Pija më e Mirë e Verës: Matcha Latte

Kjo pije ideale e verës është e shëndetshme dhe mjaft e lehtë për t’u përgatitur – plotë me vitamina, minerale dhe një shije të mahnitshme.

Tradicionalisht është konsumuar ndër shekuj si pjesë e ceremonive japoneze të çajit.

Matcha është bërë më i njohur dhe popullor vitet e fundit dhe tani shijohet në mbarë botën në pije dhe ushqime të ndryshme, si çaji latte, smoothie, ëmbëlsira, snacks edhe më shumë!

Hulumtimet tregojnë se çaji jeshil ndihmon në shëndetin mendor dhe ka efekte antikancerogjene, anti-diabetike si dhe anti-inflamatore.

Dhe tashmë është e vërtetuar se matcha është edhe më e fuqishme sesa çaji jeshil!

Mbi të gjitha, matcha është një zëvendësues perfekt për dashamirësit e kafesë, pasi përmban më pak kafeinë (duke mos shkaktuar nervozizmin dhe ankthin tipik) dhe është i pasur me vitaminë C, aminoacide dhe një mori antioksidantësh të tjerë tejet të shëndetshëm.

  • 💚Përforcon imunitetin
  • 💚Përshpejton metabolizmin
  • 💚Detoksifikon trupin
  • 💚Përmirëson lëkurën
  • 💚Pastron aknet
  • 💚Rigjeneron qelizat
  • 💚Parandalon shenjat e mplakjes

Nëse po përballesh me lodhje, stres, ndryshime hormonale, matcha është një ndër pijet më të mira për ne gratë dhe vajzat:

  1. Balancon hormonet – Matcha është plot me antioksidantë që ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe stresit. Mund të ndihmojë në stabilizimin e hormoneve, sidomos gjatë periudhës para menstruale.
  2. Jep Energji pa ankth – Përmban kafetinë, por gjithashtu edhe L-theaninë, e cila qetëson sistemin nervor. Jep fokus dhe energji pa të rritur gjendjen anksioze.
  3. Perfekte për lëkurën – Antioksidantët ndihmojnë lëkurën të qëndrojë elastike dhe e pastër.
  4. Përmirëson metabolizmin – Duke ndihmuar në djegien e kalorive.
  5. Ofron Fokus dhe mirqenie emocional – Kombinimi i L-theaninës me kafetinën ndihmon në qartësi mendore, veçanërisht nëse ke tendenca ndaj ankthit ose ndihesh shpesh e lodhur.
  • 1 lugë · Pluhur Matcha
  • 1 lugë · Ujë të valuar
  • 1 lugë · mjaltë, pak ekstrakt vanilje, ose shurup sipas dëshirës
  • 250ml · Qumësht – preferohet tërshërë ose bajame, por mund të përdorni çfarë të pëlqeni më shumë. Unë preferoj qumështin e sojës.
  • Copa Akulli


🌿Përzjeni pluhurin matcha bashkë me mjaltin/ shurupin me një lugë ujë të nxehtë deri sa të krijoni një masë kremoze.

🌿Vendoseni pastën matcha në ngrirje të ftohet për rreth 15 minuta.

🌿Shtoni akull në gotën me qumësht. Pasi matcha të jetë ftohur, hidheni atë në gotën e qumështit me akull.

Leave a Reply

The moon today
.
.

Një Javë Magjike

Përfito falas e-book-un
7 receta të magjisë së bardhë për mbarësi, energji dhe pozitivitet në jetën tënde.

Abonohu tani për të marrë guidën:

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading