Planeti i dashurisë, romancës, parave, bukurisë dhe artit, Venusi flirton përmes çdo shenje të zodiakut përgjatë gjitë vitit.
Në astrologji, shenja e Venusit tregon se si e shpreh dashurinë, tërheqjen dhe çfarë e konsideron të bukur ose të këndshme. Tregon vlerat e tua, qasjen tënde ndaj marrëdhënieve romantike dhe marrëdhënien tënde me paratë dhe të mirat materiale.
Pothuajse çdo gjë që lidhet me kënaqësinë mund të konsiderohet Venusiane në astrologjinë tuaj: dashuria, takimet, bukuria, arti, moda, parfumi, bizhuteritë, paratë, dhuratat. Venusi sundon Demin dhe Peshoren, dy shenja më të lidhura me stilin dhe modën, paratë dhe luksin, kënaqësinë dhe rehatinë- prandaj ato konsiderohen si shenjat moderne të zodiakut.
Tërheqja dhe joshja – Venusi lidhet me mënyrën se si njerëzit tërhiqen nga të tjerët dhe se si e shfaqin bukurinë ose sharm-in e tyre. Një Venus i theksuar në hartën tuaj astrologjike mund t’ju bëjë më tërheqësnë marrëdhënie.
Romanca dhe emocionionet – Venusi përcakton mënyrën se si e shprehni dashurinë dhe si preferoni të jeni të dashuroheni nga partneri. Një Venus i theksuar sjell dëshirën për marrëdhënie harmonike dhe përkushtim.
Harmonia dhe kompromisi – Venus ndikon në aftësinë për të ruajtur paqen dhe ekuilibrin në marrëdhënie. Njerëzit me Venus të mirë pozicionuar shpesh e kanë më të lehtë të shmangin konfliktet dhe të krijojnë lidhje të qëndrueshme.
Shijet dhe preferencat personale – Planeti Venus lidhet edhe me atë çfarë ju tërheq estetikisht tek një partner, si edhe me mënyrën se si doni të shijoni momentet romantike.
Ndikimi sipas shenjës – Nëse Venus është në një shenjë të caktuar në hartën tuaj astrologjike, ajo tregon stilin tuaj të dashurisë: p.sh., Venusi në shenjën e Binjakëve mund të kërkojë komunikim dhe lojë, ndërsa Venusi në Peshq sjell ndjenja të thella dhe përkushtim emocional.
Në astrologji, Venusi është një nga planetët më të rëndësishëm kur bëhet fjalë për marrëdhëniet dhe kënaqësitë e jetës.

Dashuria dhe marrëdhëniet
- Venusi tregon si e shprehim dashurinë, si e kuptojmë të qenit të dashuruar, dhe çfarë kërkojmë te partneri.
- Një Venus i theksuar në hartën tonë astrologjike sugjeron aftësi për të krijuar marrëdhënie harmonike dhe të kënaqshme.
Bukuria dhe estetika
- Venusi lidhet me shijet estetike, si veshjet, stili personal, arti dhe muzika që na tërheqin më së shumti.
- Venus tregon se çfarë ju duket tërheqëse dhe se si dëshironi të shprehni stilin tuaj personal.
Harmonia dhe kënaqësia
- Planetin e Venusit e lidhim me kënaqësinë personale, relaksin, argëtimin dhe qetësinë emocionale.
- Ai ndihmon të kuptojmë se çfarë na bën të ndjejmë lumturi dhe ekuilibër në jetë.
Paratë dhe mirëqenie ekonomike
- Venusi gjithashtu lidhet me vlerat materiale dhe financiare, si dhe mënyrën se si i menaxhojmë të ardhurat financiare për të marrë kënaqësi.
Ndikimi sipas shenjës
Çdo shenjë në Venus shpreh një lloj dashurie ose kënaqësie të veçantë.
Më poshtë ke një përshkrim të plotë të Venusit në çdo shenjë të zodiakut, që tregon si e shpreh dashurinë, çfarë tërheq dhe si sillet në marrëdhënie.
Për të gjetur shenjën tuaj të Venusit, futni datën, orën dhe vendin e lindjes në gjeneratorin e tabelës së lindjes.
Shenja ime e Venusit është në akrep dhe çdo gjë e përshkruar përkon me mua. Po ti?
Kalkulo këtu: ku ndodhet Venusi në hartën astrologjike personale.
👉Vendos të dhënat e partnerit, për të kuptuar më mirë karakterin e tij 😉

♈ Venusi në Dash
- Dashuria është e zjarrtë, e drejtpërdrejtë dhe plot pasion.
- Ke guximin të shprehësh dashurinë haptazi, por mund të bëhesh shumë impulsiv dhe xheloz.
- Dëshiron një partner që të sfidon vazhdimisht dhe të mban të interesuar.
Venusi në shenjën e dashit është simbol i një dashurie së zjarrtë, të guximshme dhe të drejtpërdrejtë. Ky pozicion sjell një mënyrë të sinqertë dhe spontane për të shprehur dashurinë. Njerëzit me Venus në Dash shprehin ndjenjat e tyre hapur dhe nuk kanë frikë të marrin iniciativën. Ata e duan entuziazmin e fillimit, ndjekjen dhe sfidën, sepse për ta dashuria është një aventurë plot energji.
Në marrëdhënie ata janë plot pasion, entuziazëm dhe jetë. Kanë nevojë për një partner që është aktiv, i pavarur dhe që nuk i kufizon, sepse liria dhe pavarësia janë thelbësore për ta. Kur dashurojnë, japin gjithçka, por mund të jenë impulsivë, xhelozë ose të paduruar nëse gjërat nuk ecin me ritmin e tyre.
Venusi në Dash i tërheq të tjerët me vetëbesimin, zjarrin dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të shprehjes së ndjenjave. Ata dashurojnë me gjithë shpirt dhe kërkojnë partnerë që i mbajnë gjallë emocionet.
Në thelb, Venusi në Dash përfaqëson një zemër që do të ndjejë plotësisht, të jetojë me pasion dhe të dashurojë me guxim.
♉ Venusi në Dem
- I përkushtuar, i qëndrueshëm dhe shumë sensual.
- Dashuria për ty është një ndjesi sigurie, komoditeti dhe kënaqësi fizike.
- Vlerëson besnikërinë dhe qëndrueshmërinë.
- Pëlqen ushqimin e mirë, artin dhe ndjesinë e luksit.
Venusi në Dem përfaqëson dashurinë e qëndrueshme, të ngrohtë dhe të ndjeshme. Ky është një pozicion që e lidh dashurinë me sigurinë, besnikërinë dhe kënaqësinë fizike. Njerëzit me Venus në Dem dashurojnë ngadalë, por kur e bëjnë, janë të përkushtuar dhe shumë të qëndrueshëm në ndjenja. Për ta, dashuria duhet të ndihet e sigurt, e qetë dhe reale.
Ata e shprehin dashurinë përmes prekjes, kujdesit dhe pranisë së vazhdueshme. Pëlqejnë ndjenjën e afërsisë fizike, butësinë dhe kontaktin, sepse Venusi në Dem është shumë sensual. Ata kanë një lidhje të fortë me aromat, shijet, muzikën dhe estetikën – gjithçka që përfshin kënaqësi për të gjitha shqisat.
Në marrëdhënie kërkojnë stabilitet dhe besim. Nuk e përballojnë mirë pasigurinë apo ndryshimet e shpeshta, prandaj preferojnë lidhje që ndërtohen me kohë dhe që ofrojnë ndjenjën e komfortit dhe sigurisë. Mund të jenë posesivë ose xhelozë kur ndihen të pasigurt, sepse duan të ndihen të rëndësishëm dhe të vlerësuar.
Venusi në Dem është romantik në mënyrën e tij të me këmbë në tokë– ai nuk e shpreh dashurinë me fjalë të mëdha, por me veprime, përkushtim dhe praninë e tij të ngrohtë. Për ta, dashuria është një përvojë që duhet të jetohet me trup, shpirt dhe durim.
Venusi në Dem dashuron me qetësi, besnikëri dhe dëshirë për ndjesi të vërteta që zgjasin.
♊ Venusi në Binjak
- Flirtues, komunikues dhe i dashuruar me mendjen e partnerit.
- Dashuria lind përmes bisedave intime dhe humorit.
- Ndizesh shpejt, por mund edhe të ftohesh po aq shpejt nëse mungon stimuli intelektual.
- Të pëlqen larmia dhe eksperimentimi në çdo marrëdhënie.
Venusi në Binjak përfaqëson një dashuri lozonjare, kurioze dhe të gjallëruar. Njerëzit me këtë vendosje dashurojnë përmes fjalëve, komunikimit dhe humorit. Për ta, lidhja intelektuale është po aq tërheqëse sa edhe ajo fizike. Dashuria lind kur dikush i bën të mendojnë, të qeshin dhe t’i mbajë të stimuluar mendërisht.
Në marrëdhënie ata janë flirtues, sharmantë dhe tërheqës, por shpesh kërkojnë liri dhe ndryshim. Ata nuk e durojnë mirë rutinën, prandaj kanë nevojë për një partner që sjell gjithmonë diçka të re – biseda interesante, përvoja ndryshe, ide të freskëta. Venusi në Binjak nuk e sheh dashurinë si diçka të rëndë apo dramatike, por si një lojë të bukur ku të dy partnerët argëtohen dhe mësojnë nga njëri-tjetri.
Ata janë komunikues të lindur dhe dinë si të shprehin ndjenjat me lehtësi, shpesh përmes fjalëve, mesazheve, humorit apo edhe artit. Mund të duken sipërfaqësorë ndonjëherë, por në të vërtetë kërkojnë një lidhje që i stimulon emocionalisht dhe intelektualisht në të njëjtën kohë.
Venusi në Binjak dashuron me mendje të hapur dhe me shpirt të lirë. Ai kërkon një dashuri që frymëzon, që sjell dritë dhe që e mban gjithmonë në lëvizje.
Për ta, dashuria është një udhëtim i pafund për të mësuar dhe për të ndarë gëzimin e jetës me dikë që i kupton në çdo nivel.
♋ Venus në Gaforre
- Shumë emocional, i ndjeshëm dhe mbrojtës.
- Dashuria lidhet me kujdesin, ngrohtësinë dhe ndjenjën e “shtëpisë”.
- Kërkon siguri emocionale dhe partner të përkushtuar.
- Kujdesesh për të dashurit me butësi, mirësi dhe intuitë.
Venusi në Gaforre përfaqëson një dashuri të thellë, të butë dhe emocionale. Njerëzit me këtë vendosje dashurojnë me zemër dhe shpirt dhe kanë nevojë për siguri, përkushtim dhe ngrohtësi. Për ta, dashuria është një ndjenjë që lidhet ngushtë me kujdesin, mbrojtjen dhe ndjenjën e përkatësisë.
Ata janë shumë intuitivë dhe e ndjejnë menjëherë gjendjen emocionale të partnerit. Dashurinë e shprehin me përkujdesje, vëmendje dhe gjeste të vogla që tregojnë afërsi dhe ndjeshmëri. Kanë një dëshirë të fortë për të krijuar një “shtëpi emocionale” me dikë – një vend të sigurt ku ndihen të dashuruar dhe të mbrojtur.
Venusi në Gaforre është shumë romantik në mënyrën e tij të butë dhe sentimentale. Ata i kujtojnë gjithmonë datat e rëndësishme, detajet, kujtimet dhe i japin shumë rëndësi ndjenjës së lidhjes emocionale. Ata mund të jetë të ndrojtur në fillim, por kur ndjehet i sigurt, dashuron me gjithë shpirtin.
Në anën tjetër, ndjeshmëria e madhe mund ta bëjë të ndjeshëm ndaj lëndimeve ose të prirur për t’u tërhequr kur ndihet i refuzuar. Ka tendencë të mbajë ndjenjat përbrenda ose të mbyllet për t’u mbrojtur. Në thelb, Venusi në Gaforre dashuron me butësi dhe thellësi.
Për të, dashuria nuk është vetëm pasion, por edhe përkujdesje, përkushtim dhe ndjenja e ngrohtë që vjen nga të ndarit një shpirt me dikë që e bën të ndihet si në shtëpi.
♌ Venusi në Luan
- Dashuri dramatike por bujare.
- Do të të adhurojnë dhe të ndjehesh e veçantë në marrëdhënie.
- Jep shumë dashuri, por kërkon vëmendje dhe lavdërim në këmbim.
- Shpreh dashurinë me gjeste të mëdhaja dhe krenari.
Venusi në Luan përfaqëson një dashuri krenare, bujare dhe plot zjarr. Njerëzit me këtë vendosje dashurojnë me zemër të madhe dhe duan të ndihen të veçantë në sytë e partnerit. Për ta, dashuria është një skenë ku ata shfaqin pasionin, besnikërinë dhe ndjenjat me plot madhështi. Ata duan t’i japin dhe të marrin dashuri me intensitet dhe me ndjenjë adhurimi të ndërsjellë.
Në marrëdhënie janë romantikë dhe fisnikë, japin shumë, por kërkojnë edhe vëmendje, përkëdheli dhe mirënjohje. Venusi në Luan dashuron me zemër të hapur, por ka nevojë të ndihet i vlerësuar, sepse për ta dashuria është një histori që duhet të ndriçojë. Kanë shpirt besnik dhe nuk duan lojëra emocionale, por dashuri të sinqertë dhe të fortë që i bën të ndihen krenarë për lidhjen e tyre.
Ata e shprehin dashurinë me gjeste të mëdha, komplimente, dhurata apo përkushtim të sinqertë. Janë tërheqës dhe magnetikë, sepse transmetojnë ngrohtësi dhe vetëbesim. Në anën tjetër, mund të bëhen pak dramatikë kur ndihen të injoruar ose të nënvlerësuar, pasi zemra e tyre kërkon gjithmonë dritë dhe përkushtim.
Venusi në Luan dashuron me pasion, bujari dhe krenari.
Për ta, dashuria është një skenë e ndritshme ku zemra rreh fort dhe ku ndjenjat duhet të shprehen me gjithë madhështinë e shpirtit.
♍ Venusi në Virgjëreshë
- Dashuria shprehet përmes kujdesit praktik dhe detajeve.
- Nuk është je demonstrative, por shumë besnike dhe e përkushtuar.
- Kërkon përsosmëri në marrëdhënie dhe mund të analizojë shumë ndjenjat.
- Dashuria për ty është shërbim, ndihmë dhe përkujdesje.
Venusi në Virgjëreshë përfaqëson një dashuri të kujdesshme, të përmbajtur dhe shumë të sinqertë. Njerëzit me këtë vendosje nuk dashurojnë me fjalë të mëdha, por me veprime të vogla që tregojnë përkushtim dhe kujdes. Për ta, dashuria është diçka që duhet ndërtuar me durim, ndershmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
Ata i shprehin ndjenjat përmes ndihmës, mbështetjes dhe sakrificave të heshtura. Mund të mos jenë shumë ekspresivë emocionalisht, por janë të qëndrueshëm, të besueshëm dhe gjithmonë të gatshëm të kujdesen për personin që duan. Venusi në Virgjëreshë dashuron përmes praktikës — gatimi, ndihma, organizimi apo kujdesi për mirëqenien e partnerit janë mënyrat e tij për të thënë “të dua”.
Në marrëdhënie kërkon pastërti, qartësi dhe ndershmëri. Nuk duron kaosin emocional apo gënjeshtrat, sepse për të dashuria duhet të jetë e sinqertë dhe e ndërtuar mbi respekt. Mund të jetë pak kritik ose perfeksionist, sepse dëshiron që çdo gjë në marrëdhënie të funksionojë mirë, por kritika e tij zakonisht vjen nga dëshira për ta përmirësuar lidhjen, jo për ta lënduar partnerin.
Venusi në Virgjëreshë është modest, i matur dhe shumë i ndershëm në ndjenja. Ai dashuron me mendje të kthjellët dhe me zemër të pastër.
Ata besojnë se dashuria nuk qëndron në fjalë të mëdha, por në përkushtimin e përditshëm, në kujdesin e vazhdueshëm dhe në dëshirën për ta bërë partnerin të ndjehet i sigurt dhe i vlerësuar.
♎ Venusi në Peshore
- Klasik, elegant dhe shumë i përkushtuar ndaj harmonisë në dashuri.
- Pëlqen marrëdhënie të balancuara dhe me komunikim të mirë.
- Shumë romantik dhe i ndjeshëm ndaj estetikës dhe bukurisë.
- Shmang konfliktet dhe kërkon gjithmonë paqe dhe elegancë në dashuri.
Venusi në Peshore përfaqëson një dashuri të harmonishme, elegante dhe shumë romantike. Njerëzit me këtë vendosje dashurojnë përmes bukurisë, artit dhe ekuilibrit, dhe kanë nevojë për marrëdhënie të balancuara dhe pa konflikte. Për ta, dashuria është partneritet, bashkëpunim dhe ndjenja e përbashkët e harmonisë.
Ata shprehin ndjenjat me delikatesë, sjellje të këndshme dhe gjeste romantike. Kanë aftësi natyrore për të kuptuar nevojat e partnerit dhe për të ruajtur paqen dhe ekuilibrin në çdo marrëdhënie. Venusi në Peshore e sheh dashurinë si një lojë elegante të zemrës, ku të dy partnerët duhet të ndihen të respektuar, të mirëkuptuar dhe të vlerësuar.
Në marrëdhënie ata kërkojnë drejtësi, respekt dhe komunikim të hapur. Nuk pëlqejnë konfliktet ose tensionet dhe shpesh bëjnë kompromise për të ruajtur paqen. Tërhiqen nga njerëzit me stil, sharm dhe mirësjellje, dhe janë shumë të ndjeshëm ndaj bukurisë në çdo formë.
Venusi në Peshore dashuron me sofistikim dhe ndjeshmëri. Për ta, dashuria është një art që kërkon harmoni, bukuri dhe respekt të ndërsjellë.
Kjo vendosje e Venusit kërkon një partner që e kupton, e admiron dhe ndan me të një lidhje të bukur, të balancuar dhe romantike.
♏ Venusi në Akrep
- Dashuria është e thellë, pasionante dhe transformuese.
- Nuk të pëlqejnë sipërfaqësitë — kërkon lidhje shpirtërore dhe emocionale të fortë.
- Mund të jesh posesiv ose xheloz, por shumë besnik kur dashuron.
- Shpreh dashurinë me intensitet dhe duke qenë gjithnjë misterioz.
Venusi në Akrep përfaqëson një dashuri të thellë, intensive dhe pasionante. Njerëzit me këtë vendosje dashurojnë me gjithë shpirt dhe kanë nevojë për lidhje të thella dhe të sinqerta. Për ta, dashuria nuk është lojë, por një përvojë e fuqishme emocionale që kërkon përkushtim dhe besnikëri.
Ata i shprehin ndjenjat me intensitet dhe dinë të lidhen emocionalisht në një nivel shumë të thellë. Kanë intuitë të tepër të fortë dhe mund të ndiejnë mendimet dhe ndjenjat e partnerit pa fjalë. Venusi në Akrep nuk pranon sipërfaqësinë dhe nuk ka durim për marrëdhënie të lehta; ai kërkon pasion, intimitet dhe lidhje të jashtëzakonshme emocionale.
Në marrëdhënie mund të jenë xhelozë ose posesivë, sepse e ndiejnë fort rëndësinë e lidhjes dhe duan siguri absolute. Kanë aftësi të madhe për të përforcuar marrëdhëniet, por kërkojnë partnerë që janë të gatshëm të japin gjithçka dhe të përballojnë intensitetin e tyre emocional.
Venusi në Akrep dashuron me pasion, lojalitet dhe thellësi. Për ta, dashuria është transformuese dhe nuk ka frikë të shkojë deri në fund me ndjenjat.
Ky Venus kërkon një lidhje ku zemrat janë të përkushtuara, pasionante dhe të papërmbajtura, dhe ku besnikëria dhe intimiteti janë mbi çdo gjë tjetër.
♐ Venusi në Shigjetar
- Dashuria për ty është aventurë, liri dhe optimizëm.
- Kërkon partner që ndan të njëjtat ideale dhe dëshirë për eksplorim.
- Nuk duron kufizimet, do hapësirë dhe humor.
- Shpreh dashurinë me spontanitet dhe gëzim.
Venusi në Shigjetar përfaqëson një dashuri të lirë, aventuriere dhe optimiste. Njerëzit me këtë vendosje dashurojnë me gëzim, kuriozitet dhe dëshirë për të përjetuar botën me partnerin e tyre. Për ta, dashuria është një udhëtim, një eksperiencë e gëzuar dhe shpesh spontane që sjell liri dhe aventurë.
Ata shprehin i ndjenjat me entuziazëm, sinqeritet dhe humor. Kanë nevojë për partnerë që i kuptojnë dhe i lejojnë të jenë të lirë, të eksplorojnë dhe të mësojnë diçka të re çdo ditë. Venusi në Shigjetar nuk duron monotoni apo kontroll; ai kërkon marrëdhënie të hapura, plot energji dhe optimizëm.
Në marrëdhënie janë të drejtpërdrejtë, shpesh filozofikë dhe të gatshëm të flasin për ide të mëdha dhe ëndrra të përbashkëta. Ata i tërheq aventura, sinqeriteti dhe humori, dhe shpesh dashurojnë dikë që ndan pasionin e tyre për liri dhe përvojë.
Venusi në Shigjetar dashuron me shpirt të hapur dhe energji të gjallë. Për ta, dashuria është një aventurë, një mundësi për të mësuar, për të qeshur dhe për të përjetuar jetën së bashku me partnerin.
Ky Venus kërkon një lidhje që e frymëzon, e sfidon dhe e mbush me gëzim dhe liri.
♑ Venusi në Bricjap
- I përmbajtur, serioz dhe i përgjegjshëm në dashuri.
- Dashuron përmes veprimeve të qëndrueshme, jo fjalëve të ëmbla.
- Vlerëson stabilitetin, lojalitetin dhe ndjenjën e respektit.
- Mund të dukesh e ftohtë në fillim, por dashuria jote është e thellë dhe e qëndrueshme.
Venusi në Bricjap përfaqëson një dashuri të matur, të qëndrueshme dhe me përgjegjësi. Njerëzit me këtë vendosje nuk dashurojnë me impuls, por me kujdes dhe mendim. Për ta, dashuria është serioze, praktike dhe e ndërtuar mbi besnikëri, respekt dhe angazhim afatgjatë.
Ata i shprehin ndjenjat përmes veprimeve konkrete dhe përkushtimit. Nuk janë shumë ekspresivë me fjalë, por e tregojnë dashurinë me mbështetje, përgjegjësi dhe vendosmëri. Venusi në Bricjap kërkon siguri dhe stabilitet, dhe nuk pëlqen marrëdhëniet e çrregullta ose të paqëndrueshme.
Ata janë të besueshëm, të durueshëm dhe shpesh të rezervuar, por kur japin zemrën, e bëjnë me gjithë seriozitetin dhe përkushtimin e tyre. Mund të jenë pak të ftohtë ose të kujdesshëm në fillim, por kjo vjen nga dëshira për të siguruar që lidhja është e qëndrueshme dhe e ndërtuar mbi themele të forta.
Venusi në Bricjap dashuron me maturi, besnikëri dhe prakticizëm. Për ta, dashuria nuk është vetëm emocion, por edhe përgjegjësi dhe angazhim.
Ky Venus kërkon një partner të besueshëm, që e vlerëson përkushtimin dhe ndan të njëjtat vlera serioze për një marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjatë.
♒ Venusi në Ujor
- Dashuri e pavarur, intelektuale dhe miqësore.
- Kërkon partner që respekton lirinë dhe individualitetin
- Shpreh dashurinë në mënyra të pazakonta, shpesh përmes miqësisë dhe ideve të përbashkëta.
- Tërhiqesh nga njerëz unikë, të veçantë në mendime dhe progresivë.
Venusi në Ujor përfaqëson një dashuri të pavarur, origjinale dhe anti-konformistë. Njerëzit me këtë vendosje dashurojnë me mendje të hapur dhe kanë nevojë për liri dhe hapësirë në marrëdhënie. Për ta, dashuria është një partneritet që i lejon të jenë vetvetja dhe të eksplorojnë ide, përvoja dhe miqësi të reja.
Ata shprehin i ndjenjat në mënyrë intelektuale dhe shpesh përmes gjesteve miqësore, surprizave ose eksperimenteve të vogla. Kanë nevojë për partnerë që i kuptojnë dhe i pranojnë ashtu siç janë, dhe nuk e durojnë kontrollin apo posedimin. Venusi në Ujor tërhiqet nga njerëzit origjinalë, inteligjentë dhe të lirë, dhe shpesh dashurojnë me shpirt rebel ose idealist.
Në marrëdhënie janë shokë besnikë dhe partnerë të hapur, që vlerësojnë barazinë, respektin dhe lirinë e ndërsjellë. Mund të duket emocionalisht i ftohtë ndonjëherë, por kjo nuk do të thotë mungesë dashurie – ata thjesht e shprehin dashurinë në mënyrë intelektuale dhe anti tradicionale.
Venusi në Ujor dashuron me mendje të lirë dhe shpirt eksperimental. Për ta, dashuria është një lidhje që zgjeron horizontet, inkurajon individualitetin dhe krijon miqësi dhe lidhje të thella, pa kufizime.
Ky Venus kërkon një partner që e pranon pa gjykime dhe e sfidon të mendojë dhe të rriten së bashku.
♓ Venusi në Peshq
- Romantik i pashpresë, ëndërrimtar dhe shumë empatik.
- Dashuron pa kufij, shpesh duke idealizuar partnerin.
- Dashuron me ndjeshmëri dhe imagjinatë, shpesh duke parë të mirën tek çdo njeri.
- Mund të humbasësh ndonjëherë kontaktin me realitetin për shkak të idealizimit, por mbetesh një shpirt thellësisht i dashur dhe i përkushtuar.
Venusi në Peshq përfaqëson një dashuri të ëmbël, të butë dhe emocionalisht të thellë. Njerëzit me këtë vendosje janë shumë intuitivë, të ndjeshëm dhe romantikë, dhe kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të ndjerë nevojat dhe emocionet e partnerit. Për ta, dashuria është një përvojë shpirtërore dhe shpesh një mënyrë për të lidhur dy botë të brendshme me njëri-tjetrin.
Ata shprehin ndjenjat me dhembshuri, përkujdesje dhe gjeste të vogla që tregojnë pasion dhe përkushtim. Kanë tendencë të idealizojnë dashurinë dhe partnerin, duke e parë marrëdhënien si një vend të shenjtë ku mund të japin dhe të marrin dashuri pa kushte. Venusi në Peshq tërhiqet nga njerëzit delikatë, romantikë dhe shpirtërorë, dhe shpesh zgjedh të dashurojë në mënyrë të pafajshme dhe të pastër.
Në marrëdhënie janë të gatshëm të sakrifikojnë për partnerin e tyre dhe të ofrojnë mbështetje emocionale pa rezervë. Mund të jenë të ndjeshëm ndaj zhgënjimeve dhe refuzimeve, sepse zemra e tyre ndjen çdo ndryshim emocional – shumë thellë.
Venusi në Peshq dashuron me imagjinatë, dhembshuri dhe përkushtim shpirtëror. Për ta, dashuria është një botë magjike ku emocioni, intuita dhe ëndrrat bashkohen.
Ky Venus kërkon një lidhje ku mund të lundrojë lirshëm me zemër të hapur, të bashkohet shpirtërisht dhe të përjetojë një dashuri të thellë dhe pa kushte.
Kalkulo këtu shenjën tënde (ose më mirë, të partnerit) në Venus: ku ndodhet Venusi në hartën time astrologjike









Leave a Reply