Me Halloween-in në afërsi, mund të përpiqeni të krijoni një pamje unike të grimit të Halloween-it që mund të rikrijohet lehtësisht. Ndonëse një festë e frikshme, ndonjëherë ne vajzat thjesht duam të jemi vajza!

SIRENA E DETIT
Ngjyrat në këtë grim sirenë janë mahnitëse! Efekti i luspave mund të krijohet nëpërmjet getave prej rrjete, mbit të cilat mund të vendosësh pluhurin e syve. Një kombinim shumë i bukur i ngjyrave.

LACEY GIRL
Dizajni tërësisht i bardhë e bën këtë stil të duket sikur ka vendosur dantella… padyshim një pamje më e butë dhe më e bukur. Shtimi i perlave rreth syve e bën atë edhe më vajzërore.

PLUHUR KOZMIK
Sikur sapo keni ardhur nga hapsira… Me disa xixa, qerpikë dhe pak fletë ari, mund ta rikrijoni lehtësisht këtë pamje galaktike. Ky grim duket shumë mirë me flokë të kuqerremtë ose flokë të zinj.

KITTY CAT
Nuancat burgundy janë një ndryshim i këndshëm nga look-u tipik i zi me sy mace dhe buzët e errëta e bëjnë atë kaq femërore dhe seksi! Me një palë veshë maceje looku juaj është gati.

Princesha Njëbrirëshe
Edhe pse kjo pamje është e thjeshtë, ka diçka kaq nostalgjike në të. Makijazhi është shumë më i butë me bishtalecat topuz dhe bririn. Kombinojeni këtë pamje me një peliçe artificiale.

Shtriga
Ndryshe nga pamja e mëparshme njëbrirësh, ky look do të dukej i mrekullueshëm me flokë të zinj. Makjazhi i syve dhe i buzë duhet të jetë më i rëndë dhe më i theksuar se pjesa tjetër e makjazhit.

BARBIE
Thjeshtë dhe bukur: sytë dhe buzët rozë dhe një fustan rozë dhe ky stil është i kompletuar!

HARLEY QUINN
Kjo ikonë legjendare mund të imitohet fare lehtë, duke kombinuar ngjyrat blu dhe të kuqe.

Kukull
E ngjashme me barbin, por duke e kompletuar atë me një shenjë në fytyrë si dhe fustan të grisur.









Leave a Reply