Kur jeton me ankth për një kohë të gjatë, tensioni të kthehet në normalitet. Nuk e vëren më frymëmarrjen e cekët, shpatullat e ngritura, mendimet që nuk ndalen. Një zhurmë e ulët në sfond, që mësohesh ta quash “kështu jam unë”.
Ndjenja e ankthit është një pjesë normale e jetës. Por çrregullimet e ankthit përfshijnë më shumë sesa shqetësime të përditshmërisë. Për njerëzit me çrregullime emocionale, anthi ndihet në thuajso çdo situatë dhe mund të përkeqësohet me kalimin e kohës.
Ilaçet për ankthin mund të krijojnë varësi. Për këtë arsye, mjekët janë shumë të rezervuar. Kjo na detyron të kërkojmë “komfort “shpëtim” në mënyra të tjera, ndonëse jo gjithmonë efektive.
- Meditimi
- Gjumi i rregullt
- Ushqim i shëndetshëm
- Aktivitet fizik
- Ekspozim në diell
- Mbajtja e ditarit
- Fitoterapi
- Reduktim i kafeinës (për ata qe se kanë nevojë jetike😅)
FITOTERAPIA



Fitoterapia është përdorimi i bimëve mjekësore për qëllime shëndetësore dhe terapeutike.
- Fitoterapia përfshin:
- Suplemente me bazë bimore
- Çajra bimorë (kamomil, livando, mente etj.)
- Ekstrakte bimore
- Tinktura
- Vajra esencialë
Bimët mjekësore përmbajnë substanca aktive natyrale që ndikojnë në trup, duke qetësuar sistemin nervor, ulin inflamacionin, ndihmojnë tretjen dhe ndikojnë pozitivisht në gjendjen emocionale.
Përzierja e fitoterapisë me aromaterapinë është një filxhan mrekullibërës.
Dhe ndoshta përbërja më magjike ndër të gjitha këto bimë është përzierja e livandos me kamomilin. Vetitë relaksuese të kamomilit janë botërisht të njohura, por përzierja e tij me livandon krijon një mrekulli të vërtetë qetësuese. Përveç cilësive të saj aromatike, livandoja ka një gamë të gjerë përfitimesh medicinale, si qetësimi i sistemit nervor, lehtësimi i stresit dhe relaksimi i sistemit tretës.
Bashkimi i fitoterapisë me aromaterapinë shndërrohet kështu në një filxhan mrekullibërës — një moment i vogël ku trupi qetësohet dhe mendja relaksohet tërësisht.🪻💛
Por njerëzit që përfitojnë më së shumti nga kjo recetë magjike, shpesh mbartin disa ndjeshmëri të veçanta:
Ke sistem nervor tejet të ndjeshëm
- Je e ndjeshme në një mënyrë të bukur.
- Vëren ndryshimet e vogla, ato që të tjerët shpesh i anashkalojnë.
- Reagon ndaj toneve të zërit, aromave, atmosferës, më fortë se shumica e njerëzve.

Je një romantike e pashpresë
- Vlerëson gjërat e vogla.
- Shijon avullin aromatik që ngrihet nga filxhani.
- Dritën e ngrohtë të qirinjve në mbrëmje.
- Kënaqësinë e thjeshtë të momentit.
- Të mjafton një moment i vogël, i veçantë, për ta kthyer një çast në kujtim.

Të pëlqen “Luksi i Heshtur”
- Përzierja e kamomilit me livando nuk është e fortë si çajrat e tjerë.
- Nuk ka aromën e tyre të mprehtë.
- Është e butë, floreale, e ëmbël, me një ndjesi të veçantë vintazhi klasik.

Ja pse ky çaj është kaq i mahnitshëm:



🪻Ndihmon sistemin nervor të marrë frymë thellë
Të dyja këto bimë, si kamomili edhe livando, veprojnë mbi sistemin GABA në tru (rruga e neurotransmetuesit që qetëson). Kjo do të thotë: muskujt relaksohen, mendimet ngadalësohen, tensioni i mbledhur në sfond shpërbëhet.
Është sikur të ulësh volumin e botës përreth me 30%.
🪻Përzierja e bimëve bio/të freskëta:
Kur bimët që do përdoren për çaj janë të freskëta, vajrat e tyre esencialë janë më aktivë dhe aroma më e fortë- shkon direkt në sistemin limbik (qendra jonë e emocioneve).
Pra ajo ndjesia “wow” është pjesërisht neurokimike + magji aromatike.
🪻Nxehtësia e çajit = sinjal sigurie për trupin dhe mendjen
Pijet e nxehta aktivizojnë sistemin nervor parasimpatik. Trupi e interpreton nxehtësinë si: “Jam i sigurt. Jam i ushqyer. Nuk ka rrezik.” Ndoshta tani e kupton pse banja jote kthehet ne sauna sa herë bën dush! 😜
Është mënyra më e mirë për të lëshuar tensionin që trupi ka mbajtur gjatë ditës.
Thënë shkurt dhe thjesht, efekti i çajit me kamomil dhe livando vjen nga kombinimi i mrekullueshëm i fitoterapisë me aromaterapinë.
Aromaterapia

Aroma shkon direkt në sistemin limbik (emocione + kujtesë/trauma).
Efekti është kryesisht më emocional.
Fitoterapia

Ndikojnë në receptorët GABA, të ciltë sjellin relaksim të sistemit nervor.
Veprojnë emocionalisht dhe fiziologjikisht.
Ky nuk është thjeshtë një filxhan çaj.
Është një rregullim i vogël- por i fuqishëm- i sistemit nervor, në disa nivele njëherësh:
- përthithje biologjike
- stimulim aromatik
- sinjal sigurie përftuar nxehtësia
- ritual qetësues magjik
- Përgatitja:
- 1 lugë çaji lule kamomili
- 1 lugë çaji gjethe livando
- 1-2 lugë mjaltë (ose sheqer, nëse ke nevojë për energji)
- 250 ml ujë ose qumësht i nxehtë
- Një filxhan me motive të bukura🌷










Leave a Reply