Harta e lindjes (horoskopi natal) është një “hartë” e qiellit në momentin që ke lindur. Ajo tregon ku ndodheshin planetet dhe si ndikojnë në personalitetin, emocionet, mënyrën e të menduarit, dashurinë, karrierën, etj.
Për ta nxjerrë hartën e lindjes (astrologjike) të plotë – duhen këto të dhëna të sakta:
- Data e lindjes (dita / muaji / viti)
- Ora e lindjes (sa më e saktë, p.sh. 14:35)
- Vendi i lindjes (qyteti + shteti)
Planetet në hartën e lindjes tregojnë llojet e energjive që ke brenda vetes dhe tregojnë si dhe ku shfaqen ato në jetën tënde. Shenja ku bie planeti tregon si sillet ajo energji– ndërsa shtëpia tregon në cilën fushë të jetës ndikon më shumë.
Shembull:
Venusi = planeti i dashurisë
Venusi në Luan → në dashuri je shumë krenare dhe egoiste
Venusi në shtëpinë 10 → dashuria e jetës tënde lidhet me karrierën dhe imazhin publik
Këto 3 çarte përbëjnë hartën tënde astrologjike:
- Çfarë përfaqëson secili planet
- Në cilën shenjë ndodhet ai planet
- Cilën shtëpi sundon ai planet
Secili nga këta planetë tregon se si sillesh dhe si shprehet energjia jote në fusha të ndryshme të jetës. Në këto planete është “shkruar” fati yt, personaliteti, bota jote e brendshme, nevojat e tua për të gjetur lumturinë, ana jote e errët, e shumë të tjera. Fati yt është i shkruar në yje!😉
12 shenjat e horoskopit dhe energjitë e tyre kryesore:
♈ Dashi – veprim, guxim, iniciativë
♉ Demi – stabilitet, siguri, materializëm
♊ Binjakët – komunikim, kuriozitet, social
♋ Gaforrja – emocione, kujdes, intuitë
♌ Luani – kreativitet, vetëbesim, udhëheqje
♍ Virgjëresha – analizë, perfeksionim, shërbim
♎ Peshorja – harmoni, marrëdhënie, diplomaci
♏ Akrepi – intensitet, transformim, thellësi
♐ Shigjetari – zgjerim, aventurë, filozofi
♑ Bricjapi – ambicie, disiplinë, strukturë
♒ Ujori – inovacion, pavarësi, humanizëm
♓ Peshqit – ndjeshmëri, spiritualitet, imagjinatë
Kalkulo çartin tënd personal dhe zbulo cila shenjë bie në çdo planet: https://astro.cafeastrology.com/natal.php
Në astrologji përdoren 10 planetët kryesorë, këto janë energjitë që ata përfaqësojnë:



☀️DIELLI – shenja jote kryesore
Dielli përfaqëson vitalitetin, ndjenjën e individualitetit dhe energjinë krijuese që rrezaton nga brenda nesh. Planeti i diellit në horoskop përfaqëson:
- Kush je në thelb si person
- Identiteti yt real
- Egoja dhe vetëdija
- Forca jote e brendshme
- Qëllimi i jetës
- Kjo është shenja jote kryesore (p.sh. Luan, Dash, etj.)
Energjinë krijuese – fuqinë për të krijuar, për të shprehur talentet dhe për të ndriçuar me prezencën tonë.
Vitalitetin – forcën jetësore, energjinë fizike dhe gjallërinë që na mban aktivë dhe të motivuar.
Individualitetin – thelbin e identitetit tonë, vetëdijen për “unin” dhe mënyrën unike si shprehemi në botë.
🌙HËNA – Ndjenjat dhe Emocionet
Hëna përfaqëson reagimet emocionale, të pavetëdijshmen dhe imazhin për veten.
Hëna lidhet me emocionet, dhe shenja e Hënës tregon se si një person shprehet kur është në shtëpi, kur ndihet i qetë, i sigurt dhe rehat. Planeti i Hënës në horoskop përfaqëson:
- Emocionet e tua
- Botën tënde të brendshme (atë që nuk e sheh askush)
- Si reagon ti emocionalisht (kur lëndohesh, gëzohesh, mërzitesh)
- Si ndihesh kur je e sigurt dhe si e ke përjetuar figurën e nënës
Reagimet emocionale – mënyrën se si ndiejmë dhe reagojmë instinktivisht ndaj situatave dhe njerëzve.
Botën e pavetëdijshme – modelet e pavetëdijshme, kujtimet dhe prirjet e fshehura që ndikojnë sjelljen tonë.
Imazhin për veten dhe rehatinë emocionale – si jemi kur ndihemi të sigurt, në shtëpi, të qetë dhe vetvetja.
☿ MËRKURI – Komunikimi
Mërkuri përfaqëson komunikimin dhe anën logjike të botës tonë (kartezian). Planeti i Mërkurit në horoskop përfaqëson:
- Mendjen – mënyrën si përpunojmë informacionin dhe si mendojmë.
- Komunikimi – si shprehemi dhe si ndërveprojmë me të tjerët përmes fjalës dhe shkrimit.
- Si mendon dhe si flet – stilin personal të të arsyetuarit dhe të shprehjes.
Komunikimin – mënyrën si mendojmë, flasim dhe shkëmbejmë ide me të tjerët.
Shpirtin logjik dhe analitik – aftësinë për të arsyetuar, analizuar dhe për të nxjerrë përfundime në mënyrë racionale.
Mendimin racional (kartezian) – qasjen e strukturuar dhe të bazuar në logjikë ndaj informacionit dhe vendimmarrjes.
♀ VENUSI/Afërdita – Dashuria
Afërdita përfaqëson interesin për emocionet dhe vlerat, si edhe shkëmbimin dhe marrëdhëniet me të tjerët. Plaenti i Venusit në horoskop përfaqëson:
- Dashurinë – mënyrën si ndiejmë dhe shprehim afeksionin.
- Marrëdhëniet – si lidhemi dhe bashkëveprojmë me partnerin dhe të tjerët.
- Bukurinë dhe stilin tënd estetik – shijen personale, sensin e bukurisë dhe mënyrën si e shpreh atë.
- Çfarë të tërheq në dashuri – cilësitë, energjia dhe tiparet që kërkon tek një partner.
Dashurinë dhe ndjenjat – mënyrën si shprehim afeksionin dhe si lidhemi emocionalisht me të tjerët.
Vlerat personale – atë që çmojmë, çfarë na duket e bukur, e drejtë dhe me rëndësi në jetë.
Marrëdhëniet dhe harmoninë – aftësinë për të krijuar ekuilibër, bashkëpunim dhe mirëkuptim në raport me të tjerët.
♂ MARSI – Energjia personale
Marsi përfaqëson dëshirën për veprim/aksion dhe energjinë fizike. Planeti i Marsit në horoskop përfaqëson:
- Pasionin – intensitetin dhe zjarrin e brendshëm që vendosim në atë që bëjmë.
- Seksualitetin – instinktin, dëshirën dhe mënyrën si e shprehim tërheqjen fizike.
- Si lufton për qëllimet e tua – mënyrën si përballesh me sfidat dhe si ndjek ambiciet e tua në jetë.
Veprimin dhe iniciativën – si i marrim hapat në jetë, si reagojmë dhe si ndjekim qëllimet tona.
Forcën dhe energjinë fizike – dinamizmin, pasionin dhe shtysën për të lëvizur përpara.
Guximin dhe përballjen – mënyrën si përballemi me sfidat, konfliktet dhe konkurrencën.
♃ JUPITERI – Fati dhe suksesi
Jupiteri përfaqëson suksesin dhe fatin. Planeti i Jupiterit në horoskp përfaqëson:
- Fatin – bekimet, të mirat, mbështetjen dhe rrjedhën e favorshme të ngjarjeve.
- Rritjen personale– zhvillimin dhe hapjen ndaj përvojave të reja.
- Suksesin dhe mundësitë – arritjet, përparimin dhe shanset që na hapen për të ecur përpara.
Rritjen dhe zhvillimin – zgjerimin personal, mundësitë që na jepen dhe avancimin në jetë.
Besimin dhe optimizmin – qëndrimin pozitiv dhe besimin në të ardhmen.
Diturinë dhe filozofinë – kërkimin për kuptimin e jetës, të vërtetën dhe njohuritë më të thella.
♄ SATURNI – Sfidat e jetës
Saturni përfaqëson kufizimet në jetë, lodhjen dhe përpjekjen. Planeti i Saturnit në horoskop përfaqëson:
- Disiplinën – aftësinë për vetëkontroll, përqendrim dhe punë.
- Përgjegjësinë – pjekurinë për të mbajtur barrën e detyrimeve dhe pasojat.
- Sfidat e fatit– prova të thella që kërkojnë durim dhe që na vendosin përballë realitetit të hidhur.
Disiplinën dhe përgjegjësinë – ndjenjën e detyrës dhe seriozitetin ndaj angazhimeve.
Strukturën dhe rregullin – nevojën për organizim, kufij dhe stabilitet.
Mësimet karmike – pengesat që na forcojnë dhe na mësojnë durim, këmbëngulje dhe pjekuri.
♅ URANUSI – Individualiteti
Uranusi përfaqëson lirinë individuale dhe pavarësinë personale. Planeti i Uranusit në horoskop përfaqëson:
- Rebelimin – prirjen për të sfiduar normat dhe për të thyer kufijtë.
- Transformimet dhe kthesat e papritura në jetë.
- Gjërat e papritura – surprizat, zhvillimet e menjëhershme dhe situatat jashtë kontrollit.
Origjinalitetin – dëshirën për të qenë ndryshe dhe për të thyer rregullat tradicionale.
Rebelimin dhe ndryshimin – prirjen për të sfiduar kufizimet dhe për të sjellë risi.
Zgjimin dhe inovacionin – idetë e papritura, përparimin dhe mendimin progresiv.
♆ NEPTUNI – Spiritualiteti
Neptuni përfaqëson botën transcendentale- lirinë pa ego. Planeti Neptunit në horoskop përfaqëson:
- Ëndrrat – botën e imagjinatës, vizionet dhe idealet e larta.
- Spiritualitetin – lidhjen me dimensionin shpirtëror dhe kërkimin për kuptim më të thellë në jetë.
- Iluzionet – mjegullën mes realitetit dhe fantazisë, prirjen për idealizëm.
- Intuitën – ndjeshmërinë e brendshme dhe perceptimin përtej arsyes dhe logjikës.
- Spiritualen dhe intuitën – ndjeshmërinë e thellë dhe lidhjen me dimensionin e padukshëm.
- Iluzionin dhe ëndrrat – imagjinatën, idealizmin dhe prirjen për t’u humbur në fantazi.
- Dhembshurinë dhe sakrificën – aftësinë për t’u bashkuar me të tjerët përtej interesit personal.
♇ PLUTONI – Rilindja/Transformimi
Plutoni përfaqëson transformimet, mutacionet dhe eliminimin. Planeti Plutonit në horoskop përfaqëson:
- Transformimin – ndryshime të thella që prekin rrënjësisht jetën dhe identitetin.
- Krizat dhe rilindjen – momentet e vështira që çojnë në ringritje dhe rigjenerim.
- Ndryshimet e mëdha në jetë – kthesa vendimtare që sjellin evolucion personal.
Rilindjen – proçesin e vdekjes simbolike dhe fillimit të ri.
Fuqinë e brendshme – intensitetin, vullnetin dhe forcën për të përballuar errësirën.
Pastrimin dhe çlirimin – largimin e asaj që nuk shërben më për të krijuar hapësirë për ndryshim.
⚸ LILITH – Ana jonë e errët
Hëna e Zezë Lilith përfaqëson natyrën tonë më të errët dhe më të thellë, pjesët e vetes që mund të jenë të shtypura ose të varrosura në pavetëdije.
Lilith përfaqëson:
- Dëshirat e thella dhe tabu – impulse të fuqishme që lidhen me pasionin, seksualitetin dhe fuqinë personale.
- Anën e errët dhe të shtypur – pjesët e vetes që i fshehim ose nuk duam ti pranojmë.
- Instinktin e egër dhe pavarësinë – energjinë rebele brenda nesh që nuk pranon kontroll apo nënshtrim.
- Plagën e refuzimit – ndjesinë e të mosqenit e pranuar ose të përjashtimit që lë gjurmë të thella.
- Fuqizimin përmes vetë-pranimit – çlirimin që vjen kur përqafojmë plotësisht natyrën tonë autentike me të gjitha anët e errëta.
☊ NYJA VERIUT / ☋ NYJA JUGUT
☊ Nyja e Veriut tregon cilësitë që duhet t’i zhvillojmë dhe të punojmë për të arritur kënaqësi dhe përmbushje në jetë. Ajo përfaqëson drejtimin e rritjes tonë shpirtërore dhe personale.
- Drejtimi i zhvillimit – rruga që duhet të ndjekim për tu zhvilluar.
- Sfida të reja – cilësi që kërkojnë përpjekje dhe dalje nga zona e rehatisë.
- Përmbushja e brendshme – ekuilibri që arrihet vetëm pasi integrojmë këto mësime në jetë.
☋ Nyja e Jugut përfaqëson tiparet e karakterit që i kemi të zhvilluara tepër. Këtu kemi talent dhe ndiejmë siguri, por nëse kapemi pas këtyre cilësive ose i teprojmë, mund të ngecim dhe të mos përparojmë.
- Talente të lindura – cilësi dhe aftësi që i kemi të zhvilluara.
- Zona e rehatisë – sjellje ku ndihemi të sigurt.
- Rreziku i stagnimit – nëse mbetemi vetëm këtu, pengojmë rritjen personale.
ASC – ASHENDENTI
Ashendenti është shenja e horoskopit që po lindte në horizontin lindor në momentin e lindjes tënde. Ashendenti përfaqëson:
- Impresionin e parë – mënyrën si të shohin dhe të perceptojnë të tjerët.
- Personalitetin e jashtëm – sjelljen, stilin dhe energjinë që shfaq në publik.
- Qasjen ndaj jetës – mënyrën si i nis gjërat, si reagon spontanisht dhe si përballesh me situatat e reja.
Ndryshe nga Dielli (që tregon thelbin tënd) dhe Hëna (që tregon botën tënde emocionale), Ashendenti tregon “fasadën” ose mënyrën si shfaqesh nga jashtë.
Për të ditur saktë ashendentin duhet ora e saktë e lindjes.









Leave a Reply