, energji dhe pozitivitet në jetën tënde.

Abonohu tani për të marrë guidën:

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading