Disa kristale besohet se kanë vërtetë veti të forta medicinale. Ato mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit fizik, psikologjike dhe emocional.
Gjithsesi– është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i kristaleve për qëllime medicinale mund të përdoret thjeshtë si një mbështetje shtesë për shëndetin, dhe nuk mundet kurrsesi të zëvendësojnë mjekimet!
Si mund t’ju ndihmojnë kristalet kuruese?
Për shëndetin fizik:
- Kuarci i Pastër: Ky kristal është i njohur si shëruesi më i fortë nga të gjithë dhe besohet se mbështet të gjithë sistemin energjetik. Ai gjithashtu mund të shoqërohet me të gjithë kristalet e tjerë, për shkak se mbart veti përforcuese.
- Ametisti – Lehtëson dhimbjet.
- Guri i Gjakut (Bloodstone) – Forcon qarkullimin e gjakut dhe ndihmon tek të gjitha problemet që kanë lidhje me gjakun.
- Karneol – Forcon energjinë fizike.
- Turmalin i Zi – Ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat.
- Citrina – Përmirëson sistemin e tretjes.


Disa kristale që ndihmojnë në uljen e stresit janë:
- Ametisti: Ndihmon në reduktimin e ankthit.
- Lepidoliti: Ky kristal përmban litium, i cili ndihmon në menaxhimin e emocioneve negative dhe stresit. Është i njohur për efektet e tij qetësuese.
- Kuarci Rozë: Përdoret për të promovuar energjinë pozitive dhe dashuri.
- Agati Blu: Ky kristal është i njohur për aftësinë e tij për të qetësuar mendjen dhe për të promovuar relaksimin dhe ekuilibrin emocional.
- Sodaliti: Ndihmon në uljen e ngarkesës emocionale. dhe uljen e stresit.
- Turmalini i Zi: Përdoret për mbrojtje energjitike dhe për largimin e energjive negative.
- Akuamarina: Ky kristal është lidhur me qetësinë e mendjes, duke ndihmuar në reduktimin e tensioneve dhe stresit.
Kristalet për mbrojtje energjitike, të cilat krijojnë një fushë mbrojtëse rreth teje:
- Selenit – Pastron energjitë negative.
- Turmalini i Zi – Mbron nga energjitë negative.
- Kuarci i Pastër – Pastron dhe rinovon energjitë.
- Hematiti – Largon energjitë negative dhe tensionet.
- Obsidiani – Ndihmon në pastrimin e energjive të mbledhura negative.
- Fluoriti – Pastron energjitë negative.
- Lapis Lazuli – Mbron nga ndikimet negative dhe përmirëson qetësinë shpirtërore.
- Amethyst – Përdoret për mbrojtje shpirtërore


Disa kristale që tju ndihmojnë të kaloni situata të vështira:
- Ametisti: Përdoret për pastrimin e mendimeve negative dhe qetësimin e emocioneve.
- Kuarci i Pastër: Inkurajon dashurinë dhe faljen.
- Lapis Lazuli: Ndihmon në shprehjen e emocioneve dhe sjell qetësi shpirtërore.
- Kalinzit: Ndihmon në qetësimin e emocioneve të forta, si zemërimi.









Leave a Reply