5 Sekretet e Bukurisë të Vajzave Aziatike

Me siguri, shumë prej nesh e kanë pyetur veten, si munden femrat aziatike të kenë një lëkurë kaq perfekte? Përveç faktit se, shumica prej tyre janë tepër të dobëta dhe elegante, lëkura e bardhë dhe e pastër është një ndër karakteristikat të cilat bien më shumë në sy, kur shikojmë një vajzë tipike japoneze apo koreane.

Për femrat aziatike, kujdesi ndaj lëkurës është jo vetëm një përgjegjësi, por edhe një ritual i përditshëm. Ato investojnë shumë kohë dhe para për kujdesin ndaj lëkurës, duke përfshirë këtu metoda dhe teknika, të cilat mësohen që në fëmijëri për tu kthyer më pas në një rutinë të jetës së tyre të përditshme.

Produktet kozmetike apo dermatologjike koreane janë ekonomikisht shumë më të përballueshme sesa në Shqipëri, apo edhe në shumë vende të tjera.

Kjo ndodh për shkak se vajzat koreane i kushtojnë një vëmendje të jashtëzakonshme lëkurës dhe produktet që ofrohen në tregun korean, janë nga më të larmishmet dhe gjenden kudo.

Madje edhe ato lloje produktesh, të cilat në Shqipëri do mund ti gjeje vetëm në farmaci, në Kore i gjen edhe në supermarkete apo në dyqane të thjeshta, bashkë me produktet e tjera ushqimore dhe konsume të jetës së përditshme. 

Nëse shumë prej nesh përdorim vetëm një produkt për një problem të lëkurës duke shpresuar të bëj mrekullira, në Kore ekziston një produkt dermatologjik për çdo lloj lëkure dhe për çdo rast, i cili përdoret çdo ditë edhe madje disa herë gjatë ditës. ​

Le të marrim si shembull sapunin: nëse do të kishe probleme me yndyrën e tepruar në lëkurë, do të përdorje thjesht një sapun për lëkurë të yndyrshme. Ndërkohë që në Kore do të gjeje një sapun për lëkurë të yndyrshme për të hequr pikat e bardha tek faqet, një tjetër për lëkurë të yndyrshme për të eliminuar pikat e zeza tek hunda, ose shkumë sapuni për të pastruar puçrat, pasuar nga një serum apo maskë, për ta hidratuar lëkurën mbas larjes dhe një klinzer special për një pastrim më të thelluar të lëkurës para përdorimit të sapunit. Siç e shikon, gjëra krejtësisht normale ;)

Për këtë arsye, numri i mjekëve dermatologë ashtu si edhe produktet që ofrohen në treg, është shumë më i lartë dhe për rrjedhojë, konkurenca është më e madhe dhe kjo natyrisht që i bën shpenzimet e vizitave dermatologjike shumë herë më të lira sesa në Shqipëri apo kudo tjetër.

​Ne shpesh habitemi për kulturën perëndimore të kujdesit ndaj shëndetit, ku njerëzit kryejnë vizita të rregullta shëndetësore për tu kujdesur ndaj vetes dhe për të parandaluar çdo lloj sëmundje.

​Por a keni menduar ndonjëherë të kryeni çdo muaj vizita të rregullta tek dermatologu? Edhe nëse keni një lëkurë të bardhë dhe të pastër si porcelani? Me siguri që jo. Por për vajzat koreane kjo është pjesë e kulturës së tyre. Madje disa prej tyre janë aq të fiksuara, saqë vizitat dermatologjike i kryejnë çdo javë!

Mospërdorimi i rregullt i kremrave mbrojtës gjate muajve të nxehtë të verës, jo vetëm që është e dëmshme për lëkurën por edhe jashtëzakonisht e rrezikshme. Rrezet e diellit mund të shkaktojnë kancer të lëkurës dhe fatkeqësisht, numri i femrave të prekura nga kanceri i lëkurës, është gjithnjë e më shumë në rritje.

Nuk është aspak e nevojshme të rrezikojmë shëndetin.

Vajzat aziatike e përdorin kremin mbrojtës rregullisht. Jo vetëm në plazh apo gjatë muajve të verës, por edhe në muajt e tjerë të vitit.

Kjo sepse rrezet e diellit, sado të lehta që të jenë, mund të shkaktojnë dëmtim të qelizave të lëkurës dhe si pasojë, mplakjen e parakohshme.

“E kam gjenetike” nuk është justifikim. Kjo vlen për të gjitha aspektet e bukurisë, përfshirë edhe mbajtjen e linjave trupore.🤭

Leave a Reply

The moon today
.
.

Një Javë Magjike

Përfito falas e-book-un
7 receta të magjisë së bardhë për mbarësi, energji dhe pozitivitet në jetën tënde.

Abonohu tani për të marrë guidën:

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading