Tendencat koreane të bukurisë janë nga ato që më kanë mahnitur më shumë. Nga gradienti “buzët e purpurt” deri tek grimi me shkëlqim, stilet e grimit dhe kujdesit ndaj vetes janë ndër më të dashurat anembanë botës.

1. Blashi ngjyrë karamel: Ndërsa Koreja zakonisht pëlqen nuancat e rozës në të kuqe për shumicën e produkteve të grimit, një nga tendencat më të dashura koreane të grimit që shihet më shpesh është edhe blashi karamel. Një nuancë e lehtë nudo që ju jep një shkëlqim të këndshëm dhe thekson pamjen tuaj.
2.Buzë me shkëlqim të theksuar: Për një kohë më të gjatë, trendi në K-beauty ishin buzët “lulekuqe”. Megjithatë, kjo ka ndryshuar, ku femrat koreane tani preferojnë pamjen e buzëve me shkëlqim të theksuar dhe të plota, duke përdorur balsam apostafat për buzët.



3.Qerpikë të parregullt: Ndërsa vazhdimisht përpiqemi të shmangin qerpikët e parregullt dhe të ekzagjeruar, Koreja e Jugut në fakt e ktheu këtë në një trend. Kur mendoni për qerpikët e trashë, ju mendoni për rrëmujë, por ky trend është shumë larg kësaj. Frymëzuar nga modeli i viteve 1960 nga topmodelja e njohur Twiggy, pasi të keni aplikuar rimelin (sa më shumë aq më mirë) , merrni një piskatore dhe shtrëngoni butësisht majat e qerpikëve në mënyrë që të ngjiten së bashku dhe do të krijoni kështu pamjen e qerpikëve të parregullt dhe të ngjeshur.

4.Vetullat si pupla: Trendi më i përhapur deri pak kohë më parë ishin vetullat e drejta. Por a e keni vënë re sa shumë tani po anojmë drejt modelit duke i bërë ato të duken më si pupla?
Falenderoni Korenë e Jugut për këtë!

5.Grimi NewJeans: Ky stil i grimit pushtoi komunitetin e influencueseve të trendeve të bukurisë duke rikrijuar të ashtuquajturën “makijazhi NewJeans”. Rinor dhe i pastër, kjo është pamja perfekte e grimit me makeup minimal.

6.Lëkura e butë: Gjithçka ka të bëjë me atë shkëlqimin dhe nurin e veçantë korean.
Rrallëherë do të mund të gjenit një bazë fondatinte koreane që nuk kishte një lloj efekti shkëlqyes në të. Por gjërat kanë filluar të ndryshojnë, ku në vend të pamjes së shndritshme dhe të hidratuar, do të zbuloni se shumica e fondatintave që ofrohen në dyqanet rrugore të Koresë së Jugut kanë një shumëllojshmëri të gjerë, duke përfshirë këtu edhe bazamente mat. Gjithsesi, efekti i lëkurës së butë (pa shkëlqim të tepruar) është trendi më i ri mund të arrihet duke u kujdesur rregullisht për fytyrën tuaj. Koreja e Jugut është kampione në këtë fushë.
Stilet e makjazhit korean, sido që të ndryshojnë ato mbeten gjithnjë të preferuarat e mia! Ka diçka të veçantë në kulturën koreane që e bën atë kaq të dashur, qofshin ato stilet, trendet, moda e veshjes, muzika, filmat, sjellja etj. Të gjithë e duam botën K-Pop! 🥰










Leave a Reply