Shenja e Akrepit, që i përket periudhës 23 tetor – 21 nëntor, është një nga shenjat më të forta dhe misterioze të zodiakut. Akrepi është shenjë uji, e sunduar nga Plutoni (dhe tradicionalisht nga Marsi).
Këto karakteristika vlejnë për shenjën e diellit, hënës dhe ashendentin. Sa më shumë planete të kesh në akrep, aq më të theksuara janë ato.
Planeti venus tregon karakterinë tënd në dashuri 🖤
Zbulo këtu chartin tënd astrologjik: Kalkulo chartin tim 🖤
🖤Karakteristikat pozitive të akrepit:
- Intenziv dhe pasionant – Akrepat përjetojnë ndjenjat në mënyrë shumë të thellë dhe shpesh janë shumë të përfshirë emocionalisht në gjithçka që bëjnë.
- Të vendosur dhe këmbëngulës – Kur vendosin diçka, rrallë heqin dorë; kanë vullnet të fortë dhe fokus të jashtëzakonshëm.
- Intuitiv dhe reflektiv – Kanë një aftësi të madhe për të “ndjerë” gjërat që të tjerët nuk i shohin, edhe për të lexuar njerëzit.
- Besnik dhe mbrojtës – Nëse një Akrep të do apo të respekton, do të të mbrojë me çdo kusht.
- Të fortë në karakter dhe emocionalisht – Akrepi është shenja e rilindjes dhe ndryshimit; ka aftësi për t’u ringritur sërish pas çdo vështirësie.
- Pika më e fortë e Akrepit është fuqia për të kontrolluar, transformuar dhe mbijetuar, duke e kthyer dhimbjen në forcë dhe pasion.
🖤Karakteristikat negative
- Xheloz dhe posesiv – Pasioni i madh mund të kthehet në dëshirë për kontroll.
- Misterioz dhe i mbyllur – Janë të mbyllur dhe mbajnë sekretet e tyre.
- Hakmarrës – Nuk harrojnë lehtë padrejtësitë; nëse ndihen të tradhtuar, mund të kërkojnë drejtësi në mënyrën e tyre.
- Manipulues – Dinë si të përdorin fjalët dhe emocionet për të arritur atë që duan.
- Intenziv deri në ekstrem – e përjetojnë gjithçka “të zezë ose të bardhë”, pa mes.
- Pika më e dobët e Akrepit është frika për të humbur kontrollin dhe për t’u lënduar, që e bën ndonjëherë tepër xheloz, sekret ose hakmarrës.
🖤Në marrëdhënie
- Akrepi është partner shumë i përkushtuar, pasionant dhe besnik, por kërkon edhe sinqeritet dhe besim absolut.
- Nuk toleron gënjeshtrat, dhe nëse e humbet besimin, është shumë e vështirë ta rifitosh.
🖤Këto shenja përputhen më mirë me akrepin:
- Gaforrja – Të dy janë shenja uji, shumë emocionale dhe intuitive. Kuptohen pa fjalë, kanë besnikëri dhe lidhje të fortë shpirtërore.
- Virgjëresha – Stabiliteti i Virgjëreshës e balancon intensitetin e Akrepit. Ka mirëkuptim, qëndrueshmëri dhe respekt të ndërsjellë.
- Bricjapi – Një lidhje e fortë, me qëllime të përbashkëta dhe besim të ndërtuar ndër kohë. Të dy janë ambiciozë dhe lojalë.



- Ngjyra që sjell më shumë fat për Akrepin:
- E Zeza dhe e Kuqja e Errët/ burgundi — atoj sjellin energji, pasion dhe fuqi personale.
- Kristalet që i sjellin fat:
- Turmalina e zezë, Granati, Malahiti dhe Jasperi i kuq.
- Balancojnë pasionin dhe intensitetin e tij, forcojnë vetëbesimin dhe mbrojtjen, dhe ndihmojnë të ruajnë qartësinë emocionale.
Si të fitosh zemrën e një akrepi 🖤
Jepi hapësirë dhe mos nxito
Akrepat nuk reagojnë mirë ndaj presionit. Ata vlerësojnë dikë që është i sigurt në vetvete dhe nuk i ngarkon me presione emocionale.
Trego pasion dhe integritet
Ata admirojnë dikë që ka qëllime dhe pasion në jetë. Mos u përqendro vetëm tek tërheqja fizike; trego se ke interes dhe energji për gjëra që të bëjnë unike.
Misterioze dhe intriguese
Akrepat pëlqejnë të të “zbërthejnë” gradualisht. Mos trego gjithçka për veten menjëherë; lëre të krijojë kuriozitet.
Sinqeritet dhe besueshmëri
Ata ndiejnë shpejt nëse dikush është i sinqertë apo jo. Ndërto besim duke qenë e hapur, e sinqertë, por jo tepër e ekspozuar.
Komunikim intensiv dhe emocional
Bisedat e thella për ndjenja, ëndrra dhe motivimet e tua janë më tërheqëse sesa bisedat sipërfaqësore.
Trego vetëkontroll dhe pavarësi
Akrepat tërhiqen nga njerëz të pavarur që kanë jetën e tyre dhe nuk varen emocionalisht nga gjykimet, aprovimi apo mendimi i të tjerëve.
Ngacmime dhe lojëra flirtuese
Ata e vlerësojnë lojën dhe tensionin emocional të lehtë; një flirt i vogël mund ta mbajë atë të interesuar.
Në thelb, mënyra më e mirë për ta tërhequr një Akrep është të jesh e sigurt në vetvete, e pavarur dhe e ndjeshme ndaj ndjenjave të tij, pa e shtyrë dhe pa e kontrolluar.









Leave a Reply