Me siguri keni dëgjuar për parashikimin e fallit nëpërmjet filxhanit të kafesë, vijave të dorës, apo edhe ndoshta nëpërmjet letrave spathi.
Në mbasditet e familjeve shqiptare falli i kafesë turke është i pranishëm kudo dhe pothuajse bën pjesë në rendin e jetës së përditshme, por çuditërisht, letrat taro nuk janë aspak të njohura.
Sot ato mbahen si “më të saktat” në parashikimin e fatit dhe përdoren nga shumica e njerëzve me aftësi telepatike.
E panjohura dhe e pakuptueshmja gjithnjë na mahnisin…
Interpretimi i letrave taro është shumë i ndërlikuar dhe kërkon muaj apo edhe vite të tëra eksperiencë dhe studime ezoterike. Megjithatë, disa informacione të përgjithshme janë të disponueshme për këdo:
Lexoni më poshtë disa fakte interesante rreth tyre.
Letrat taro përbëhen nga 78 letra, të ndara në 4 simbole:
shpata, kupa, monedha dhe skeptri.
Secila nga këto simbole mbart një kuptim të veçantë dhe përfaqëson një element të natyrës:
Kupa simbolizon ujin💧
Shpata simbolizon ajrin💨
Monedha simbolizon tokën🌍
Skeptri simbolizon zjarrin🔥
Suita e Kupave
UJi

Emocionale
Intuitive
Aftësi Psikike
Instinkt
Suita e Monedhave
TOKA

Praktike
E qëndrueshme
Mundësi & Shanse
Ndjesi Fizike
Suita e Skeptrave
ZJARRI

Entuziazëm
Ambicje
Pushtet
Pasion
Suita e Shpatave
AJRI

Intelektuale
Mendime
Koncepte
Logjikë
Këta simbole përdoren për të interpretuar aspekte të ndryshme të jetës, karakterit të njeriut apo ndjenjat, mendimet, pasionet, ëndrrat, planet për të ardhmen etj.
Historia e letrave taro e ka origjinën në Italinë e shekullit të 15-të. Ato janë përdorur fillimisht si lojëra argëtuese me letra, siç janë letrat spathi. Mbas shekullit të 18-të, ato do të gjenin gjithnjë e më shumë pëlqyeshmëri në parashikimin e së ardhmes, një traditë kjo, e cila vazhdon të ndiqet edhe sot e kësaj dite.
Klasifikimi i letrave taro
Letrat tarot ndahen në:
Arkana Maxhore dhe Arkana Minore


Arkana e madhe përfshin 22 letra në total. Ato janë letrat me figura të veçanta dhe kanë më shumë “peshë” në interpretimin e fallit. Të tillë janë: dielli, prifti, perëndesha, djalli etj.
Arkana e vogël përfshin 56 letrat e tjera: numrat nga 1 – 10 sipas elementëve përkatës si dhe mbreti, mbretëresha, kalorësi dhe princesha.
Për të bërë një lexim të letrave të taro, mund të ndjekësh këto hapa:
1. Përgatitja
- Qetësohu dhe fokusohu: Përdor një vend të qetë dhe pa shqetësime për tu përqendruar në energjinë tënde.
- Mendo pyetjen ose qëllimin: Përpara se të tërheqësh letrat, mendo për pyetjen ose situatën që dëshiron të analizosh. Mund të jetë diçka specifike, ose thjesht një situatë e përgjithshme
- Përgatitja e letrave: Të gjitha letrat duhet të jenë të përziera mirë. Më pas priti përgjysëm (gjysmën e letrave nga poshtë vendose sipër gjysmës tjetër).
2. Tërheqja e Letrave
Mund të përdorësh disa metoda për të tërhequr letrat:
- Një kartë: Tërheq një kartë për një përgjigje të shpejtë.
- 3 Letra: Tërhiq 3 letra: një për të kaluarën, një për të tashmen, dhe një për të ardhmen (në lidhje me një pyetje/ situatë të caktuar). Nxirr letra të tjera klarifikuese/ shpjeguese, për kuptuar më mirë përgjigjen e letrës së parë.
- Pajisje të tjera: Mund të përdorësh metoda më të ndërlikuara si formate të ndryshme të shtrirjes (p.sh., shtrirja e Kryqit Keltik), ku tërheq letrat në pozita të caktuara të cilat përfaqësojnë aspekte të ndryshme të jetës.
3. Interpretimi i Letrave
- Kuptimi i secilës letër: Çdo letër ka një kuptim të veçantë, që mund të ndryshojë në varësi të pozicionit në lexim. Mund të përdorësh një libër me interpretim ose mund të zhvillosh intuitën tënde për të kuptuar mesazhin.
- Simbolizmi: Çdo letër ka simbole dhe elemente që kanë kuptim specifik. Të njohësh dhe të kuptosh këto simbole është kyç për të gjetër përgjigjen.
- Pozita e letrës: Ato mund të jenë drejtë ose të kokëposhtë, dhe kjo mund të ndryshojë kuptimin e tyre. Letrat e kokëposhtë shpesh tregojnë sfida, pengesa ose energji të bllokuara. Megjithatë, shumë njerëz preferojnë të përdorin vetëm interpretimin e letrave drejtë, pasi mund të bëhet tepër e komplikuar.
4. Reflektimi dhe Komunikimi
Pasi të kesh interpretuar letrat, mund të kalosh në reflektimin e mesazheve që ato ofrojnë dhe mënyrën sesi ato mund të lidhen me jetën tënde.
LEXIMI I KRYQIT KELTIK



Celtic Cross është një nga shtrirjet më të njohura dhe më të përdorura për leximin e letrave të taro. Kjo shtrirje është shumë e detajuar dhe ofron një pamje të plotë të një situate, duke u fokusuar në të kaluarën, të tashmen, të ardhmen, si dhe në sfidat, këshillat dhe mundësitë që mund të shfaqen.
Shtrirja e Celtic Cross përbëhet nga 10 pozita, secila prej të cilave ka një kuptim të veçantë. Ja si duket dhe çfarë përfaqëson secila pozite:
- Pozicioni 1: Letra e Parë – E tashmja
Kjo kartë përfaqëson situatën aktuale ose energjinë që është në veprim në momentin e tanishëm. Ajo tregon pozitat që ke arritur deri tani dhe si ndihesh në lidhje me situatën.
- Pozicioni 2: Letra e Dytë – Pengesa
Kjo letër tregon çështjen ose pengesën kryesore që ndikon në këtë situatë. Mund të jetë një problem që ka lindur ose një çështje që kërkon zgjidhje. Mund të jetë një person ose në problem që duhet zgjidhur. Është gjithashtu mundësi për të treguar diçka që ndikon ndjeshëm në udhëtimin tënd.
- Pozita 3: Kartë e Tretë – Sfidat e brendshme / Çështje të fshehta
Ky është një pasqyrim i situatës që është më shumë e lidhur me të brendshmen. Ajo mund të tregojë dilema të brendshme, mendime që mbahen për vete, ose vështirësitë që ndoshta nuk janë të dukshme për të tjerët.
- Pozicioni 4: Letra e Katërt – E kaluara
Ky është elementi nga e kaluara që ka ndikuar në situatën e tanishme. Kjo letër mund të tregojë ndikimet nga ngjarjet e shkuara që janë ende të pranishme ose të rëndësishme për situatën.
- Pozicioni 5: Letra e Pestë – Ndikimi i vetes ose qëllimi yt
Kjo letër përfaqëson ndikimet që vijnë nga ty si individ, ose ndoshta nga qëllimi yt. Ajo mund të tregojë se si ti po kontribuon në situatën ose si mund të ndryshosh atë.
- Pozicioni 6: Letra e Gjashtë – E ardhmja e afërt
Kjo letër tregon se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt, duke treguar zhvillimet që pritet të ndodhin brenda një periudhe të shkurtër kohe. Ato mund të jenë orë, ditë ose javë, dhe shumë rrallë mund të indikojë muaj, pasi Kryqi Keltik zakonisht tregon vetëm të ardhmen shumë të afërt.
- Pozicioni 7: Letra e Shtatë – Këshilla
Kjo është një këshillë nga intuita jote, ku duhet të bësh kujdes apo çfarë duhet të kesh parasysh. Shpesh herë aty mund të gjesh edhe përgjigjen se si duhet të veprosh.
- Pozicioni 8: Letra e Tetë – Ndikimi i mjedisit / Njerëzit e tjerë
Por gjithashtu mund të jetë edhe një këshillë nga intuita jote, se ku duhet të bësh kujdes apo ti kushtosh më shumë vëmendje.
Ky është ndikimi i të tjerëve ose i faktorëve që vijnë nga jashtë. Mund të jetë një ndikim i një personi, grupi, ose ngjarje që ka lidhje me jetën tënde dhe që ndikon në këtë situatë, qoftë për mirë apo për keq.
- Pozicioni 9: Letra e Nëntë – Shpresat dhe frikërat
Kjo letër tregon shpresat dhe frikërat që ndikon në mënyrën se si po e shikon situatën. Ajo reflekton ndjenjat e brendshme që mund të ndihmojnë ose të pengojnë zhvillimin e situatës.
- Pozicioni 10: Kartë e Dhjetë – Përfundimi ose rezultati final
Kjo letër tregon rezultatin përfundimtar të situatës, duke dhënë një pamje të asaj që mund të ndodhë në një afat më të gjatë. Mund të tregojë një zgjidhje ose një pasojë të rëndësishme.
Këshillë: nxirrni gjithmonë nga një letër ekstra për çdo pozicion që ka rëndësi për ju, sidomos në pozicionin e 10-të. Kombinimi i letrave do tju japë një përgjigje më të detajuar.
Përmbledhje
Shtrirja Celtic Cross është shumë e fuqishme për të marrë një pasqyrë të plotë dhe të hollësishme të situatës që po analizohet. Çdo letër ka një kuptim të veçantë dhe përputhja e tyre do të ndihmojë për të krijuar një imazh të qartë të asaj që po ndodh dhe çfarë mund të pritet në të ardhmen.









Leave a Reply