Dëshiron të dish se cila është gjuha jote e dashurisë? Atëherë plotëso testin e mëposhtëm dhe zbuloje.
Ky test është krijuar nga vetë autori i librit:
“5 Gjuhët e Dashurisë”.

Zbulo cila është gjuha jote e dashurisë duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme (zgjidh një nga dy opsionet dhe mbaji shënim)
1. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Më dërgon një mesazh apo lë një shënim të bukur pa ndonjë arsye- E
- Një njeri i dashur më përqafon- C
2. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Kur e kalojmë kohen e lirë sëbashku, vetëm ne të dy- D
- Kur më ndihmon me diçka praktike- B
3. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Kur më bën një dhuratë të vogël në shenjë mirënjohjeje- A
- Kur e kaloj gjithë mbasditen me njerëzit që dua- D
4. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Kur pa ta kërkuar bën diçka për mua për të më ndihmuar në një punë timen- B
- Kur mund të të prek apo të përqafoj lirshëm- C
5. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Kur më hedh krahun apo më fal një puthje në publik- C
- Kur më surprizon me një dhuratë- A
6. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Kur dikush më thotë që më do shumë- E
- Kur dikush më bën një dhuratë- A
7. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Kur jam ulur pranë dikujt që e dashuroj- C
- Kur dikush që unë e dua më bën një kompliment pa ndonjë arsye të veçantë- E
8. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Kur e kaloj kohën e lirë me njerëzit që i dua- D
- Kur marr vazhdimisht dhurata të vogla nga njerëzit që i dua- A
9. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Nëse më thua “Jam shumë krenar/e për ty”- E
- Nëse ofrohesh të më ndihmosh me diçka- B
10. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Nëse mund të bëjmë gjëra sëbashku në jetën e përditshme- D
- Nëse më thua vazhdimisht fjalë të bukura dhe inkurajuese- E
11. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Bën diçka konkrete për mua, në vend që të flasësh për gjërat të bukura- B
- Nëse më jep një përqafim, sepse kështu ndjehem vërtetë e lidhur emocionalisht- C
12. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Dikush që e dua më bën një kompliment të bukur- E
- Dikush që e dua më bën një dhuratë të veçantë, që tregon se ka menduar vërtetë për mua- A
13. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Kur mund të qëndroj gjithë kohës pranë njeriut që dashuroj- C
- Kur njeriu që dashuroj më hedh krahun në shenjë simpatie- C
14. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Kur njerëzit që dua reagojnë pozitivisht ndaj arritjeve të mia- E
- Kur një njeri bën diçka për mua, edhe pse e di që nuk do ti pëlqente- B
15. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Kur kam mundësinë të qëndroj fizikisht pranë njerëzve që dashuroj- C
- Kur një njeri që unë e dua tregon interes për gjërat që mua më pëlqejnë- D
16. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Nëse më ndihmon me planet dhe projektet për të cilat jam duke punuar- B
- Nëse papritur më bën një dhuratë- A
17. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Nëse më bën një kompliment të bukur për pamjen e jashtme- E
- Nëse dikush më dëgjon me vëmendje dhe është në gjendje të më kuptojë- D
18. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Nëse ma shpreh simpatinë që ke për mua në publik, me prekje fizike- C
- Nëse ofrohesh të më ndihmosh me punët e shtëpisë- B
19. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Nëse bën diçka të veçantë për mua vetëm për të më ndihmuar- B
- Nëse më bën një dhuratë të veçantë, që tregon se je munduar mua- A
20. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Kur nuk e merr mundimin as ta prekësh telefonin me dorë, kur je me mua- D
- Kur merr përsipër të bësh një punë vetëm për të më hequr stresin- B
21. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Kur mezi pres të vijnë festat, sepse e di që do marr dhurata të bukura- B
- Kur më thonë “sa mirë që të kam” nga njerëzit që i dua- E
22. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Kur dikush edhe pse kam kohë pa e takuar, bën një dhuratë për mua- A
- Kur dikush merr përsipër një përgjegjësi timen, sepse nuk do që unë të stresohem- B
23. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Nëse nuk më ndërpret kur flas por dëgjon gjithmonë me vëmendje- D
- Nëse në marrëdhënien tonë shkëmbejmë vazhdimisht dhurata për njëri-tjetrin- A
24. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Nëse më ndihmon me diçka mbasi e ke kuptuar që jam tepër e lodhur- B
- Nëse shkojmë diku sëbashku dhe kalojmë bukur- D
25. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Nëse jam e shqetësuar e më prek në një mënyrë që tregon se interesohesh për mua- C
- Nëse krejt papritur më blen diçka të veçantë, sepse e di që më pëlqente shumë- A
26. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Nëse më thua fjalë inkurajuese- E
- Nëse organizojmë një aktivitet ose hobby sëbashku- D
27. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Nëse më surprizon me diçka simbolike për të shprehur mirënjohje ndaj meje- A
- Nëse më puth dhe më përqafon vazhdimisht për të shprehur dashamirësi ndaj meje- C
28. Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Nëse më ndihmon me diçka, sidomos kur e di që je edhe vetë shumë e ngarkuar- B
- Nëse më thua se sa e rëndësishme jam për ty- E
29.Ndjehem më e lumtur kur… ♥
- Kur një njeri që kam kohë pa e takuar, më përqafon plot dashuri- C
- Kur një njeri që e dua dhe e vlerësoj më thotë se unë jam bota për të- E
Mblidh cilën shkronjë ke zgjedhur më shpesh dhe lexo rezultatin :)
Më shumë A – Dhuratat
Nëse dhuratat janë gjuha jote e dashurisë, kjo do të thotë se ndjehesh e dashuruar dhe e vlerësuar kur merr (ose jep) dhurata – jo domosdoshmërisht të shtrenjta, por që kanë kuptim.
Ja si shprehet dashuria përmes dhuratave:
- Një dhuratë e vogël e papritur (p.sh. një çokollatë, një kartolinë, një lule).
- Kujdes i veçantë për të zgjedhur një dhuratë që ka domethënie personale.
- Dhuratat përvjetore, për festa, apo edhe pa asnjë arsye – thjesht për të treguar që e mban dikë në zemër dhe në mendje.
Për ata që flasin këtë gjuhë:
- Simboli ka shumë rëndësi – dhurata është përfaqësim fizik i dashurisë dhe përkujdesit.
- Mungesa e dhuratave mund të ndjehet si mungesë e dashurisë.
- Dhurata të bëra vetë ose të thjeshta, kur janë të menduara mirë, mund të vlejnë më shumë se çdo gjë materiale.
Më shumë B – Aktet e Shërbimit
Aktet e Shërbimit si gjuhë e dashurisë, do të thotë se ti e shpreh dashurinë përmes veprimeve konkrete – kur dikush bën diçka për ty që e lehtëson jetën tënde ose tregon përkujdesje në mënyrë praktike.
Si manifestohet kjo gjuhë tek ty:
- Të ndihmojnë me punët e shtëpisë.
- Të përgatisin mëngjesin, drekën, kafen.
- Të ofrojnë ndihmë kur je e lodhur ose e stresuar.
- Marrin iniciativë për të zgjidhur një problem për ty, pa pasur nevojë ta kërkosh.
Për dikë që flet këtë gjuhë:
- Dashuria për ty perceptohet nëpërmjet veprimeve, jo fjalëve.
- “Të dua” për ty do të thotë të bësh diçka për ty me vullnet të mirë.
- Përtacia, premtimet e thyera, apo mosangazhimi, interpretohen si mungesë dashurie.
Më shumë C – Prekjet Fizike
Prekjet Fizike është mënyra për të shprehur dhe ndjerë dashurinë përmes kontaktit trupor – jo domosdoshmërisht seksual, por me prani fizike, ngrohtësi dhe afrimitet.
Si manifestohet kjo gjuhë:
- Përqafime të shpeshta.
- Prekje të lehta të dorës, supeve, fytyrës.
- Puthje, mbështetje koke, përqafime gjatë gjumit.
- Qëndrimi pranë në divan, ecje dorë për dore, përkëdhelje spontane.
Për dikë që flet këtë gjuhë:
- Prekja është ngushëllim, siguri, dhe pohim i dashurisë.
- Mungesa e kontaktit trupor mund të përjetohet si ftohtësi emocionale.
- Nuk ke nevojë për shumë fjalë të bukura – një përqafim për ty vlen sa 100 “të dua”.
Më shumë D- Koha Produktive
Koha Produktive nënkupton që ti ndihesh e dashuruar kur dikush të dhuron vëmendjen e tij/saj të plotë – pa shpërqendrim, pa telefon, pa nxitim.
Si manifestohet kjo gjuhë:
- Biseda të thella, sy më sy.
- Koha që kaloni bashkë duke bërë diçka që ka vlerë emeocionale për të dy.
- Shëtitje, udhëtime, darka pa shpërqëndrim.
- Të dëgjojnë me vëmendje, pa të ndërprerë.
Për dikë që flet këtë gjuhë:
- Kualiteti është më i rëndësishëm se sa kohë kaloni bashkë.
- Nuk kërkon shumë kohë, por kohë të dedikuar plotësisht vetëm për ty.
- Mosvëmendja, shpërqendrimi, ose mungesa e pranishmërisë – përjetohet si mosdashuri.
Më shumë E – Fjalët e Afirmimit
Fjalët e Afirmimit është mënyra për të dhënë dhe marrë dashuri përmes fjalëve të bukura dhe inkurajuese – lavdërime, falënderime, pohime, dhe shprehje dashurie të thëna me zë apo të shkruara.
Si manifestohet kjo gjuhë:
- “Të dua”, “Je e rëndësishme për mua”, “Jam krenare për ty”.
- Mesazhe dashurie, komplimente, fjalë inkurajuese.
- Vlerësim i shprehur hapur për atë që je ose për atë që bën.
- Shprehje mbështetëse si “E di që do ia dalësh” apo “Besoj tek ti”.
Për dikë që flet këtë gjuhë:
- Fjalët kanë fuqi të jashtëzakonshme – ndërtojnë ose rrënojnë.
- Heshtja ose fjalët negative dëmtojnë më shumë se gjithçka tjetër.









Leave a Reply