Pse drithërat janë ushqimi im i preferuar- Energjia femërore në ushqim

Megjithëse të gjitha llojet e drithërave janë të pasura me vitamina dhe minerale të rëndësishëm për shëndetin tonë, jo të gjithë llojet mund ti gjesh lehtësisht nëpër supermarketet tona.

Energjia femërore në ushqim ka të bëjë me cilësinë e energjisë që ushqimi sjell në trup dhe në shpirt.

Karakteristikat e ushqimit me energji femërore:

  • 🕯 Ngadalëson sistemin nervor
    Nuk krijon ankth apo mbistimulim.
  • 🌾 Tokëzon trupin
    Të sjell në moment, në trup, jo vetëm në mendje.
  • 🤍 Ushqen emocionalisht
    Jep ndjesi sigurie dhe përkujdesjeje.
  • ♨️ Shpesh i ngrohtë ose i butë
    Supa, qull, drithëra të ziera, ushqime të përgatitura me kujdes.

Shembuj ushqimesh me energji femërore:

  • drithëra të plota, fruta, perime, supa, çorba, gjellë shtëpie

Drithërat e plota promovojnë shëndetin e zemrës, përmirësojnë shëndetin e organit tretës si dhe të metabolizmit, rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, forcojnë kockat si dhe ndihmojnë në rënien në peshë. Përveç shëndetit fizik, ato kanë ndikim shumë të madh edhe në shëndetin psikologjik, pasi përmbajnë disa lloje mineralesh, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e shenjave të depresionit.

Drithërat e Plota:

  • Të mbajnë të ngopur më gjatë – kanë shumë fibra, ndaj nuk të merr uria shpejt. Ato janë ideale nëse dëshiron të humbasësh në peshë.
  • Të japin energji të qëndrueshme – karbohidratet e tyre treten ngadalë, pa luhatje të energjisë.
  • Janë të mira për tretjen – pasi janë të pasura me fibra të ndryshme.
  • Janë ushqim “i vërtetë” Natyral – më pak të përpunuara, më shumë natyrale.
  • Ndikojnë në humor – stabilizojnë sheqerin në gjak, gjë që ndihmon fokusin dhe gjendjen emocionale.

Drithërat në përgjithësi janë thelbësore në përditshmërinë tonë soft life sepse përfaqësojnë stabilitet, butësi, kënaqësi fizike dhe një jetë të qëndrueshme.

Spiritualisht, ato ofrojnë:

  • Siguri & bazë e fortë
    Spiritualisht dhe simbolikisht, drithërat janë ushqimi bazë i njerëzimit. Ato japin ndjesinë “jam e mbajtur, jam e ngopur, jam e sigurt”.
  • Qetësi mendore
    Nuk janë ushqime agresive apo stimulante. Ato ndihmojnë në arritjen e një gjendjeje mendore të qëndrueshme, dhe pozitive.
  • Thjeshtësi elegante
    Oriz, tërshërë, grurë, elb, quinoa — të thjeshta, por të pasura me vitamina dhe minerale. Soft life nuk ka nevojë për luks të zhurmshëm.
  • Energji Tokëzuese
    Drithërat lidhen me elementin Tokë. Ushqimi i tyre të sjellin me këmbë në tokë, në moment, larg ankthit.
  • Vetë-kujdes i qëndrueshëm
    Jo dieta ekstreme, jo privim. Drithërat simbolizojnë kujdes afatgjatë.

Drithërat e Plota janë pëfaqësuese të energjisë YIN

Energjia e Tokës (femërore)
Në filozofinë yin–yang, Toka është femërore:
🌾 pranon farën
🌾 e mban
🌾 e rrit me durim

Drithërat janë fryti i kësaj energjie — ndaj ato simbolizojnë stabilitet, vazhdimësi, siguri.

Ritëm ciklik (si cikli femëror)
Drithërat rriten në cikle, duke ndjekur ritmin e natyrës.
Energjia femërore punon me kohën, jo kundër saj.

Vetëpërmbajtje emocionale
Yin lidhet me ndjenjat, trupin, stomakun.
Drithërat janë ushqime që qetësojnë sistemin nervor dhe sjellin ndjesi “jam OK”.

Butësi & ngrohtësi
Kur përgatiten të nxehta (qulli, supa, orizi), drithërat aktivizojnë yin-in:
– relaks
–dashuri ndaj trupit tënd
– kujdesi ndaj vetes

Drithëra & energjia yin:

  • Tërshëra – siguri, përkujdesje, nënësi 🌙
  • Orizi – pastërti, balancë emocionale
  • Elbi – qetësi, rrjedhshmëri
  • Gruri i plotë – pasuri
  • Quinoa – yin i balancuar (e lehtë por ushqyese)

Tërshëra është një ndër drithërat më të preferuara, e cila mund të konsumohet e thatë ose e gatuar, e ëmbël ose e kripur. Tërshëra është e pasur me antioksidantë dhe ndihmon veçanërisht në rënie të peshës si dhe në shëndetin e lëkurës.

  • Të ngop realisht – beta-glukani (fibra e saj speciale) të mban të plotë për orë.
  • E butë për stomakun – perfekte kur do diçka të lehtë, por ushqyese.
  • E stabilizon sheqerin në gjak – pa lodhje, pa uri të papritur.
  • E mirë për zemrën – ndihmon në uljen e kolesterolit.
  • Super fleksibile – e ëmbël, e kripur, për mëngjes, drekë apo darkë.

Bullguri është një ndër drithërat e plota të cilat përmbajnë përqindjen më të lartë të fibrave. Ai është gjithashtu i pasur me magnez, hekur, potasium si dhe vitaminë B6.

  • Ndihmon në tretje – përmban shumë fibra, ndihmon zorrët dhe pastrimin natyral.
  • Jep ngopje të qëndrueshme – të mban të plotë pa u rënduar.
  • Energji fizike – të jep energji pa e rritur sheqerin në gjak.
  • I mirë për zemrën – pasi ndihmon kolesterolin.
  • I lehtë për t’u përgatitur – ushqim praktik për ditë të plogështa.

Kjo lloj drithëre ka gjetur gjithnjë e më shumë pëlqyeshmëri vitet e fundit edhe në Shqipëri. Ajo përmban më shumë proteina sesa llojet e tjera të drithërave, si dhe është e pasur me hekur dhe potasium.

  • Protein e plotë – të jep forcë pa të rënduar.
  • E lehtë për tretje – nuk e lodh stomakun.
  • E qëndrueshme për energjinë – pa lodhje të menjëhershme.
  • Pa gluten – e butë për trupin e ndjeshëm ndaj glutinës.
  • Ushqyese, por jo e rëndë – ideale për ditë aktive.
  • Balancë yin–yang – kuinoa ushqen energjinë yin në trupin tonë, por edhe forcon lehtë yang-un, duke balancuar energjitë e brendshme.

Nuk është e nevojshmë të përmendet se ky lloj orizi përmban shumë më tepër vlera ushqyese sesa orizi i bardhë, të cilin e konsumojmë zakonisht në jetën e përditshme. Fatkeqësisht, në gatimet tradicionale shqiptare përdoret gjithmonë vetëm orizi i bardhë. 

  • Energjizim i qëndrueshëm – çliron energji ngadalë dhe mban për një kohë të gjatë
  • Shumë fibra & minerale – ndihmon në tretjen e ushqimit dhe balancën e trupit.
  • Mbështet sistemin nervor – veçanërisht kur je e lodhur.
  • Ngop pa rëndesë emocionale – ushqim që të “mbyll” urinë në mënyrë të butë.
  • Tokëzim (chakra e rrënjës)
    Orizi i kaftë të lidh me ndjesinë “jam e sigurt”.
  • Energji yin shumë e fortë
    E ngrohtë, të mban, të qetëson. Ideal për rigjenerim spiritual.
  • Qetësi emocionale & durim
    Ushqim që ndihmon të ulësh ritmin e përditshëm.
  • gjatë stresit ose ankthit
  • në faza shërimi emocional
  • gjatë ciklit menstrual
  • kur ke nevojë për strukturë të fortë në jetën tënde

Orizi i kaftë është i pasur me një sërë vitaminash dhe mineralesh të cilat ndihmojnë në rritjen e mirëqenies psikologjike. Ato janë: magnezi, kompleksi vitaminave B, potasiumi si dhe disa lloje speciale antioksidantësh.


  • Shumë antioksidantë (si boronicat)
  • I pasur me hekur & proteina
  • Më i fortë dhe më intensiv se i kafti
  • Ngop më shumë, por kërkon më shumë kohë për tretje
  • Thellësi emocionale – i lidhur me reflektim, intuitë, punë të brendshme
  • Energji femërore e errët (dark feminine) 🌑
    Jo butësi shtëpiake, por forcë e qetë dhe e fshehtë
  • Lidhet me chakra e rrënjës + të dytë (siguri + ndjenja)
  • Ushqim për momente transformimi, jo për çdo ditë

Hikrra është veçanërisht e pasur me minerale dhe ka një përmbajtje shumë herë më të lartë të tyre se të gjitha llojet e tjera të drithërave siç janë p.sh. orizi, mielli apo misri. ​Hikrra gjithashtu ndikon në përshpejtimin dhe përmirësimin e metabolizmit.

  • Proteina të mira, fibra, magnez
  • Pa gluten, e lehtë për tretje
  • Jep energji të qëndrueshme
  • Ushqim tokësor, qetësues
  • Ndihmon stabilitetin dhe fokusin

Ushqimet me energji femërore (yin) duhen konsumuar kur trupi dhe shpirti kanë nevojë për forcë, qetësi dhe rikthim në vetëvete 🤍🌙

Jo sipas rregullave të shoqërisë, por duke ndjekur ritmin tënd natyror.

Kur janë veçanërisht të dobishme:

🩸 Gjatë ciklit menstrual

  • Sidomos para dhe gjatë menstruacioneve.
  • Trupi kërkon energji, hekur, ngrohtësi dhe butësi.
  • Drithëra, oriz i kaftë, bullgur janë idealë.

😮‍💨 Në periudha stresi, ankthi ose lodhjeje

  • Kur je e shpërqëndruar mendërisht.
  • Ushqimet femërore të rikthejnë në trup.

🌧 Kur ke nevojë për komfort, rehati dhe qetësi.

Për ditë emocionale, reflektim, vetmi.

Leave a Reply

The moon today
.
.

Një Javë Magjike

Përfito falas e-book-un
7 receta të magjisë së bardhë për mbarësi, energji dhe pozitivitet në jetën tënde.

Abonohu tani për të marrë guidën:

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading