Megjithëse një veprim i thjeshtë dhe i zakonshëm, rituali i ndezjes së qirinjve përmban një simbolikë të të fortë emocionale që lidhet fortë me përvojat tona shpirtërore.
Ndizja e një qiriu shpesh ka një efekt qetësues dhe relaksues. Disa momente relaksuese në mbrëmje, janë një mundësi ideale për t’u larguar nga zhurmat dhe streset e jetës së përditshme dhe për të gjetur një moment të brendshëm qetësie.
Krijoni ritualin tuaj të mbrëmjes, sipas nevojave tuaja:
QIRI I BARDHË
Paqe, Pastërti, Fillim i Ri
Qirinjtë e bardhë përdoren shpesh në raste të ndryshme për lidhjet e tyre simbolike me pastërtinë, paqen, qetësinë dhe spiritualitetin.
Mund të ndezësh një qiri të bardhë për të medituar, për të përkujtuar një njeri të dashur, ose nëse dëshironi të lini pas të shkuarën dhe të filloni një jetë të re.



QIRI I Zi
Mbrojtje, Largimi i Energjive Negative, Përforcues
Një qiri i zi zakonisht ndizet kur ke nevojë për mbrojtje, për të larguar energjitë negative nga shtëpia, për stabilitet ose gjatë ritualeve që synojnë forcën e brendshme në situata të vështira.
Mund të përdoret për të kërkuar ndihmë për të shpëtuar nga ndikimet e jashtme të dëmshme dhe për të mbrojtur veten ose hapësirën tënde përsonale nga energjitë negative.
Ai gjithashtu ndihmon në përballimin e frikërave dhe shqetësimeve, duke ndihmuar të përballesh me situata të vështira ose të papritura. Ai do të të ndihmojë për të pastruar mendimet dhe emocionet e dhimbshme.💕



QIRI I ARTË/GOLD
Pasuri, Prosperitet, Energji Diellore
Një qiri i artë ndizet për të tërhequr prosperitet, sukses, pasuri, si dhe për të manifestuar qëllimet ose synimet tuaja.
Nëse keni një dëshirë dhe një plan që dëshiron ta arrini me çdo kusht, një qiri portokalli do tju ndihmojë të manifestojë atë në jetën tuaj.
Ndizni qirinj gold nëse shpresoni të rriteni në karrierë ose të kaloni një provim me sukses.



QIRI I ARGJENDTË
Intuitë, Ëndrra, Energji Hënore
Një qiri argjendi shpesh ndizet për të nxitur intuitën, shërimin emocional dhe qetësinë shpirtërore. Qiriu ngjyrë argjendi do tju ndihmojë të rrisni inteligjencën emocionale si dhe aftësitë tuaja sociale.
Ngjyra e argjendtë lidhet fortë me hënën dhe energjitë e saj mistike.



QIRI I KUQ
Dashuri, Pasion, Dëshirë
Një qiri i kuq ndizet për të simbolizuar pasionin, dashurinë, energjinë, guximin dhe forcën, si dhe për të manifestuar dëshirat që lidhen me romancën, vitalitetin dhe fuqinë personale.
Për çdo dëshirë në lidhje me njeriun e zemrës, duhet të ndezësh një qiri të kuq💖
Kombino të kuqe me të zezë
Ky kombinim ngjyrash lidhet me pasionin, energjinë dhe fuqinë personale. E kuqja përfaqëson emocione të forta dhe aksionin, ndërsa e zeza është ngjyra e misterit dhe mbrojtjes. Përdor këtë kombinim për të përftuar energji vendosmërie dhe autoriteti.



QIRI PORTOKALLI
Kurajë, Kreativitet, Sukses
Një qiri portokalli shpesh ndizet për të nxitur kreativitetin, gëzimin, entuziazmin, suksesin dhe për të rritur vetëbesimin, motivimin dhe stimulimin e energjisë.
Ai do tju sjellë pozitivitet dhe entuziazëm.
Portokallia përfaqëson ngrohtësi, kënaqësi, kreativitet, dhe përdorimi i qirinjve portokalli mund të ndihmojë për të rritur motivimin dhe për të nxitur ndryshime pozitive në jetën tuaj.



QIRI I VERDHË
Pozitivitet, Intelekt, Udhëtime
Ndizni një qiri të verdhë për të rritur qartësinë mendore, intelektin dhe fokusin, si dhe për të nxitur optimizmin dhe gëzimin. Ndizni një qiri të verdhë kur jeni duke studiuar, nëse dëshiron të mësosh një gjuhë të huaj apo të nisësh një projekt personal.
Kombino jeshil me të verdhë
Ky kombinim përfaqëson rritje, prosperitet dhe harmoni. E verdha është ngjyra e diellit dhe gëzimit, ndërsa e jeshilja është ngjyra e shërimit. Ky kombinim mund të përdoret për të nxitur optimizëm dhe energji pozitive.
Ndizja e një qiri të verdhë mund të jetë një mënyrë për të pasur qartësi mendore, për të përmirësuar aftësitë analitike dhe për të sjellë dritë mbi një situatë të paqartë.



QIRI JESHIL
Shpresë, Harmoni, Fertilitet
Një qiri jeshil ndizet për të simbolizuar mirëqenien, prosperitetin, shërimin dhe zhvillimin, si dhe për të promovuar ekuilibrin emocional, fertilitetin dhe harmoninë në marrëdhënie ose çështje financiare. Qirinjtë jeshilë sjellin paqe dhe qetësi.
Ndiz një qiri jeshil dhe një të bardhë, nëse dëshiron të mbetesh shtatzënë.
Ndizni nje qiri jeshil nëse jeni duke kaluar një sëmundje.



QIRI BLU
Stabilitet, Liri, Çështje ligjore
Një qiri blu ndizet për të nxitur qetësinë, paqen dhe komunikim harmonik. Ndiz një qiri blu ose bojëqielli, nëse shpreson të mbyllësh çështje ligjore në favorin tënd.
Gjthashtu nëse keni mosmarrëveshje në shtëpi, qirinjtë blu janë idealë për të ndihmuar në shprehjen e mendimeve dhe ndjenjave në një mënyrë të qartë dhe të hapur.



QIRI LEJLA
Aftësi Psikike, Inteligjencë Emocionale, Spiritualitet
Një qiri vjollcë ndizet për të simbolizuar ndërgjegjësimin shpirtëror, intuitën, transformimin emocional, si dhe për të rritur aftësitë psikike, aftësitë meditive dhe zhvillimin personal.



QIRI ROZË
Dashuri për Veten, Shërim, Miqësi
Një qiri rozë ndizet për të tërhequr dhembshurinë dhe empatinë, mirësinë, për të forcuar marrëdhëniet dhe për të promovuar shërimin emocional dhe kujdesin për veten.
Kombino qirinjë Rozë me të argjendtë
Ky kombinim lidhet fortë me ndjeshmërinë, dashurinë dhe mirësinë. Rozë është ngjyra e dashurisë dhe butësisë, ndërsa e argjenda është ngjyra e emocioneve dhe pasurisë shpirtërore. Ky kombinim mund të krijojë një atmosferë të ëmbël, por gjithashtu të fuqishme.



Pra, akti i ndezjes së një qiriu është i lidhur me një ndjenjë të thellë paqeje, një mundësi për të shpërthyer energji pozitive dhe për të rikthyer një ndjesi shprese dhe optimizmi.









Leave a Reply