Kartat Lenormand

Kartat Lenormand

Nëse je e magjepsur nga misteri i parashikimit të fatit, është e pamundur të mos kesh dëgjuar për letrat Lenormand, një ndër mënyrat më interesante dhe praktike të parashikimit…

Kartat Lenormand janë një lloj i veçantë i letrave për parashikimin e fatit, të cilat janë emërtuar sipas Marie Anne Lenormand (1772–1843/Francë), një nga fallxhoreve më të njohura në histori.

Ndryshe nga kartat Tarot, që kanë 78 letra dhe simbolika më të theksuara okulte, Lenormand ka 36 letra, secila me simbole konkrete dhe të thjeshta për tu interpretuar, si p.sh.:

  • Dhielli – sukses, energji, pozitivitet
  • Gjarpri – tradhti, dredhi, manipulim
  • Zogu – lajme, biseda, komunikim

Letrat apo Kartat Lenormand përdoren për të dhënë përgjigje të qarta dhe praktike, më shumë si një “gjuhë simbolike”, ku kombinimi i letrave krijon një “fjali ose një histori të shkurtër”, si përgjigje e pyetjes.

Përdoruesit zakonisht lexojnë kombinime me:

  • 3 letra – për një përgjigje të shkurtër
  • 9 letra – per analiza më të thella
  • Tabloja e madhe – ku të gjitha 36 letrat vendosen në një shtrirje të madhe për të parë jetën në tërësi

interpretimi i kartave Lenormand bëhet përmes bashkimit të letrave. Ato nuk interpretohen si letrat Taro (me kuptime të thella simbolike një nga një), por më shumë si një gjuhë simbolike që duhet “përkthyer”.


Shembuj:

  • Lisi (Tree) = Shëndet, jetë, ngadalësi
  • Unaza (Ring) = Marrëveshje, lidhje, kontratë
  • Dielli (Sun) = Energi, sukses, vëmendje pozitive

Interpretimi bëhet sipas renditjes së letrave – letra e parë është subjekti, tjetra e përshkruan apo modifikon kuptimin/ rëndësinë e saj.

  • Gratë + Libri = Një grua që fsheh diçka / një grua e di përgjigjen
  • Gjarpri + Zogu = Lajme mashtruese / bisedë manipuluese / gënjeshtra
  • Dielli + Unaza = Lidhje e lumtur / kontratë shumë e mirë

Në Lenormand, pyetja ka shumë rëndësi, sepse kartat japin përgjigje të qarta për:

  • Marrëdhënie
  • Puna dhe karriera
  • Shëndeti
  • Vendime të rëndësishme
  • Udhëtime

Fjalëkyçe: Lajme, vizita, lëvizje e shpejtë.
Karakteristikë: Sjell lajme ose ndryshim të shpejtë.
Fjalëkyçe: Fat i mirë, mundësi, gëzim.
Karakteristikë: Gëzim i papritur, mundësi e vogël e bukur.
Fjalëkyçe: Udhëtim, tregti, distancë.
Karakteristikë: Lëvizje ose udhëtim, zakonisht ndërkombëtar.
Fjalëkyçe: Familje, stabilitet, pronë.
Karakteristikë: Siguri dhe baza personale.

Fjalëkyçe: Shëndet, jetë, Stabilitet.
Karakteristikë: Stabilitet afatgjatë, zhvillim i ngadaltë.
Fjalëkyçe: Pasiguri, konfuzion, dyshim.
Karakteristikë: Paqartësi ose moskuptim.
Fjalëkyçe: Mashtrim, tundim, grua e komplikuar.
Karakteristikë: Komplikime, dredhi, pabesi.
Fjalëkyçe: Fund, humbje, transformim.
Karakteristikë: Mbyllje e një kapitulli, kalim në diçka të re.

Fjalëkyçe: Dhuratë, kompliment, gëzim.
Karakteristikë: Ngjarje pozitive, surprizë e këndshme.
Fjalëkyçe: Ndërprerje, rrezik, vendim i prerë.
Karakteristikë: Shkëputje e papritur, ndërprerje.
Fjalëkyçe: Konflikt, mosdakordësi, debat.
Karakteristikë: Tension, grindje, energji e lartë.
Fjalëkyçe: Komunikim, stres, biseda.
Karakteristikë: Dialog, shqetësim i përkohshëm.

Fjalëkyçe: Fillim i ri, pafajësi, diçka e vogël.
Karakteristikë: Diçka e re, e papjekur.
Fjalëkyçe: Mashtrim, rrezik i fshehur, punë rutinë.
Karakteristikë: Dinakëri, manipulim, mbijetesë.
Fjalëkyçe: Fuqi, kontroll, figurë autoritare.
Karakteristikë: Mbrojtje, figurë e fuqishme dhe dominante.
Fjalëkyçe: Shpresë, udhëzim, frymëzim.
Karakteristikë: Qartësi mendore, synime të larta.

Fjalëkyçe: Ndryshim, përmirësim, zhvendosje.
Karakteristikë: Evoluim, ndryshim i mirëpritur.
Fjalëkyçe: Miqësi, besnikëri, ndihmë.
Karakteristikë: Besim, lidhje e sigurt.
Fjalëkyçe: Autoritet, vetmi, institucion.
Karakteristikë: Perspektivë e gjerë ose ndarje.
Fjalëkyçe: Shoqëri, ngjarje publike, komunitet.
Karakteristikë: Komunikim me të tjerët, mjedis social.

Fjalëkyçe: Pengesa, vonesë, distancë.
Karakteristikë: Bllokim i fortë, sfidë e madhe.
Fjalëkyçe: Zgjedhje, alternativë, rrugë të shumta.
Karakteristikë: Vendimmarrje, drejtim i ri.
Fjalëkyçe: Humbje, stres, konsumim.
Karakteristikë: Diçka që zbehet, energji e harxhuar.
Fjalëkyçe: Dashuri, ndjenja, romancë.
Karakteristikë: Emocione pozitive, ndjenja të thella.

Fjalëkyçe: Marrëveshje, lidhje, angazhim.
Karakteristikë: Marrëdhënie e qëndrueshme.
Fjalëkyçe: Sekret, diçka e mbajtur fshehtë.
Karakteristikë: Informacion që nuk është zbuluar.
Fjalëkyçe: Mesazh, komunikim i shkruar, njoftim.
Karakteristikë: Informacion i ardhur.
Fjalëkyçe: Person mashkullor, partner, energji mashkullore.
Karakteristikë: Personi kryesor (në varësi të leximit).

Fjalëkyçe: Person femëror, partner, energji femërore.
Karakteristikë: Si më sipër, e varur nga leximi.
Fjalëkyçe: Paqe, pjekuri, seksualitet.
Karakteristikë: Qetësi, përvojë.
Fjalëkyçe: Sukses, energji, ndriçim.
Karakteristikë: Forcë pozitive, realizim.
Fjalëkyçe: Emocione, famë, njohje.
Karakteristikë: Intuitë, nderim, lavdi.

Fjalëkyçe: Zgjidhje, e rëndësishme, sukses.
Karakteristikë: Diçka kyçe, përgjigjja që kërkon.
Fjalëkyçe: Para, burime pasurie.
Karakteristikë: Biznes, financa, mirëqenie.
Fjalëkyçe: Stabilitet, siguri, qëndrueshmëri.
Karakteristikë: Diçka që mban ose stabilizon.
Fjalëkyçe: Vuajtje, barrë, spiritualitet.
Karakteristikë: Dhimbje ose sfidë shpirtërore.

Leave a Reply

The moon today
.
.

Një Javë Magjike

Përfito falas e-book-un
7 receta të magjisë së bardhë për mbarësi, energji dhe pozitivitet në jetën tënde.

Abonohu tani për të marrë guidën:

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading