🌙Digj çdo mbrëmje disa degë sherebele. Shpërndaje temjanin nëpër shtëpi në drejtim të orës. Mos harro të hapësh dritaret për të nxjerrë energjinë negative.
🌙Hidh kripë rregullisht tek dera e jashtme, ballkoni dhe në parvazet e dritareve për të mbajtur larg energjinë negative të ziliqarëve.
🌙Sa herë lan çimentot, hidh pak kripë për të pastruar energjitë e mbledhura përtokë.
🌙 Vish çdo ditë rroba të pastra. Sapo të kthehesh në shtëpi, vendosi të gjitha rrobat për të larë.
🌙Hiqi këpucët tek dera e shtëpisë – ose në korridor.
🌙Hidh disa pika vaji esencial sipas dëshirës në detergjentin (e lëngshëm) e rrobave.
🌙Pastro fizikisht të gjithë shtëpinë sa më shpesh që të mundesh.
🌙Digj qirinj aromatik / mbrojtës çdo ditë.
🌙Vendos pentagramin tek dera e jashtme. Nëse jeton me të tjerë, pikturo tek dera e dhomës tënde një pentagram “të padukshëm“ me vaj esencial.:
🌙 Mbaj vazo me erëza në ballkon ose në baçe– sidomos rozmarinë e freskët dhe borzilok.
🌙Vendos kokrra të thata livandoje nën jastëkun e gjumit.
🌙Përdor ujë hëne për pastrimin e mureve dhe orendive shtëpiake.
Nëse vjen nga një familje myslimane, bëj ujë të kënduar nga verset e Kuranit, ose kërkoji një hoxhe ta bëj për ty. Pastroje shtëpinë rregullisht me ujë të kënduar. Do të vëresh shumë shpejt sa mirë do të të eci fati. Përdor Kuranin, ose Kryqin – sipas besimit tënd, ose të familjes tënde- për të sjellë më shumë qetësi dhe lumturi në familje.
Sepse Magjia ekziston kudo përreth – pavarësisht se cilit besim fetar i përket.
Unë preferoj kristalet dhe lulet, qirinjtë, bimët aromatike, vajrat esencialë, apo ngjyrat- sepse përveç energjisë së tyre spirituale, më pëlqen ta mbush jetën time me gjëra të bukura dhe me aroma të këndshme.
Marrë nga libri: Venus Rising








Leave a Reply