Kujdesi im ndaj lëkurës fillon gjithmonë me pastrimin e makiazhit, edhe nëse nuk kam pëdorur fare makeup. Më pëlqen ndjesia e pastrimit të fytyrës kur përdor locion dhe pade pambuku.
Produktet që përdor në këtë rast ndryshojnë vazhdimisht. Por e preferuara ime vazhdon të mbetet uji micelar.

Larja e fytyrës
Nga këtu fillon rutina ime koreane. Ajo është absolutisht e preferuara ime, më e mira dhe më efikasja nëse dëshiron të kesh nje lëkurë të bukur dhe të shëndetshme. E veçanta e kësaj metode është se përmirësimi i lëkurës vërehet menjëherë mbas 2-3 ditësh…është absolutisht e preferuara ime!
Lexo: Rutina Koreane e Kujdesit Ndaj Lëkurës
1. Larës me bazë UJI dhe 2. Larës me bazë VAJOR
Pastrimi i fytyrës në rutinën koreane konsiston nga 2 lloje larësish: ai me përbërje uji ose shkumë (larës i thjeshtë) dhe ai me përbërje vajore. Kjo e fundit është pak më e vështirë për tu gjendur nëpër dyqanet në Shqipëri, por absolutisht i domosdoshëm. Arsyeja është se ajo hyn nëpër poret e lëkurës aty ku larësit e tjerë nuk mund të depërtojnë dhe prandaj është shumë i rëndësishëm për ta pastruar lëkurën nga çdo papastërti të mundshme.
3. Eksfoliatori
Ndërsa lëkura juaj i pastron natyrshëm qelizat e vdekura, ajo nuk mund t’i largojë gjithmonë të gjitha. Ky proces natyror gjithashtu ngadalësohet me kalimin e kohës. Eksfoliatori shërben për të hequr qelizat e vdekura.
4. Maska të ndryshme
Maskat e fytyrës i përdor pas pastrimit të plotë të fytyrës, por para se të vazhdoj me produktet e tjera. Ato kërkojnë gjithmonë shpëlarje, ndërsa produktet e tjera duhet të qëndrojnë në lëkurë për disa orë.
Toniku është më i përhapur dhe shumë i thjeshtë për tu gjetur, madje edhe nëpër markete të lagjes mund të gjesh një tonik për lëkurën. Toniku është i shumëllojshëm dhe mund ta zgjedhësh sipas nevojave aktuale të lëkurës.



5. Esenca
Kjo është pjesa më e vështirë e rutinës koreane. Nuk e kuptoj se si një produkt kaq i “mrekullibërës” është kaq i vështirë për tu gjendur. Ndoshta sepse rutina koreane nuk është ende i njohur nëpër botë?? Sepse esencat janë thuajse të pamundura për tu gjendur nëpër farmacitë tona. Dyqanet e tjera janë të pakonsiderueshme…
Në rutinën koreane, esenca është produkti më i rëndësishëm dhe kryesori: çdo pjesë tjetër e rutinës rrotullohet rreth esencës.
Lexo: Sekretet e Kujdesit të Lëkurës: Esencat Koreane
Në këtë rast unë po përdor një esencë që e gjeta rastësisht në një dyqan të veçantë ku shiten produkte të ardhura nga Rusia. Është një dyqan shumë i veçantë, por kjo esenca ishte e vetmja e mbetur dhe e vetmja që gjendej në inventarin e tyre!😣
6. Serumi
Një serum për lëkurënështë një përforcues i shkëlqyeshëm për çdo rutinë të kujdesit të lëkurës dhe duhet të përdoret nën hidratuesin tuaj të përditshëm. Ato janë formula shumë të përqendruara, të cilat absorbohen shpejt nga lëkura duke ofruar një dozë intensive përbërësish që mund të adresojnë problemet e zakonshme të lëkurës. Disa serume kanë një përbërës kryesor, ndërsa të tjerë, janë formula të kombinuara, si p.sh. ato kundër rrudhave.
7. Maska me letër
Maskat e prej letre janë maska që zakonisht bëhen nga copa të holla pëlhure dhe janë njëpërdorimshme. Pëlhura përmban vrima për sytë, gojën dhe hundën tuaj, por përndryshe mbulon plotësisht fytyrën tuaj. Ata janë të njomur me serume që kanë për qëllim të përthithen në lëkurë dhe të qëndrojnë në fytyrë për një kohë të gjatë.



8. Kremi syve
Kremi i syve është i nevojshëm sepse lëkura rreth syve është më e hollë dhe fillon të shfaq më herët shenja plakjeje. Një krem i mirë për sytë mund të ndihmojë në minimizimin e pamjes së rrudhave, rrathëve të errët dhe fryrjes.
9. Hidratuesi
Dehidratimi mund të shkaktojë probleme si: kruarje, rrathë më të errët nën sy,
shfaqje e vijave të imëta dhe rrudhave sipërfaqësore. Ndaj hidratimi i fytyrës është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet anashkaluar asnjëherë.
10. Kremi me mbrojtje nga dielli SPF
(për rutinën e mëngjesit) ose kremra të tjerë për rutinën e mbrëmjes.
Në rutinën koreane të kujdesit të lëkurës, ky është hapi i fundit, por edhe shumë i rëndësishëm, pasi mbrojtja nga dielli është një ndër elementët kryesorë të “rinisë së përjetshme” kaq tipike aziatike.
Personalisht, unë preferoj ta mbyll rutinën time të kujdesit ndaj lëkurës duke përdorur kremra të ndryshëm, sipas nevojave 🥰









Leave a Reply