Ja Si Intuita Femërore Ju Ndihmon të Arrini Qëllimet Tuaja

Në këtë botë ku duket sikur gjithçka ecën me ritme tepër të shpejta, nevoja për të qëndruar të fokusuar dhe aftësitë tuaja organizative janë thelbësore. Po sikur të mund të përfshinit praktikat tuaja spirituale në punë, të sillnit pak magji në ngarkesën e punës së përditshme?

Duke përzier punën tuaj me praktikat e magjisë dhe wicca-s, mund të shfrytëzoni fuqinë e spiritualitetit dhe energjive, për të bërë më të këndshme rrjedhën e punës, për bashkëpunime më të mira dhe harmonike dhe rezultate të suksesshme.

Praktikat spirituale mund të jenë mjete të fuqishme për të menaxhuar stresin, për të rritur kreativitetin, dhe për të ndihmuar në zhvillimin personal dhe profesional.

Ja si të integroni karrierën tuaj me magjinë:

Përdor “Power of Intention” për të arritur qëllime

Si në karrierë, ashtu edhe në praktikat e magjisë, synimi është çelësi i suksesit.

Vendos një qëllim/ detyrë / projekt/ studime apo provime

  • Ndiz një qiri ngjyrë jeshil (i cili përfaqëson sukses dhe zhvillim) dhe thuaji qëllimet që dëshiron të arrish, me zë të lartë. Përpiqu të krijosh një imazh se si do të duket dhe si do të ndjehesh, pasi ky projekt të ketë përfunduar.
  • Shkruaj qëllimin që dëshiron të arrish.
  • Përshkruaj projektin në një ditar dhe rishikoje atë çdo ditë.

Duke ndërthurur projektin me qëllimet konkrete, ndjenjat dhe energjinë, do të mund të qëndrosh e motivuar dhe në rrugën e duhur


Ndiq Ciklin e Hënës

Wicca dhe praktika të tjera të magjisë, shpesh përfshijnë kuptim të cikleve të natyrës dhe cikli hënor është një mjet i fuqishëm për të menaxhuar afatet kohore të projektit tuaj. Secila fazë e hënës mban energji të ndryshme të cilat mund të ndikojnë në mënyrën se si i qaseni fazave të ndryshme të projektit tuaj.

Hëna e Re (Planifikim)

Hëna e re përfaqëson një fillim të ri. Kjo është koha më ideale për të vendosur qëllimet tuaja. Gjithçka nis nga këtu. Krijoni një plan konkret se çfarë dhe deri kur duhet të keni arritur qëllimin tuaj. Përgatit ambjentin, blej sendet konkrete që do të duhen për të arritur qëllimin, mbaj shënime në bllok ose krijo një tabelë me projektin e përfunduar dhe si do dëshiroje që të duket.

Psh. nëse do të përgatitesh për një provim: Vendos datën e provimit si përfundim të projektit.

Shëno notën që synon të marrësh.

Krijo një listë se çfarë leksionesh duhet të përsërisësh.

Krijo një plan sa orë në ditë do të mësosh dhe ku, etj.

I njëjti princip mund të ndiqet edhe për qëllime të tjera, si humbja në peshë, frekuentimi i një kursi të caktuar, palestra etj.

Hëna në Ngritje (Zhvillim)

Ashtu si Hëna vazhdon të ngrihet, edhe projekti juaj duhet të përparojë. Kjo fazë duhet të shërbejë për të shpalosur ide të reja dhe për të ndërmarrë veprime konkrete. Rishiko bllokun e shënimeve për të qëndruar e motivuar, qëndro e përkushtuar dhe e vendosur duke iu përmbajtur planit.

Hëna e Plotë (Arritje)

Kjo fazë përfaqëson arritje dhe qartësi. Rishiko çfarë ke arritur deri më tani dhe tregohu krenare. Shpërbleje veten me një dhuratë të këndshme.

Hëna në Rënie (Rishikim)

Ka diçka që dëshiron ta integrosh për ta bërë udhëtimin më të këndshëm? Nëse ka diçka që nuk funksionon ashtu siç e parashikoje, mendo të bësh ndryshime të vogla. Kjo është faza e duhur për të rishikuar dhe për të axhornuar planin tuaj.

Duke ndjekur fazat e hënës, do të mund të përparoni punën tuaj sipas ritmeve magjike të natyrës.


Përdor kristalet për fokusim dhe organizim

Përdorni kristalet si mjete të fuqishme spirituale në mjedisin tuaj të punës. Ato mund të ndihmojnë në qetësimin, rritjen e përqëndrimit dhe mbrojtjen nga energjia negative.

  • Citrina

Përdor Citrinë për të tërhequr sukses, begati dhe pozitivitet. Vendos një citrinë mbi tavolinën e punës për të rritur produktivitetin.

  • Ametisti

Si i preferuari i të gjithëve, ky kristal nuk mund të mungoj kurrë në ambjentin tuaj. Ai do tju ndihmojë për të qartësuar idetë dhe për të qëndruar të fokusuar për një kohë të gjatë.

  • Turmalina e Zezë

Për tju mbrojtur nga negativiteti, si dhe:

  • Kuarci i tejdukshëm

Ky kristal do të amplifikjë të gjitha energjitë e kristaleve që ju rrethojnë.

Kristali që rekomandohet në çdo zyrë: Seleniti, për harmoni dhe produktivitet


Përdor letrat Taro për udhëzime

Letrat taro mund tju ofrojnë qartësi në momente të vështira dhe sidomos nëse keni konflite. Përdorni ato si një mjet për të reflektuar dhe për tju ndihmuar të ndiqni intuitën tuaj.

  • Tërhiq një letër nga pako për të pyetur mbi qëllimet / dëshirat e një personi të caktuar.
  • Tërhiq 2-3 letra për kuptuar më mirë energjinë aktuale në ambjentin e zyrës.
  • Përgatitu për çfarë të pret çdo javë apo çdo muaj duke hedhur stilin e “Kryqit Keltik”
  • Tërhiq një letër sa herë të kesh nevojë për një këshillë si duhet vepruar.

Fatmirësisht, shpjegime dhe kuptime mbi letrat taro mund të gjeni pa fund!


Pastro Energjitë për të Rritur Produktivitetin

Mbajtja e një hapësire pune të qetë, pozitive dhe të balancuar është thelbësore në çdo zyrë. Energjia negative mund të ngadalësojë përparimin dhe të krijojë moskuptime brenda grupit.

Mënyra më e mirë për të pastruar energjinë e ambjentit është tuke djegur erëza dhe barërat mjeksore, si sherebela. Ose lule të thara si livando, rozmarina, madje edhe trëndafili.

Formula Magjike

shpesh përballet me sfida të jashtme, nga kërkesat e klientëve deri te pengesat e papritura. magjitë e mbrojtjes mund të ndihmojnë në mbrojtjen e projekteve tuaja nga ndikimet negative

Në karrierën tuaj shpesh herë do të përballeni me sfida të jashtme, nga kërkesat e klientëve deri te pengesat e papritura. Ritualet e mbrojtjes mund tju ndihmojnë në mbrojtjen e projekteve tuaja nga ndikimet e jashtme negative.

Duke ndezur qirinj:

Ndiz një qiri të zi dhe vizualizo një mburojë mbrojtëse rreth punës apo një qëllim specifik që dëshiron të arrish. Fokusohu në mbajtjen e tij larg çdo vonese, pengese, influencave të jashtme, apo negativiteti.

Nëpërmjet amuletëve:

Kur planifikoni çdo lloj magji mbrojtëse, mbani gjëra të thjeshta, që ndoshta nuk bien shumë në sy. Ato mund të jenë një lule, një objekt fatsjellës, një kristal apo edhe një dhuratë nga një person i dashur. Për t’u ndjerë e sigurt në një hapësirë ​​e caktuar, mund ti vendosësh ato në një vend që ka kuptim për situatën tuaj, ose në afërsinë tuaj fizike. Magjia mbrojtëse mund të krijohet thjeshtë duke shprehur qëllimin tuaj dhe duke përdorur fuqinë e vizualizimit. Përsëriteni këtë ritual çdo herë që ndodheni në një situatë të tensionuar apo kompetitive.

Formulat magjike ju ndihmojë për të siguruar që faktorët e jashtëm të mos pengojnë suksesin tuaj.


Kremtoni Piketat Tuaja

Mbas çdo suksesi, qoftë ai edhe fare i vogël. Mirënjohja është magjia më e fortë për të arritur lumturinë!

Teksa integroni këto energji mistike të wicca-s me punën e përditshme, do të mund të sillni “qëllim, qartësi dhe mbrojtje” në rrugëtimin drejt suksesit profesional, duke i qëndruar besnik rrugëtimit tuaj spiritual.

Leave a Reply

The moon today
.
.

Një Javë Magjike

Përfito falas e-book-un
7 receta të magjisë së bardhë për mbarësi, energji dhe pozitivitet në jetën tënde.

Abonohu tani për të marrë guidën:

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading