Vjeshta është një nga simbolet më të fuqishme të transformimit. Është momenti kur diçka ndryshon pamje përpara se të hyjë në një fazë tjetër.
Vjeshta simbolizon çlirimin nga çfarë na mban të lidhur me të shkuarën, transformimin dhe fillimet e reja.
Gjethet që bien na kujtojnë se ka ardhur koha të lësh pas të vjetrën, ndërsa ngjyrat e saj frymëzojnë urtësinë, pjekurinë dhe rilindjen spirituale.
Nëse e adhuron vjeshtën, kjo tregon se ti ke një karakter pak melankolik, poetik dhe ke një shpirt artisti. Kjo vlen edhe për ato, që kanë lindur në vjeshtë. Nuk është e lehtë të festosh ditëlindjen në një atmosferë të ngarkuar emocionalisht- siç është vjeshta.
- Ti e do thellësinë dhe nuk të pëlqejnë gjërat sipërfaqësore.
- Je introspektive dhe intuitive, të tërheqin atmosferat e qeta dhe misterioze.
- Je nostalgjike, zhytesh shpesh në kujtime dhe momentet me kuptim të fortë emocional.
- Nuk ke frikë nga ndryshimi, madje mund ta shohësh si diçka të nevojshme.
- Ke një natyrë romantike dhe estetike, sidomos ndaj gjërave të ngrohta, elegante dhe pak melankolike.
- Të tërheq simbolika e rilindjes, dhe ideja që diçka duhet të përfundojë për t’i lënë vend diçkaje të re.
Dashuria për vjeshtën tregon një karakter të butë, romantik dhe melankolik.

Ti je romantike – të tërheq atmosfera plotë ngjyra, nostalgjia që ajo nxjell dhe momentet e veçanta.
Ti je nga ato i kushton rëndësi të veçantë momenteve të vogla: një shëtitje në mbrëmje, një shi i lehtë i ngrohtë, muzika spa, apo qirinjtë aromatikë- të tilla momente të “parëndësishme” mund të kthehen të paharrueshme për ty, vetëm për shkak të emocioneve që ato percjellin.
Për ty, bukuria qëndron te emocioni i fortë i momentit, kujtimet e bukura, dhe bisedat që krijojnë një ndjesi të veçantë.
Ti je intuitive – ke një ndjeshmëri të veçantë ndaj atmosferës, njerëzve dhe situatave.
Ti shpesh u kushton rëndësi të veçantë detajeve të vogla, si një ndryshim në tonin e zërit, një shikim të çuditshëm apo një ndryshim në sjellje, që të tjerët mund të mos e vënë re fare.
Ti u beson ndjesive të tua instinktive dhe intuitës kur përballesh me çdo situatë ose person.


Je pak misterioze – nuk e tregon menjëherë gjithçka për veten. Madje nuk të pëlqen të flasësh për veten.
Ti preferon të mbash mendime, ndjenja dhe aspekte të personalitetit tënd “të fshehura” dhe private. Nëse dikush dëshiron të të njohë, duhet të mundohet dhe ta bëj këtë gradualisht.
Kjo krijon një aurë intrigimi dhe kurioziteti, sepse gjithmonë duket sikur ka diçka më shumë për të zbuluar tek ty.
Elegante dhe tërheqëse – ke një prezencë që bie në sy pa pasur nevojë të kërkosh vëmendje.
Ti i kushton një rëndësi të jashtëzakonshëm kujdesit ndaj vetes dhe mënyrën se si paraqitesh, ke një stil të veçantë dhe përcjell siguri në vetvete në mënyrën si sillesh- edhe nëse nuk është e vërtetë.
Tërheqja jote nuk lidhet vetëm me pamjen, por edhe me qetësinë, sjelljen, mënyrën e të folurit dhe energjinë që ti rrezaton.


Je shumë e pavarur – Femrat e pavarura kanë besim te vetja dhe te aftësia e tyre për të përballuar ndryshimet.
Nuk ke frikë të mbyllësh një kapitull kur e ndjen se diçkaje i ka ardhur fundi, kur e kupton se ka ardhur koha të largohesh dhe të nisësh një jetë të re.
Për ty çdo ndryshim është si një mundësi për t’u rritur, për të zbuluar veten dhe për të nisur diçka të re.
Ke një shpirt artistik dhe melankolik – ti e sheh bukurinë aty ku të tjerët nuk e vërejnë, veçanërisht në gjërat e thjeshta, në atmosferat e qeta dhe në momentet plot emocion.
Ke një lidhje të veçantë me nostalgjinë, muzikën, natyrën dhe gjithçka që të frymëzon emocionalisht.
Ti je tip që mund të frymëzohet nga shiu, muzika, perëndimet e diellit, gjethet që bien dhe gjithçka që përcjell një ndjesi të veçantë.

Ja pse vjeshta mund të na pëlqej nga pak të gjithëve:
Moti i freskët – Më në fund nxehtësia e madhe e verës fillon gradualisht të largohet dhe zëvendësohet nga temperatura të më freskëta, të këndshme dhe të rehatshme.
Ndryshimi i natyrës: Pemët marrin nuanca të bukura të kuqe, portokalli dhe të arta, duke krijuar pamje mahnitëse.
Veshjet e rehatshme: Është koha kur më në fund mund të veshim përsëri pulovra të lehta apo ngjyra të tokës.
Festivalet dhe festat: Stina sjell festime të njohura si Halloween apo edhe ekuinoksi.
Ushqimet sezonale: Është kohe kur fillojmë sërish të shijojmë gjellët e ngrohta, kungujt, gështenjat apo edhe ushqime të tjera sezonale.








Leave a Reply