Rituali “Unë jam e lumtur kështu siç jam” është një afirmim i vetëpranimit dhe dashurisë për veten- pa kushte. Përdore këtë ritual për të forcuar vetëbesimin, vetëvlerësimin dhe për të kultivuar një ndjenjë paqeje me vetveten.
Ky afirmim ndihmon në:
- Reduktimin e vetëkritikës
- Ndërtimin e vetëbesimit
- Kultivimin e vetëdashurisë
- Përqafimin e autenticitetit personal
Në një botë që shpesh na nxit të jemi dikush tjetër, ky ritual të kthen te e vërteta e brendshme: Ti je e mirë ashtu siç je❤️
Çfarë të duhet:
- Një qiri bezhë dhe një jeshil
- Një objekt natyror: gur, kristal (sidomos kuarci rozë, aventurin jeshil, ose esmerald)
- Një gotë ujë dhe një ushqim të preferuar (idealisht diçka natyrale)
- Një batanije e butë, pak muzikë të qetë
Hapat:
1. Krijo hapësirën tënde të shenjtë
- Ndiz qirinjtë
- Vendos të gjitha objektet e ritualit në një mënyrë të bukur dhe me dashuri
2. Ulu dhe merr frymë thellë
- Vendos duart mbi bark
- Merr 3 frymëmarrje të plota dhe thuaj me zë të lartë 3 herë:
“Unë e lejoj veten të ndiej qetësi të plotë. Më mjafton të jem unë kështu siç jam”
3. Shkruaj dhe medito për këto pyetje:
- Çfarë më jep ndjesinë e sigurisë?
- Me çfarë e ushqej trupin dhe zemrën time?
- Çfarë e bëj nga frika e humbjes?
- Ku mund të gjej më shumë kënaqësi në jetën time?
4. Rituali i mirënjohjes së trupit
- Prek trupin tënd me butësi – fytyrën, flokët, duart
- Thuaj me zë të lartë:
“Falënderoj trupit tim që më mban gjallë çdo ditë. Faleminderit për gjithçka që kam. Sot ndalem së nxituari. Marr frymë. Më mjafton kaq.”
5. Ha diçka me vetëdije të plotë
- Mund të jetë një çokollatë e zezë, një frut, një copë buke, çfarëdo që e ndien si të “shtrenjtë” dhe të shijshme.
- Shijoje ngadalë dhe thuaj:
“Unë meritoj të jem e kënaqur. Nuk kam nevojë të lodhem, as të mundohem”
6. Uji i mirënjohjes
- Pije ujin me mendimin që po pastrohesh nga stresi dhe trupi yt po ushqehet me dashuri
- Rri në heshtje. Mbështillu me diçka të butë.
- Shko në shtrat me një ndjenjë mirënjohjeje dhe pranimi të vetes

Si ta përdorësh këtë ritual gjatë ditës:
Ja disa mënyra për ta përfshirë këtë ritual në përditshmëri:
Rituali i mëngjesit:
- Thuaje me zë të lartë sapo zgjohesh:
“Unë jam e lumtur kështu siç jam.” - Përsërite 3-5 herë para pasqyrës.
- Përdor serume me vitaminë c për ti dhënë më shumë shkëlqim fytyrës.
- Vendos parum posaçërisht për flokët (unë preferoj vanilje)
Shkruaj në ditar:
- Shkruaje këtë afirmim çdo ditë në një ditar, ndoshta duke shtuar edhe arsye përse ndihesh mirë me veten.
Meditim me afirmime:
- Ndërsa mediton, përsërite në mendje këtë frazë, duke u fokusuar në ndjesinë e pranimit dhe qetësisë që sjell.
Mbaje si Kujtesë gjatë ditës:
- Vendose si sfond telefoni apo si shënim në vendet që i sheh shpesh (kompjuteri, frigoriferi, etj.)









Leave a Reply