Kur kthehesh nga puna në një ditë të lodhshme, trupi dhe mendja sjellin me vete gjithë ngarkesën e njerëzve, zërave, syve që të kanë parë.
Ky ritual më shkëput nga energjitë e njerëzve, mbyll “portën e jashtme” dhe forcon hapësirën time të brendshme.
Heq menjëherë: këpucët, xhaketën, çantën. I vendos të gjitha në një zonë të veçantë në korridor. Nuk lejoj asgjë nga puna të hyjë në shtëpi.
Ndërroj menjëherë rrobat dhe i vendos për të larë. Nuk i vesh kurrë të njëjtat rroba 2 herë rradhazi. Sapo ndërroj rrobat, trupi ndjen “ndërrimin e energjisë”. Shtëpia ime është hapësira ime e shenjtë, është mbrojtje personale.
Hap dritaret: edhe pak minuta janë mëse të mjaftueshme për të “nxjerrë jashtë” gjithçka që nuk duhet të rrijë aty.
Më pas bëj punët. Të paktën ato, që kanë mbetur nëpër shtëpi.
Pastroj energjinë: një përzierje me sherebelë, rozmarinë dhe livando.
Përzierja e Pastrimit të Energjisë
Me këtë përzierje unë pastroj nga shtëpia ime çdo energji të rëndë që kam sjellë nga puna, çdo ngarkesë që kam marrë nga njerëzit dhe çdo tension që më ka mbetur përbrenda.
Sherebela heq lodhjen e mbledhur, rozmarina largon ndikimet e huaja dhe më rikthen fokusin, ndërsa livando më qetëson dhe stabilizon energjinë time.
Në fund, unë e kthej shtëpinë time në një vend të pastër, të mbrojtur dhe vetëm timin, ku asgjë dhe askush nuk më prek dot.
☂️Sherebelë + Rozmarinë + Livando
Kjo treshe ka 3 efekte të qarta:
– sherebela pastron energjinë e rëndë
– rozmarina largon stresin dhe sjell fokus
– livando stabilizon dhe qetëson
☂️Në një tas të vogël prej qelqi përziej:
- 1 dorë gjethe sherebele
- 1 degë lule livandoje
- pak rozmarinë



Pas të gjitha punëve, bëj pastrimin energjitik: kaloj tymin e përzierjes në çdo cep të shtëpisë, pa u zgjatur shumë – më merr vetëm disa minuta dhe mjafton që energjia të pastrohet plotësisht.
Ndërkohë që kam gjithçka hapur, tymin e çoj nga brenda dhomës drejt dritareve dhe derës së ballkonit, që energjitë e mbledhura të dalin jashtë.
Në fund, vendos pak kripë në parvazet e derës së jashtme, derës së ballkonit dhe dritareve, që të krijoj një vijë mbrojtjeje kundër çdo gjëje që mund të hyjë nga jashtë.
☂️Kripa e thith energjitë negative
Ajo funksionon si sfungjer. Nëse ka ngarkesë negative te dritaret ose në pragun e derës (njerëz që kalojnë pranë derës, zhurma, tensione- komshinj që fusin hundët aty ku s’duhet) kripa e tërheq dhe e neutralizon- pa e lejuar që ajo të hyjë brenda në shtëpinë time.
☂️Krijon një barrierë natyrale
Në praktikat spirituale, kripa është materiali më i pastër dhe më i qëndrueshëm për t’i “prerë” energjitë që hyjnë. Nuk lejon që ngarkesa e huaj të kalojë përtej vijës ku e hedh.
☂️Stabilizon shtëpinë pas pastrimit
Pastrimi me tym largon energjitë e mbledhura. Kripa e vendosur në prag thotë:
“Këtu ndalet çdo gjë që nuk është e imja.”
Kripa nuk lejon energjitë nga jashtë të futen lehtë dhe e mban shtëpinë të pastër për një periudhë më të gjatë.



Mbasi i mbaroj të gjitha këto, jam gati të shijoj mbrëmjen me qirinj aromatik, të bëj dush, të kujdesem për lëkurën, të gatuaj dhe të shkruaj në blog — e shijoj mbrëmjen e pastër, të qetë dhe të mbrojtur që kam krijuar vetë.
Çfarë ndikimi kanë këto rituale në gjendjen emocionale?
Redukton menjëherë nxitjet e tepërta që truri ka marrë gjatë ditës
Rituali i hyrjes, pastrimi dhe ndërrimi i ambientit i japin trurit sinjalin: “Tani je e sigurt.”
Ankthi bie sepse sistemi nervor kalon nga fight-or-flight në qetësi dhe kontroll.
Strukturon mbrëmjen dhe i jep trupit një ritëm të parashikueshëm
Ankthi vjen kur ka rrëmujë ose pasiguri. Kur unë ndjek një rend të qartë: pastroj → pastroj energjinë → dush → kujdesi i lëkurës → gatim → blog, trupi futet në një model të sigurt. Ankthi zvogëlohet sepse gjithçka është e parashikueshme dhe nën kontrollin tim.
Heq nga shtëpia stimujt që nxisin ankthin
Aromë bimësh, ajrim, kripë — këto nuk janë “magji”. Janë mënyra reale për të:
- ulur tensionin në ajër,
- larguar ngarkesën vizuale,
- pastruar ndjesinë e “ka njerëz rreth meje- nuk jam e qetë”.
Kur ambienti qetësohet, gjendja e ankthit lehtësohet.
Aktivizon trupin fizikisht para se të relaksohem
Puna e lehtë në shtëpi largon energjinë e tepërt nervore që ankthi e mbledh gjatë ditës dhe e mban të ngecur në muskuj. Kur lëviz, tensioni i akumuluar shkarkohet.
Dush + rituali i kujdesit të lëkurës = rikthim tek vetja
Truri e konsideron ujin e nxehtë (në rastin tim, të përvëluar) si sinjal qetësimi. Kujdesi i lëkurës e rrit ndjenjën e kontrollit mbi veten dhe trupin. Kjo redukton menjëherë mendimt negative.
Gatimi dhe shkrimi në blog më stabilizojnë emocionalisht
Gatimi sjell fokus. Shkrimi në blog shërben si “shkarkim mental + emocional”. Këto janë dy aktivitete që ulin tensionin psikik dhe më rikthejnë në themelet e mia.
Ky është një sistem i tërë anti-stres: fizik, mental, emocional dhe energjetik.
Nëse je si unë, nëse je tepër e ndjeshme ndaj mjedisit. Rutina të tilla të ngjashme të shpëtojnë jetën. Ato të stabilizojnë, të ulin ankthin, të rikthejnë kontrollin dhe të mbrojnë nga çdo ngarkesë energjitike që mbledh gjatë ditës.









Leave a Reply