Këto Shenja Tregojnë Që Ti Je Një Shtrigë E Vërtetë

A ndihesh ndonjëherë ndryshe nga të tjerët? Sikur ke një ndjesi më të thellë për botën, ndoshta ndjen gjëra që të tjerët nuk i kuptojnë, një intuitë që të flet më shumë se fjalët, apo një fuqi të brendshme që të frikëson dhe të magjeps njëkohësisht?
Nëse po, mund të mos jesh “thjesht” ndryshe — ti je një shtrigë moderne, një grua që mishëron feminitetin e errët, të fuqishëm dhe të papërkulur.


Shenjat që tregojnë se mund të jesh shtrigë në kuptimin shpirtëror dhe modern përfshijnë një lidhje të thellë me natyrën, intuitë të përforcuar, ndjeshmëri ndaj energjisë, empati, ëndrra profetike dhe një tërheqje të fortë ndaj praktikave okulte ose shpirtërore si astrologjia dhe magjia.


Figura e shtrigës përfaqëson një anë të feminitetit që është misterioze, e fuqishme, dhe ndonjëherë e frikshme. Ajo shpesh lidhet me magji, pavarësi të plotë, dhe një lloj rebelimi kundër normave shoqërore apo patriarkatit. Në shumë kultura, shtrigat përfaqësojnë gra që nuk i nënshtrohen rregullave tradicionale, gra me një botëkuptim autentik dhe një pushtet të heshtur, që njerëzit i shohin si kërcënuese.


  • Forca Intuitive: Shtrigat kanë aftësi që janë të pashpjegueshme dhe të frikshme për të tjerët.
  • Pavarësia ekstreme: Ajo nuk varet nga askush dhe vepron në mënyrë autonome.
  • Tërheqja dhe frika: Shtrigat perceptohen shpesh si tërheqëse dhe magnetike, por edhe kërcënuese.

Në art dhe kulturë moderne, shtriga shpesh përdoret si metaforë për gratë që zotërojnë dark femininity — jo si figura negative, por si shprehje e një fuqie komplekse dhe të pavarur.

Dark femininity (në shqip: feminiteti i errët) është një aspekt shpesh i keqkuptuar i natyrës femërore.

Nuk ka të bëjë me të qenit e ligë apo negative — përkundrazi — ajo është shprehja e forcës emocionale, intuitës së brendshme, autenticitetit dhe pavarësisë, që shumë gra e mbajnë të fshehur ose e shtypin nga frika e paragjykimit.

Ndryshe nga feminiteti “i butë” (që lidhet me ëmbëlsi, dhembshuri, përkujdesje), feminiteti i errët është i papërkulur, magnetik dhe i vendosur. Ai lidhet me:

  • Intuitë e zhvilluar dhe lidhje e fortë me botën shpirtërore
  • Vetëbesim i heshtur, që nuk ka nevojë për vëmendje apo aprovim nga jashtë
  • Vendosmëri për të vendosur kufij dhe për të thënë jo
  • Fuqi transformuese — veten dhe për të tjerët
  • Mister dhe tërheqje e natyrshme që të tjerët e ndiejnë
  • Tërheqje ndaj së panjohurës – interes për misterin, spiritualitetin, të pashpjegueshmen, simbolikat dhe të fshehtat e jetës.

Kjo është energjia e vërtetë femërore që shoqëria shpesh e quan “shtrigë” — jo sepse është e keqe, por sepse është e pavarur dhe e pakontrollueshme.


Shenjat që tregojnë se je një “shtrigë e vërtetë”



E ndjen të vërtetën para se ajo të shfaqet. Ke aftësi të jashtëzakonshme për të lexuar njerëzit dhe situatat, dhe shpesh ke parandjenja që më vonë rezultojnë të sakta.

Thuhet se shtrigat kishin gjithmonë një “spirit animal” si entitete magjike që i shoqëronte, kështu që nëse ndjen një lidhje të fortë me kafshët (sidomos macet) dhe i dashuron ato, kjo mund të jetë një shenjë që je një shtrigë e lindur.

Praktikuesit modernë të magjisë i shohin “familjarët” si ndihmës në punët e tyre magjike, si shoqërues dhe mbrojtës.

Fëmijët dhe kafshët ndjehen tërhequr nga shtrigat. Kjo nuk do të thotë automatikisht se je shtrigë, por tregon që je unike! Kjo natyrisht që nuk përfshin fëmijët ose kafshët që sheh rregullisht, ata që të njohin për shkak të familjaritetit. Po flas për fëmijë apo kafshë të rastësishme që të shikojnë ose të afrohen pa ndonjë arsye të dukshme.

Fëmijët dhe kafshët janë qenie të pastërta. Ato kanë një lidhje më të fortë me botën shpirtërore, ndaj është më e lehtë për ta të të shohin ty ashtu siç je në të vërtetë.

Macet janë krijesa misterioze dhe të pavarura, dhe tërheqin njerëzit me energji të veçantë. Nëse ndjen një lidhje të fortë me macet, kjo mund të jetë një shenjë e lidhjes tënde me botën magjike dhe intuitën e thellë.

Je e magjepsur nga hëna, natyra, astrologjia, ëndrrat, energjitë, simbolet, dhe gjithçka që ka kuptim të fshehur. Nuk të kënaq bota sipërfaqësore — ti kërkon thellësinë.

Interes i fortë për praktikat spirituale dhe ezoterizëm, që përfshin: astrologji, bimë medicinale, punë me energji, kristale, letrat taro, apo forma të tjera të parashikimit.

Ke pasur ëndrra që janë realizuar, parashikime të sakta, ose ndonjëherë ndjen sikur po lexon mendjet e të tjerëve. Aftësitë psikike përfshijnë gjithçka, nga realizimi i një ëndrre, parashikimi i letrave, apo të parandjesh atë çfarë dikush ndjen apo mendon për ty…

Ke një prani të fortë dhe magnetike. Njerëzit tërhiqen nga ty, të besojnë, ose edhe të xhelozojnë pa arsye — jo sepse bën diçka, por sepse energjia jote është ndryshe.


Nuk të intereson të përshtatesh. Ke zgjedhur të jesh e vërtetë ndaj vetes, edhe nëse kjo të kushton vetmi apo keqkuptime.

Shumë emocionale. Shumë e ndjeshme. Shumë e fortë. Shumë e qetë. Shumë e drejtpërdrejtë. Gratë-shtriga shpesh etiketohen si “e tepruar” sepse nuk mund të nënshtrohen në kufijtë që shoqëria do të donte.

Njerëzit frymëzohen, marrin forcë, ose ndikohen vetëm nga prania jote. Ti je si një kanal energjie që ndikon pa fjalë.

Nuk mund ta shohim, por kjo nuk do të thotë që nuk ekziston. Ti jo vetëm që e ndjen, por di edhe ta përdorësh atë. Je i ndjeshëm ndaj mënyrës se si energjia ndjehet, si lëviz dhe ndryshon, dhe mund të zotërosh dhe manipulosh fushat energjetike për shërim dhe manifestim. Qoftë një person, një vend apo një send, ti mund të ndjesh energjinë e tyre dhe ta ndryshosh atë nëse është e nevojshme.


Ndjekja dhe harmonizimi me ciklet e hënës dhe stinët e vitit. Praktikimi i ritualeve magjike ose manifestuese që lidhen me ciklet e hënës.

E ndjen hënën, i ndjen stinët, ritmin e trupit tënd. Ke një lidhje të fortë me natyrën dhe i ndjen ndryshimete saj si diçka që rezonon me ty.

Ke kaluar transformime të thella shpirtërore.Je rritur përmes dhimbjes, humbjes ose periudhave të vështira që të kanë ndryshuar rrënjësisht. Si një shtrigë e vërtetë, ti rilind nga hiri yt, më e fortë dhe më e vetëdijshme.

Në vend që të mbetesh viktimë, e kthen plagën në mençuri. Ky është një nga aspektet më të fuqishme të energjisë së shtrigës: transformimi.

Nuk kërkon miratim nga askush, as për leje. Ti ecën me ritmin e zemrës tënde.


Leave a Reply

The moon today
.
.

Një Javë Magjike

Përfito falas e-book-un
7 receta të magjisë së bardhë për mbarësi, energji dhe pozitivitet në jetën tënde.

Abonohu tani për të marrë guidën:

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading