Hygge është një fjalë daneze që përshkruan një ndjenjë komoditeti dhe kënaqësie. “Hygge” ka të bëjë me jetesën e ngadaltë, vëmendjen dhe kënaqësitë e thjeshta të jetës.
Fjala “hyge” është një koncept i mënyrës së jetesës, i ardhur nga kultura daneze. Ai karakterizohet nga ngjyrat e lehta, të qeta dhe neutrale.

Arredimi i shtëpisë sipas stilit hyge ka për qëllim krijimin e një ambienti të këndshëm dhe të rehatshëm, duke mbajtur gjithçka përreth nesh në nivel sa më minimal, të qetë dhe këndshëm.

Ky stil dizajni tipik skandinav, është një ndër më të preferuarit për ata që e shikojnë shtëpinë si një “vend të shenjtë” për tu arratisur nga stresi i jetës së përditshme.
- Karakteristikat e stilit hyge:
- Tekstile të buta
- Ambjent i ngrohtë
- Produkte natyrale
- Ngjyra të çelëta

Vendos sa më shumë jastiqe dekorative nëpër divane, kolltuqe, apo edhe në dhomën e gjumit

Vendos batenije të holla dekorative mbi divanin e dhomës së ndenjes

Vendos qirinj të vegjël aromatizues të shpërndarë nëpër të gjithë shtëpinë

Në vend të panoramave të mëdha e të mbingarkuara, zbukuroji muret me shprehje pozitive dhe motivuese

Përqëndrohu kryesisht tek ngjyrat e çelëta, siç janë roza me nuancë perle, ngjyra kajsi, bezhë, gold dhe gri, të cilat mund ti thyesh me nuanca kafe ose jeshile të errët

Vendos sa më shumë dekorime me përbërje të drurit natyral

Vendos sa më shumë vazo me bimë të mëdha dhe vazo me lule natyrale
Nëse mundesh, vendos rregullisht lule të freskëta

Përdor tapetë, mbulesa tavoline apo divani si dhe perde me ngjyra sa më të çeleta, të thjeshta dhe pa shumë ornamente










Leave a Reply