Je unike, energjike apo pasionante? Jo vetëm ngjyra e preferuar por madje edhe ajo që urren më shumë tregon gjithçka rreth teje. Në këtë artikull do të mësosh se çfarë tregon rreth karakterit tënd ngjyra jote e preferuar…

E VERDHA
Të pëlqen të studiosh dhe të mësosh gjëra të reja. Në përgjithësi je tip i qeshur dhe i hapur me njerëzit. Ndoshta jo rrallë herë të kanë krahasuar me një “rreze dielli”.

LEJLAJA
Je e vaçantë, unike, individuale. Dashuria jote për artin dhe të bukurën është jashtëzakonisht e theksuar.

KAFJA
Ngjyra kafe si ngjyra jote më e preferuar tregon që je e dashur, e ngrohtë në komunikim dhe shumë e qëndrueshme. Një jetë stabile është gjëja më e rëndësishme për ty.

E KUQJA
Nëse preferon ngjyrën e kuqe, kjo tregon se je pasionante, e vendosur dhe të pëlqen ta shijosh jetën në maksimum.

ROZA
Ti je një femër e ëmbël, e çiltër dhe zemërgjerë. Rrezaton butësi dhe ndjehesh komode në feminilitetin tënd. Njerëzit që preferojnë ngjyrën rozë duan ta bëjnë botën një vend më të mirë.

JESHILJA
Nëse të pëlqen ngjyra jeshile, kjo tregon që je shumë e dashur, lojale dhe e sinqertë.

GURKALI
Ngjyra gurkali tregon që je idealiste dhe ke një vetëbesim të shëndetshëm. Gjithashtu ke një prirje ndaj spiritualitetit dhe ndjek intuitën dhe zërin tënd të brendshëm. Je empatike dhe sensitive.

PORTOKALLIA
Tregon që je shumë aktive dhe sociale. Të pëlqen ta kalosh kohën e rrethuar nga njerëz, në çdo kohë dhe kudo.

BLUJA
Nëse të pëlqen bluja, atëherë je një njeri i cili ka nevojë të theksuar për harmoni, je tip i qetë dhe i ndjeshëm. Je gjithashtu tip i qëndrueshëm dhe nuk të pëlqejnë ndryshimet.

E BARDHA
Njerëzit që preferojnë ngjyrën e bardhë janë të mirëorganizuar dhe të arsyeshëm. Ju keni një preferencë për ngjyrat që ngjallin një ndjenjë qetësie ose thjeshtësie.

GRIJA
Nëse e pëlqeni ngjyrën gri, ju përpiqeni të mbroni veten nga bota e jashtme kaotike, madje deri në atë pikë sa të izoloheni nga të tjerët, duke ju lënë ndjenjën se nuk përshtateni apo nuk përkisni askund.

E ZEZA
Njerëzit që preferojnë ngjyrën e zezë, konsiderohen si të ndjeshëm dhe kanë një sens të theksuar artistik. Në përgjithësi, ata janë te rezervuar dhe shpesh herë introvertë.









Leave a Reply