Do të Presësh Flokët? Ndiq Ciklin e Hënës

Flokët nuk rriten vetëm me kujdes dhe trajtim – edhe hëna ka ndikimin e saj. Ndiq fazat hënore dhe zgjidh kohën e duhur për prerje, trajtim dhe forcim – në mënyrë që flokët tuaj të jenë sa më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim✨

Faza e Hënës së re është ideale për pastrim të thellë dhe për të stimuluar rrënjët e flokëve.

Përdor këto vajra esencialë: rozmarinë, hithra, trëndafil i egër, kastor.

Rituali: përdor njërën nga vajrat e mësipërm për të masazhuar skalpin e kokës për të stimuluar qarkullimin e gjakut.

Kjo fazë e hënës inkurajon rigjenerimn e qelizave dhe përforcon flokun.

Vajra esencialë: bisht kali, bar vetiver, trëndafil i egër, jojoba.

Rituali: vendos vajrat esencialë në flokë dhe mbaje për disa orë. Përdor maska të ndryshme të pasura me proteina, ose edhe vezët e freskëta.

Koha ideale për të pastruar flokët nga yndyrnat, zbokthi, papastërtitë.

Vajrat esencialë: sherebelë, çaj peme, limon.

Ritual: përdor maskë detox për flokët, ose shpëla flokët me uthull molle.

Sipas gojëdhënave (jo vetëm shqiptare), kjo është koha ideale për të prerë flokët, pasi kjo periudhë nxit rritje më të shëndetshme të flokëve.

Vajra esencialë: mangostina, aloe vera, trëndafili i egër.

Ritual: kjo është koha ideale për të prerë majat. Përdor trajtues për flokët të llojeve të ndryshme. Përdor ujin e hënës për të shpëlarë flokët.

Leave a Reply

The moon today
.
.

Një Javë Magjike

Përfito falas e-book-un
7 receta të magjisë së bardhë për mbarësi, energji dhe pozitivitet në jetën tënde.

Abonohu tani për të marrë guidën:

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading