Mirësevjen, Vjeshtë! Përgatitsni Shtëpinë Tuaj për Magjinë e Stinës

Gjethet kanë filluar të bien, netët po bëhen më të ftohta dhe në ajër ndihet aroma e erëzave… Jemi në vjeshtë. 🤎

Kur temperaturat fillojnë të ulen, është koha të mendojmë për një arredim të ri të shtëpisë, duke e kthyer ambientin tonë në një hapësirë sa më të ngrohtë, të rehatshme dhe mikpritëse.

Vjeshta është stina e erëzave. Përdor aromatizues me kanellë dhe mollë, vendos qirinj dekorativë në ngjyrat e stinës mbi tavolinën e mesit, bufe dhe komodina.

Mund të blesh edhe kunguj, t’i përdorësh për gatim dhe disa prej tyre t’i mbash si dekor mbi bufenë e kuzhinës.

Nëse ke lule dekorative artificiale, nxirr në pah lulet e verdha dhe portokalli për t’i dhënë ambientit një pamje sa më vjeshtore.

Vendos batanije të holla dhe jastëkë dekorativë mbi divan për ta bërë ambientin më të ngrohtë dhe komod.

Zgjidh gjithnjë tone të ngrohta, me nuanca të bezhës dhe kafes, që përshtaten me atmosferën e vjeshtës. 🍂

Bli shkopinj kanelle dhe përdori si dekor në tavolinë. Përveçse i japin një pamje të ngrohtë dhe elegante ambientit, aroma e tyre krijon atmosferën perfekte për një mbrëmje të këndshme vjeshte.

Mblidh disa boçe pishe dhe përdori si dekor në tavolinë, në bufe ose në një shportë dekorative. Mund t’i kombinosh me gjethe të thata, degëza dhe qirinj në tone të ngrohta për të krijuar një atmosferë natyrale dhe të ngrohtë vjeshtore.

Leave a Reply

The moon today
.
.

Një Javë Magjike

Përfito falas e-book-un
7 receta të magjisë së bardhë për mbarësi, energji dhe pozitivitet në jetën tënde.

Abonohu tani për të marrë guidën:

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading