Botanika Spirituale: Sherebela

Që nga kohërat e lashta, sherbela është përdorur për qëllime medicinale dhe kulinare, sepse jo vetëm që i ofron një shije të fortë ushqimit, por sepse pastron edhe shtëpinë nga energjitë negative.

Unë e adhuroj sherebelën💚 E përdor atë çdo ditë. Në Shqipëri ndoshta akti i djegies së gjetheve të sherebelës ndoshta nuk është shumë i njohur, por ai gjendet në çdo supermarket dhe në çdo farmaci dhe mund të konsumohet si çaj.

Aroma e sherebelës është tokësore, e fortë, me nuanca druri dhe pak e hidhur – dhe truri e lidh atë me “pastrim”, “rifillim”, “qetësi”. Vetë rituali + aroma ngadalsojnë sistemin tonë nervor. Shumë njerëz qetësohen vetëm nga aroma e saj.

Në praktikat spirituale, kur sherebela digjet, tymi i saj çliron jone që ndryshojnë përbërjen e ajrit duke sjellur përmirësime pozitive të humorit. Përveçse është një lehtësues i shkëlqyer i stresit, djegia e sherbelës është një ritual i mrekullueshëm spiritual dhe një praktikë e domosdoshme e kujdesit për veten.

Mund të përmirësojë cilësinë e gjumit tuaj💚

Sherebela përdoret për të përmirësuar gjumin dhe për të qetësuar ankthin.

Bima e sherebelës është vërtetë e shenjtë dhe është e vërtetuar se ka veti antimikrobike. Përdoreni atë për të hequr energjinë negative dhe për të pastruar hapësirat dhe sendet e tua të dashura.

Rituali djegies së sherebelës shërben edhe si vendosje kufijsh: tymi = largim energjish negative. Mendja jonë i përgjigjet shumë fort simboleve. Ato mund të funksionojnë menjëherë si sinjal qetësimi.

Për dikë me ndjeshmëri dhe intuitë të fortë, sherebela ka efekt të menjëhershëm.

Sherebela si simbol🌛

– përfaqëson: pastrim, mbrojtje, kthjelltësi
– shumë njerëz ndjejnë menjëherë ndryshimin e energjisë në ambjent
– ka aftësi për të krijuar një “hapësirë të pastër” mendore, spirituale dhe emocionale

1. Pastrim energjik (cleansing)

Ky është përdorimi më i famshëm.
– Digjet sherebela.
– Tymi i saj shpërndahet nëpër shtëpi, duke larguar energji të rënda, stres, mendime të mbetura.
– Përdoret në ambjente ku ka pasur konflikt, lodhje, ose kur ndjehesh e ngarkuar.

  • Në magji, tymi konsiderohet si “bartës” — e merr atë që duhet larguar dhe e shpërndan.
  • Gjatë pastrimit duhet të mbash gjithmonë dritaret hapur, në mënyrë që negativiteti të dalë jashtë.
  • Më pas, shpërnda pak kripë në parvazet e dritareve si dhe në pragun e dyerve.

2. Mbrojtje

Sherebela krijon një “shtresë” mbrojtëse rreth teje ose shtëpisë. Ndezja e saj para gjumit, meditimit ose vendimeve të rëndësishme funksionon si ritual mburoje.

3. Qartësi mendore

Në praktikën e magjive, sherebela lidhet me elementin Tokë dhe simbolizon kthjellësi, stabilitet, rikthim tek vetja. Ajo përdoret para leximeve tarot ose meditimit.

4. Heqja e ndikimeve negative

Në magji popullore, sherebela përdoret për:
– largimin negativ të zilisë
– prishje të efekteve të “energjive të huaja”
– neutralizim i atmosferave emocionalisht të ngarkuara

5. Rritja e vetëbesimit

Aromat tokësore të bëjnë të ndjehesh më e stabilizuar.
Prandaj sherebela digjet për të forcuar qetësinë, prezencën, fokusin dhe rritjen e energjisë personale.

6. Kombinime magjike

livando(qetësi + pastrim emocional)
rozmarinë (mbrojtje)
gjethe dafine (manifestim + sukses)

Përdore magjinë e saj si ritual i përditshëm


Ky ritual është thjesht një çast i vogël ku ti qetësohesh, fokusohesh, dhe i jep trupit një sinjal të qartë: “Jam këtu. Po kthehem tek vetja.”

Në këtë formë, sherebela s’është as okultizëm, as ndonjë rit antik. Është një mënyrë e thjeshtë për të ricikluar energjitë e mbledhura brenda teje — si një dritë e vogël që ndizet në mes të natës dhe e bën trupin tënd të marrë frymë më lehtë.

Kjo është magjia e përditshme: ato gjërat e vogla që të rikthejnë në botën tënde — në hapësirën ku trupi qetësohet, mendja pastrohet dhe ritmi i çastit më në fund fillon të ndjekë ritmin tënd, jo të të tjerëve.

Leave a Reply

The moon today
.
.

Një Javë Magjike

Përfito falas e-book-un
7 receta të magjisë së bardhë për mbarësi, energji dhe pozitivitet në jetën tënde.

Abonohu tani për të marrë guidën:

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading