Si të Përdorni Magjinë e Ngjyrave për të Manifetsuar Dëshirat Tuaja

Praktikimi i “magjisë së ngjyrave” është një mënyrë për të shfrytëzuar fuqinë e ngjyrave për të tërhequr më shumë nga ato që duam në jetën tonë.

Më pëlqen të jem e rrethuar nga gjëra që më bëjnë të ndjehem mirë. Këtu mund të përfshihet gjithçka: lule, kristale, veshje me material të butë, çokollata..🤭

Edhe ngjyrat e bukura natyrisht që mund të sjellin shumë kënaqësi në ambjentin tuaj!❤

Magjia e ngjyrave ka të bëjë me përdorimin e energjive të veçanta të ngjyrave për të manifestuar gjithçka që dëshironi në jetë.

Ngjashëm me erëzat ose kristalet që përdorni në magjinë tuaj, përdorimi i ngjyrave të caktuara mund të sjellë vetitë që dëshironi të shfaqni, si pasuria dhe mirëqenia, mbrojtje nga syri i keq, fat dhe mbarësi etj.

Çdokush mund të përdorë magjinë e ngjyrave në e përditshme, vetëm duke bërë disa gjëra të thjeshta. Për shembull, të visheni me një ngjyrë të caktuar para një interviste pune, ose të dekoroni dhomën etj.

Çfarë ndikimi kanë ngjyrat?

Ngjyra ndikon në gjithçka rreth botës që na rrethon. Çfarë zgjedhim të veshim, çfarë zgjedhim të hamë dhe si dekorojmë ambjentin. Magjia e ngjyrave mund të ketë një efekt shumë të fortë, si tek:

Çdo ngjyrë ka një frekuencë të caktuar energjie.

Duke përdorur ngjyrat në magjinë tuaj, ju do mund të tërheqni energjinë e dëshiruar dhe të manifestoni dëshirat tuaja.

Çfarë thonë për ju ngjyrat tuaja të preferuara dhe më pak të preferuara?

Ngjyrat tuaja të preferuara janë zakonisht aspektet jetës tuaj me të cilat ndiheni më rehat ose që keni punuar më shumë.

Ngjyrat tuaja më pak të preferuara tregojnë aspekte të jetës me të cilat nuk jeni vërtetë të kënaqur.

Ngjyrat tuaja më pak të preferuara mund të jenë në fakt, ngjyrat që ju nevojiten më shumë.

Të kesh ngjyra të preferuara, apo edhe ngjyra të cilat i ke inat, në të vërtetë ka të bëjë me të qenit të vetëdijshëm për aspekte të ndryshme të jetës, punës, personalitetit, etj. që parapëlqeni apo refuzoni në mënyrë të pandërgjegjshme.

Si përdoret magjia e ngjyrave?

Disa magjistare përdorin magjinë e ngjyrave duke përdorur qirinj, lule ose kristale me ngjyra të caktuara për punën e tyre magjike.

Nëpërmjet qirinjve
Çfarë qirinjsh përdorni mund të ndikojë në magjinë tuaj. Çdo ngjyrë specfike mundëson tërheqjen e një energjie specifike.
Dritat dhe abazhurat
Ndërsa drita zakonisht shkon me dekorimin e shtëpisë, magjia e ngjyrave mund të përdoret veçanërisht nëpërmjet llampave dhe abazhurëve me ngjyra të ndryshme.
Veshja, aksesorët dhe makjazhi
Ajo që zgjidhni të vishni si dhe bizhuteritë mund të ketë një efekt magjik në mënyrën se si ndiheni rreth vetes tuaj dhe se si ju perceptojnë të tjerët.
Kristalet
Përveç kuptimeve të tyre specifike, ngjyra e kristaleve ka gjithashtu një vlerë shumë të veçantë për çdo kristal.
Dekorimi i shtëpisë
Dekorimi i shtëpisë është një nga fushat më të bukura për të sjellë magjinë e ngjyrave. Çfarëdo energjie që dëshironi të përftoni në dhomën tuaj mund të arrihet lehtësisht në bazë të dekorit dhe ngjyrave që zgjidhni.
Ritualet e banjës
Ngjyrat e ndryshme mund të sjellin një ndjesi të veçantë magjie në ritualin tuaj të banjës, si psh. sapuni që hidhni në vaskë, qirinjtë, petalet, ngjyra e llampave dekorative si dhe dekore të tjera rrethuese.
Simbolet magjike
Vizatimi i simboleve në ngjyra të ndryshme mund të forcojë gjithashtu ritualet tuaja
magjike.

Ritualet magjike nëpërmjet ngjyrave është një praktikë mjaft e lehtë.

Një nga këto është edhe meditimi: Ju mund ta imagjinoni veten të rrethuar nga një dritë me ngjyrën që dëshironi.

Mund të visheni me ngjyra të caktuara për të tërhequr energjitë që ju nevojiten.

Ju gjithashtu mund të përdorni atë ngjyrë ose energji në çdo magji që dëshironi të kryeni.

Çfarë kuptimi kanë ngjyrat e ndryshme?

E kuqe
forcë, pasion,
tërheqje fizike, sensualitet, guxim
JESHILE
natyrë, shërim, para dhe mirëqenie, shpresë, zhvillim, fertilitet
e verdhë
inteligjencë, arsye, fokus, vetëbesim, memorje, gëzim, xhelozi
PORTOKALLI
kreativitet, sukses, drejtësi, fat, mbarësi, shanse e mundësi, ambicje
BLU
komunikim, udhëtim, ekspresivitet, falje, qetësi, harmoni, durim, fokus

VJOLLCË

intuitë, aftësi psikike, fisnikëri, krenari, autoritet, pushtet, mençuri, dituri

KAFE

vatër, kufij dhe mbrojtje, stabilitet, familja,
kafshët

ROZË

dashuri, romancë, intimitet, dhembshuri, empati, miqësi, feminilitet

E ZEZA

Largimi i negativitetit, mbrojtje nga e liga, lidhje e angazhim, transformim

E BARDHA

Spiritualitet, paqe, pastërti, pafundësi, përjetësi, ëngjëllore, e shenjtë

Mënyra se si e përdorni magjinë e ngjyrave mund të ndryshojë nga një magjistare në tjetrën.

Ju me siguri njiheni me erëzat dhe barnat apo kristalet dhe kuptimet e tyre. Ngjyrat nuk janë të ndryshme – dhe madje ato bazohen në studime mbi teorinë e ngjyrave dhe cilësitë e tyre psikologjike.

Ja disa mënyra si të përdorim disa nga magjitë e ngjyrave:


E ZEZA – simbolizon Mbrojtje

Kur mendojmë për ngjyrën e zezë, përgjithësisht priremi ta lidhim atë me vdekjen. Por në fakt, e zeza në magji lidhet më shumë me mbrojtjen nga negativiteti. Ngjyra e zezë përfaqëson forcën, qëndrueshmëri dhe stabilitet, si dhe mbrojtjen ndaj së ligës.

Ja si ta përdorim atë në jetën e përditshme:

Vishni një xhaketë të zezë për tu mbrojtur, varni perde të zeza në dritare për të shmangur energjitë negative, mbani një mace të zezë në shtëpi për të larguar xhindet, flini në çarçafë të zinj për të bllokuar ëndrrat e këqija ose mbani syze dielli të zeza për të mbajtur larg urrejtësit dhe inatçinjtë.

Amuletë: turmalinë e zezë, obsidian i zi


E BARDHA- Paqe dhe pastërti

E bardha simbolizon pastërtinë dhe paqen, por gjithashtu edhe unitetin, ekuilibrin, të vërtetën dhe faljen.

Përdorimi i përditshëm:

Nëse dëshironi të ndjeheni në paqe dhe harmoni me gjithçka që ju rrethon, blini zambakë të bardhë, ndezni qirinj të bardhë, mbani një kristal të bardhë kuarci në tryezën tuaj të punës ose vishni pizhama të bardha për të fjetur. Gjithashtu mund të përdorni një difuzor të bardhë për pastrim e ajrit dhe të hapësirës tuaj, të përdorni tapet të bardhë kur bëni joga etj.

Amuletë: Selenit, kuarc, holit i bardhë, gur hëne


E KUQJA: pasion, forcë dhe guxim

Nuk është çudi që e kuqja lidhet me pasionin apo me inatin dhe zemërimin. Por e kuqja nuk simbolizon vetëm pasionin, por edhe forcën, frymëzimin, guximin dhe ambicjen. E kuqja na nxit që ne të veprojmë për të marrë atë që duam dhe të ndjekim zemrën. E kuqja lidhet gjithashtu me shakrën bazë.

Përdorimet e përditshme:

Vishni atlete të kuqe për në palestër, vishni një bluzë të kuqe kur shkoni në një ngjarje të rëndësishme, buzëkuq ose taka të kuqe në një takim romantik. Nëse keni nevojë për më shumë vetëbesim, lyeni thonjtë me manikyr të kuq.

Amuletë: Garneti dhe jasperi i kuq


PORTOKALLI: kreativitet, sukses, ambicje

E lidhur me shakrën sakrale (e vendosur në qendër të barkut të poshtëm), portokallia simbolizon suksesin dhe kreativitetin.

Përdorimet e përditshme:

Përdorni stilolaps ose bllok ngjyrë portokalli kur punoni në projekte kreative ose kur doni të arrini një objektiv të caktuar. Ndizni një qiri portokalli kur studioni ose pije kafen në një gotë me nuanca të ngjyrës portokalli. E njëjta gjë vlen natyrisht edhe për ngjyrën e rrobave ose sendet e tjera që na rrethojnë. Portokallia dhe e verdha janë ngjyrat e duhura nëse jeni duke punuar për diçka të rëndësishme.

Amuletë: Syri i tigrit


E verdha – gëzim, vetëvlerësim dhe miqësi

E ndritshme dhe “e zhurmshme”, nuk është çudi që e verdha lidhet me vetëbesimin dhe gëzimin. E verdha rrit vetëbesimin dhe vetëvlerësimin! Ajo gjithashtu rrit kujtesën dhe aftësinë e të nxënit. E verdha lidhet me shakrën e pleksusit diellor dhe është burimi i forcës së karakterit.

Përdorimi i përditshëm:

Përdorni një stilolaps theksues të verdhë gjatë studimit, postoni një foto të veshur me ngjyrë të verdhë në profilin e rrjeteve sociale, mbani limona për dekor në kuzhinë, blini një makinë të verdhë, vishuni me të verdhë kur keni nevojë për rritje të vetëbesimit, vishni çizme të verdha të shiut për të zbukuruar çdoherë ditën me shi ose vendosni disa luledielli në shtëpinë tuaj.

Amuletë: citrina, guri kalcit


Jeshile – shpresë, para, mirëqenie dhe fat

Jo më kot paraja është gjithmonë e gjelbërt: Ngjyra jeshile simbolizon prosperitetin, paranë, bollëkun, fatin dhe mirëqenien. E gjelbërta lidhet gjithashtu me shakrën e zemrës, e cila manifeston ndjenjat e shpresës, shërimit emocional dhe rilindjes.

Përdorimet e përditshme:

Lyeni thonjtë me manikyr jeshil në mënyrë që çdo gjë që prekni të kthehet në para, mbani një portofol të gjelbër nëse doni të jeni gjithmonë mirë nga gjendja ekonomike, vendosni bimë jeshile kudo në ambjentin tuaj.

Amuletë: zhade


NGJYRA BLU: komunikim, harmoni, durim

Bluja simbolizon harmoninë, fokusin dhe durimin. E lidhur me shakrën e fytit, bluja mund të përmirësojë komunikimin.

Përdorimet e përditshme:

Pijeni kafen e mëngjesit me një filxhan blu për ta nisur ditën pa stres, lyeni dhomën tuaj blu ose bojëqielli për të krijuar një ambjent relaksi ose vendosni varëse me gurë me ngjyrë blu për një komunikim të shkëlqyer dhe për të lënë një përshtypje sa më pozitive (psh. nëse keni intervistë pune).

Amuletë: agat blu, lapis lazuli, bruz


VJOLLCË\LEJLA — intuitë, fisnikëri, krenari, autoritet, mençuri

E lidhur shpesh me mbretërinë dhe pasurinë në disa kultura, ngjyra vjollcë ka nivele intensive të vetive magjike. Vjollca në të gjitha nuancat simbolizon mençurinë, fuqinë, intuitën, aftësitë mbinatyrale dhe profecinë. Lejlaja përfaqëson shakrën e syrit të tretë ndërsa vjollca përfaqëson shakrën e kurorës, të dyja të lidhura me fuqitë e mbinatyrshme.

Përdorimet e përditshme:

Vendosni buzëkuq ngjyrë vjollce kur doni që fjalët tuaja të kenë fuqi dhe ti bësh të tjerët për vete ose lyeni flokët në nuanca vjollce nëse dëshironi të lidheni me të mbinatyrshmen. Vishuni me ngjyrë vjollcë ose lejla kur doni të lini përshtypje të veçantë.

Amuletë: ametist


ROZË- dashuri, intimitet, romancë, empati, butësi, feminilitet

Roza lidhet shpesh me femëroren dhe si ngjyrë “vetëm për vajzat”, por kjo ngjyrë është shumë më tepër se kaq. Roza simbolizon dashurinë, dhembshurinë, miqësinë, intimitetin dhe romancën.

Përdorimet e përditshme:

Vishni një këmishë ose fustan rozë në takimin e parë, ose vishni sytjena të lezetshme rozë nën veshjen tuaj (edhe nëse askush nuk po e sheh atë përveç jush). Për tu ndier më e lidhur me veten tuaj, vishni fustan rozë, shtoni një divan rozë në dhomën e ndenjes, ose përdorni kripën himalaja në gatim. Gjithashtu është e rekomandueshme të visheni me rozë kur ndodheni në situata konflikti.

Amuletë: kuarc rozë

Leave a Reply

The moon today
.
.

Një Javë Magjike

Përfito falas e-book-un
7 receta të magjisë së bardhë për mbarësi, energji dhe pozitivitet në jetën tënde.

Abonohu tani për të marrë guidën:

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading