Zbuloni efektet qetësuese, pastruese dhe rinovuese që ky kristal i mrekullueshëm ofron lëkurës tuaj.
Veti Qetësuese dhe Relaksuese
Besohet se zhadja ndihmon në qetësimin emocional dhe uljen e stresit. Sipas mjekësisë tradicionale kineze, zhadja ka efekte pastruese nëse mbahet mbi lëkurë.
Përdoret shpesh në mjetet masazhuese (si rulat e kujdesit ndaj lëkurës) të cilët ndihmojnë në relaksimin e muskujve të fytyrës.
Përkujdesja për lëkurën: RULI & GUASHA



💚 Rulat prej zhade ndihmojnë në:
- Përmirësimin e qarkullimit të gjakut
- Në enjtjen e fytyrës, sidomos nën sy
- Nxit pastrimin limfatik (largimin e toksinave)
Guasha është një teknikë masazhi e përdorur për të stimuluar qarkullimin e gjakut, për të larguar toksinat dhe për të balancuar energjitë në trup.
Guasha zhade ka efekte të veçanta spirituale dhe estetike.
💚 Përfitimet e Guashës me Zhade:
Përmirëson qarkullimin e gjakut
Përdorimi i guashës me zhade ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut në lëkurë. Ky proces ndihmon në pastrimin e qelizave të vdekura dhe për të nxitur rigjenerimin e lëkurës, duke i dhënë fytyrës një pamje më të shëndetshme dhe më të freskët.
Rrit prodhimin e kolagjenit
Masazhi i bëre me guasha stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili është i rëndësishëm për ruajtjen e elasticitetit dhe strukturës së lëkurës.
Lufton shenjat e plakjes
Përdorimi i guashës si dhe i rulit prej zhade për masazhin e fytyrës mund të ndihmojë në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe reduktimin e linjave të holla (rrudhave të imëta), duke i dhënë fytyrës një pamje më rinore.
Rregullon temperaturën
Zhadja është natyralisht e ftohtë dhe mund të ndihmojë për të:
Qetësuar inflamacionin apo irritimet e lëkurës, si dhe për të:
Lehtësuar dhimbjet e kokës apo ndjesinë e nxehtësisë
💚Balanson energjitë “YIN” dhe “YANG”
Zhadja mund të tërheqë energji negative, prandaj duhet të pastruar rregullisht për të ruajtur energjinë e saj pozitive dhe shëruese.
Ja disa mënyra për të pastruar ZHADEN💚
💚Pastrimi me Ujë dhe Kripë:
Një mënyrë e zakonshme është ta vendosësh zhaden në një tas me ujë të ngrohtë dhe kripë. Lëre të qëndrojë aty për disa orë (ndoshta deri në 24 orë). Kripa thuhet se ndihmon për të thithur energjitë e negative. Më pas, shpëlaje mirë me ujë të pastër dhe lëre të thahet.
💚Pastrimi me Dritën e Hënës:
Besohet se drita e hënës ka energji të fuqishme pastrimi dhe mund të ndihmojë në rikthimin e ekuilibrit të energjisë së kristaleve. Vendosi kristalet jashtë, nën dritën e hënës (sidomos gjatë hënës së plotë), dhe lëri të qëndrojnë aty për tërë natën. Kjo ndihmon që zhadja të absorbojë energji pozitive nga hëna dhe të lirohet nga çdo ndikim negativ.
Natyra është një burim i fuqishëm i energjive pozitive, kështu që mund të vendosni kristalin e zhades në një mjedis natyror (si pranë bimëve, ujë, apo në diell) për të thithur energji të pastër.









Leave a Reply