Forca e Kuarcit të Pastër

Kristalet kanë fuqi të madhe shëruese dhe kur i prekim ato, energjia e tyre aktivizohet menjëherë. Ky besim vjen nga shumë kultura të lashta – duke përfshirë Egjiptin, Greqinë dhe Kinën – të cilët besonin se kristalet kanë veti shëruese.

Kristalet nxisin çlirimin e energjisë pozitive dhe ndihmojnë në largimin e asaj negative, duke sjellë kështu shumë përfitime fizike dhe emocionale.

Disa kristale madje edhe mund tju ndihmojnë të manifestoni dëshirat tuaja.

Studimet kanë treguar se meditimi dhe praktikat e tjera të përqëndrimit mund ju ndihmojnë të relaksoheni si dhe mund të ofrojnë përfitime të tjera shëndetësore për njerëzit që vuajnë nga ankthi apo depresioni. Ato gjithashtu janë shumë të dobishme për të menaxhuar dhe lehtësuar simptomat e sëmundjeve kronike.

Ju mund të korrni disa nga të njëjtat përfitime në varësi të mënyrës se si i përdorni kristalet.

Kristalet përbëhen nga elementë të ndryshëm, ndaj të cilëve trupat tanë mund të kenë reagime të forta. Kristalet janë minerale që mbajnë energji, dhe pasi ne si njerëz gjithashtu përbëhemi nga energji, ne mund ti shkëmbejmë ato me njëra-tjetrën kur punojmë kristale.

Ju mund t’i përdorni ato në përditshmërinë tuaj, por gjithmonë duke patur pritshmëri realiste. Kristalet nuk duhet kurrsesi të zëvendësojnë trajtimin mjekësor.

Kuraci i Tejdukshëm

Kuarci: një kristal i pastër dhe mjekues që konsiderohet si ndër më të fortët dhe mbron të gjithë sistemin energjetik në trupin tonë

Kuarci i pastër tërheq energji negative të të gjitha llojeve- duke i pastruar dhe transformuar në energji pozitive.

Kuarci balancon dhe rigjallëron në planin fizik, mendor, emocional dhe shpirtëror.

Ka shumë mënyra si ta përdorni kuarcin në jetën tuaj. Mund ta vendsoni si varëse në qafë ose si byzylyk në kyçin e dorës për të balancuar energjitë tuaja ose ta mbani në dhomën tuaj për të hequr negativitetin. Ju gjithashtu mund ta përdorni atë për të përforcuar praktikat tuaja shpirtërore si meditimi, pohimet ose shërimi i çakrës.

Mund të ndihmojë në promovimin e ekuilibrit emocional, qartësinë mendore dhe të sigurojë mbrojtje nga energjia negative. Që në kohët e lashta, kuarci është përdorur si një ndihmë e madhe emocionale, duke ofruar lehtësim nga stresi, ankthi dhe depresioni.

Kuarci i tejdukshëm është gjithashtu shumë i fuqishëm në parandalimin e energjisë negative. Ai vepron si një mjet efektiv në pastrimin dhe transformimin e energjive.

Kuarci i tejdukshëm promovon shërimin fizik.
Ai stimulon sistemin tuaj imunitar dhe metabolizmin. Ju mbron nga sëmundjet, pastron trupin tuaj nga toksinat dhe madje mund të të ndihmojë edhe të humbësh në peshë.

Feng Shui është një art i lashtë kinez që fokusohet në arredimin e një dhome në mënyrë të atillë, për të arritur harmoninë, dhe kristalet e kuarcit përdoren si një burim i vazhdueshëm i energjisë pastruese.

  • Vendosni kristale kuarci në hapësirën tuaj të zyrës, në dhomën e ndenjes ose në dhomën e gjumit.
  • Kuarci në hapësirën e zyrës mund të rrisë kreativitetin tuaj dhe të përmirësojë përqendrimin, duke e bërë më të lehtë punën dhe trajtimin e projekteve për të cilat jeni duke punuar.
  • Kuarci i vendosur nën jastëk ose në komodinën tuaj mund të ndihmojë në qetësimin e stresit dhe largimin e ëndrrave të këqija.
  • Kuarci në një hapësirë ​​të përbashkët ose në dhomën e ndenjes mund të lehtësojë tensionet mes njerëzve, të promovojë harmoninë dhe t’u japë të gjithëve në dhomë frymëzim dhe kreativitet.

Vendoseni kristalin tuaj në një dritare me shumë dritë hëne ose jashtë nëse preferoni. Lëreni të qëndrojë në dritën e hënës gjatë natës për ta përdorur normalisht ditën tjetër. Drita e hënës largon të gjithë energjinë e keqe dhe e lë kuarcin tuaj të pastruar në mënyrë që të ruajë vetitë e tij shëruese dhe sqaruese.

Pastroni kristalet e kuarcit çdo hënë të plotë. Ato mund të ngarkohen me energji të pastër nga hëna dhe do të qëndrojnë kështu efektive për një kohë të gjatë.

ELEMENTI: TË GJITHA (Toka, Zjarri, Ajri, Uji)
ÇAKRAS: TË GJITHA ÇAKRAT
ZODIAKU: TË GJITHA SHENJAT E HOROSKOPIT
PLANETI: HËNA DHE DIELLI

Leave a Reply

The moon today
.
.

Një Javë Magjike

Përfito falas e-book-un
7 receta të magjisë së bardhë për mbarësi, energji dhe pozitivitet në jetën tënde.

Abonohu tani për të marrë guidën:

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading