Kur ekzistenca jote trazon ujërat…

Shpesh pyes veten, përse kam këtë ndjesi, sa herë që ndjehem e lënduar ose ndjehem e prekshme, njerezit sillen ashpër, bëhen agresivë, harbutë, pa asnjë arsye. Madje edhe njerëz që nuk i njoh fare. Kur jam e brishtë, instinkti i parë i njerëzve është të më lëndojnë. Vallë më ndodh vetëm mua?

Ka njerëz që i frikësohen dhimbjes, të tjerë që i frikësohen pushtetit. Por ka edhe një lloj të tretë — ata që i frikësohen ndjeshmërisë.

Sepse vulnerabiliteti, është një pasqyrë e vërtetë e shpirtit. Ai nuk mund të maskohet, nuk luan role, nuk kërkon përfitime. Ai është një pasqyrë që e zhvesh çdo njeri nga çdo mur mbrojtës, duke i treguar vetveten, se kush është në të vërtetë. Ndonjëherë pasqyrimi i vetes është më i dhimbshëm se çdo kritikë e jashtme.

Dashamirësia, ndjeshmëria, sinqeriteti — duken si virtyte, por që shpesh herë provokojnë dhunë të fshehur.

Nëse shfaqesh vulnerabël, nëse je në paqe me veten tënde, autentike – nëse guxon të ecësh me kokën lartë, kjo mund të shkaktojë reagime të forta tek njerëzit– në mënyrat nga më absurdet.

Liria jote i bën ata të ndihen të dobët, ndaj kundërpërgjigjen me sjellje agresive, bullizim, përçmim, ftohtësi apo ironi.

Padashur kthehesh në një “black mirror” – një pasqyrë e zezë: pranë teje dalin në pah frikërat, pasiguritë dhe pjesët e shëmtuara të shpirtit të tyre që nuk duan t’i shohin.

Prania jote shkakton zili, sepse ti ke guxim të jesh reale dhe e sinqertë, ndërsa ata fshihen pas maskave.

Ti u kujton atyre se mund të jesh e lirë – dhe kjo i trondit — sepse ata fshihen pas shkëlqimit të rremë të suksesit, pas miratimit të turmës dhe respektit të blerë me para.

Ti i bezdis sepse nuk luan lojën e tyre. Ti je reale në një botë që jeton nga fasadat.


Ti nuk je vetëm!

Arsyeja pse shkakton kaq shumë reagime tek të tjerët, është sepse ekzistenca jote trazon ujërat…


Sidomos nëse…

Je e rrethuar nga njerëz “grabitqarë”

Disa njerëz e ndiejnë brishtësinë dhe, në mënyrë shpesh herë të qëllimshme, përfitojnë prej saj — jo domosdoshmërisht në mënyra ekstreme, por përmes agresioneve të vogla, nënvlerësimit ose kritikës. Ata ndjejnë një “përfitim” psikologjik kur e vënë dikë në pozitë të vështirë.

Disa njerëz — fatkeqësisht — tërhiqen nga ata që tregojnë ndjeshmëri ose vulnerabilitet të dukshëm, jo për t’i mbrojtur, por sepse ndiejnë mundësi ndikimi, kontrolli ose duan të të trajtojnë si të ishe “preja” e tyre.


Jeton në një kulturë maskiliste

Në një ambjent, ku mbizotëron kultura maskiliste, forca, kontrolli dhe dominimi vlerësohen më shumë se gjithçka tjetër. Kjo krijon një mjedis ku njerëzit empatikë ose të ndjeshëm ndëshkohen – në vend që të respektohen.

Mirësia interpretohet si nënshtrim. Në vend që të shihet si forcë morale, trajtohet si dobësi që të tjerët besojnë se mund ta shfrytëzojnë.

Marrëdhëniet ndërpersonale bëhen hierarkike: njerëzit më të ndjeshëm mposhten lehtë, ndërsa promovohen ata që luajnë pushtetin, manipulimin, servilizmin.


Ti je një “lightworker“

Energjia e një lightworker-i është si një pasqyrë: ajo nxjerr në pah gjithçka që njerëzit përpiqen të fshehin — frikë, faj, pasiguri, çdo anë të errët të karakterit të tyre. Njerëzit që nuk janë gati t’i përballojnë këto ndjesi, gjithmonë do të reagojnë me agresivitet, ironizim ose distancim.

Lightworker (në shqip “bartës drite”) do të thotë të jesh një person që ndjen një thirrje të brendshme për të sjellë më shumë dritë, ndërgjegjësim dhe shërim në botë.

Lightworker-ët kanë vibracione të buta, empatike, shumë të ndjeshme. Njerëzit që mbajnë shumë energji negative brenda tyre, manipulim apo zili — ndjejnë parehati në praninë e tyre.

Prandaj ata do të përpiqen vazhdimisht për të të ulur, poshtëruar, kritikuar ose për të të bërë të dyshosh në vetvete; si dhe sjellje agresive ose përçmuese pa arsye të dukshme.

Nëse je një “lightworker”, atëherë ti ke:

  • Ndjeshmëri të thellë ndaj emocioneve të të tjerëve
  • Ndjenjë të fortë të drejtësisë dhe dëshirë për të ndihmuar
  • Lodhje nga energjitë negative ose nga konfliktet
  • Intuitë e lartë dhe shpesh ëndrra me mesazhe ose premonicione
  • Ndjesia se “nuk i përket plotësisht” kësaj bote

Vendos kufij pa ndjerë faj. Qëndro larg atyre që të shterojnë energjinë. Mos u lodh t’i shpjegosh ndjenjat e tua atyre që s’i duan të dëgjojnë. Disa njerëz nuk duan dritë — duan vetëm ta shuajnë atë që s’e kuptojnë.

Ruaje butësinë tënde dhe mos lejo askënd ta përdorë kundër teje.❤️

Leave a Reply

The moon today
.
.

Një Javë Magjike

Përfito falas e-book-un
7 receta të magjisë së bardhë për mbarësi, energji dhe pozitivitet në jetën tënde.

Abonohu tani për të marrë guidën:

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading