12 shtëpitë në horoskop = fushat e jetës
Harta e lindjes (horoskopi natal) është një “hartë” e qiellit në momentin që ke lindur. Ajo tregon ku ndodheshin planetet dhe si ndikojnë në personalitetin, emocionet, mënyrën e të menduarit, dashurinë, karrierën, etj.
Për ta nxjerrë hartën e lindjes (astrologjike) të plotë – duhen këto të dhëna të sakta:
- Data e lindjes (dita / muaji / viti)
- Ora e lindjes (sa më e saktë, p.sh. 14:35)
- Vendi i lindjes (qyteti + shteti)
Planetet në hartën e lindjes tregojnë llojet e energjive që ke brenda vetes dhe tregojnë si dhe ku shfaqen ato në jetën tënde. Shenja ku bie planeti tregon si sillet ajo energji– ndërsa shtëpia tregon në cilën fushë të jetës ndikon më shumë.
Në Hartën Natale (Harta e Lindjes), 12 Shtëpitë përfaqësojnë 12 fusha kryesore të jetës ku manifestohet energjia e planetëve dhe të shenjave.
Nëse shenjat e horoskopit tregojnë SI shprehet energjia dhe planetët tregojnë për ÇFARË energjie bëhet fjalë, shtëpitë tregojnë KU ndodh ajo në jetën tënde.



Shtëpia I – Identiteti Personal
Shtëpia e parë në astrologji lidhet me identitetin personal. Ajo përfaqëson mënyrën si e shohim veten dhe si paraqitemi në botë.
Aspektet kryesore:
- Identiteti personal – ndjenja e “egos” dhe vetëdija për veten.
- Pamja e jashtme – paraqitja fizike dhe mënyra si prezantohemi.
- Qëndrimi ndaj jetës – mënyra si reagojmë dhe nisim veprime.
- Individualiteti – mënyra unike se si e shprehim veten tonë.
- Identiteti & Personaliteti – Përcakton kush je, temperamentin, karakterin dhe egon tënde në tërësi, përshtypja e parë që lëmë te të tjerët.
- Përshtypja e parë – Ndikon në mënyrën si paraqitesh në botë: sjelljen, stilin dhe, sipas disa traditave, edhe qëndrimin dhe mënyrën e ecjes.
Shtëpia e parë flet për atë që jemi dhe si shfaqemi, duke vendosur tonin për gjithë hartën astrologjike.
Shtëpia II – Vlerat Materiale
Shtëpia e dytë në astrologji lidhet me sigurinë dhe vlerat materiale. Ajo tregon mënyrën se si fitojmë para, si i menaxhojmë burimet tona dhe si e vlerësojmë veten.
Aspektet kryesore:
- Paratë dhe financat personale – të ardhurat, mënyra e fitimit të parave, stabiliteti financiar.
- Siguria materiale – nevoja për stabilitet dhe bazë të qëndrueshme në jetë.
- Pasuritë personale – gjërat që zotërojmë (shtëpi, makina, sende me vlerë).
- Vetëvlerësimi – ndjenja e vlerës personale dhe besimi në aftësitë tona.
- Talente dhe aftësi – burimet e brendshme që mund të shndërrohen në të ardhura.
Shtëpia e dytë flet për atë që ne kemi dhe për mënyrën se si kjo ndikon në ndjenjën tonë të sigurisë dhe vetëvlerësimit.
Shtëpia III – Qasja ndaj botës përreth
Shtëpia e tretë në astrologji lidhet me mësimin social dhe intelektual, komunikimin dhe mënyrën si ndërveprojmë me mjedisin tonë të afërt. Ajo tregon si mendojmë, si flasim dhe si përthithim informacionin.
Aspektet kryesore:
- Komunikimi – mënyra si shprehemi (të folur, të shkruar, media).
- Mësimet bazë – arsimi fillor, kurioziteti, procesi i të nxënit.
- Mendimi dhe logjika – mënyra si analizojmë dhe përpunojmë informacionin.
- Familjarët – marrëdhëniet me ta dhe me të afërmit e ngushtë.
- Udhëtimet e shkurtra – lëvizjet e përditshme, transporti lokal.
- Mjedisi i afërt – fqinjët, komuniteti lokal, rrethi shoqëror i përditshëm.
Shtëpia e tretë flet për atë që ne mësojmë dhe ndajmë, dhe për mënyrën si lidhemi me botën përreth nesh në nivel praktik dhe mendor.
Shtëpia IV – Rrënjët Familjare
Shtëpia e katërt në astrologji lidhet me shtëpinë tonë, familjen, rrënjët dhe emocionet e thella. Ajo përfaqëson bazën tonë të brendshme, ndjenjën e përkatësisë dhe sigurinë emocionale.
Aspektet kryesore:
- Shtëpia dhe ambienti familjar – vendi ku ndihemi të sigurt dhe të mbrojtur.
- Familja – prindërit, trashëgimia familjare dhe lidhjet e gjakut.
- Rrënjët dhe origjina – prejardhja, traditat dhe kultura familjare.
- Siguria emocionale – nevoja për stabilitet të brendshëm.
- Baza e jetës – themeli mbi të cilin ndërtojmë identitetin tonë.
Shtëpia e katërt flet për atë që na formon nga brenda dhe për vendin ku gjejmë rehati, përkatësi dhe stabilitet emocional.
Shtëpia V – Vetë-Shprehja
Shtëpia e pestë në astrologji lidhet me vetëshprehinë krijuese, të mirat dhe kënaqësitë e jetës. Ajo përfaqëson mënyrën si shprehim individualitetin tonë dhe si kërkojmë gëzim e argëtim.
Aspektet kryesore:
- Shprehja krijuese – arti, talentet, hobet dhe krijimtaria personale.
- Romanca – dashuritë, flirtet dhe marrëdhëniet romantike.
- Argëtimi – aktivitetet që sjellin kënaqësi dhe zbavitje.
- Ana fëminore – marrëdhënia me fëmijët dhe energjia e brendshme fëmijërore.
- Rreziku dhe loja – bixhozi, spekulimet dhe dëshira për aventura.
- Vetë-shprehja – guximi për të qenë autentik dhe për të treguar veten.
Shtëpia e pestë flet për atë që na sjell gëzim dhe na lejon të shkëlqejmë, duke shprehur krijimtarinë dhe pasionin tonë.
Shtëpia VI – Puna dhe Angazhimi
Shtëpia e gjashtë në astrologji lidhet me mësimin përmes angazhimeve praktike dhe transaksioneve materiale. Ajo përfaqëson punën e përditshme, shërbimin, përgjegjësitë dhe kujdesin për shëndetin.
Aspektet kryesore:
- Puna e përditshme – detyrat, rutina dhe angazhimet profesionale.
- Shërbimi – mënyra si kontribuojmë dhe ndihmojmë të tjerët.
- Disiplina dhe organizimi – struktura, rendi dhe efikasiteti.
- Shëndeti – kujdesi për trupin, dieta dhe zakonet e jetesës.
- Përgjegjësitë – detyrimet dhe ndjenja e obligimit.
- Marrëdhëniet në punë – kolegët dhe ambienti i punës.
Shtëpia e gjashtë flet për atë që bëjmë çdo ditë dhe për mënyrën si përmirësojmë veten përmes punës, shërbimit dhe përkushtimit praktik.
Shtëpia VII – Marrëdhëniet dhe Partneriteti
Shtëpia e shtatë në astrologji lidhet me marrëdhëniet- martesa dhe partneriteteti, si edhe me veprimin social dhe intelektual në bashkëpunim me të tjerët. Ajo përfaqëson mënyrën si lidhemi, bashkëpunojmë dhe ndërtojmë marrëveshje.
Aspektet kryesore:
- Martesa – lidhja zyrtare dhe bashkimi afatgjatë.
- Partneritetet – bashkëpunime personale dhe profesionale.
- Marrëdhëniet – lidhje të ngushta dhe ndërveprime direkte.
- Bashkëpunimi – aftësia për kompromis dhe ekuilibër.
- Kontratat dhe marrëveshjet – aspektet ligjore të partneriteteve.
Shtëpia e shtatë flet për atë që ndajmë me të tjerët dhe për mënyrën si ndërtojmë marrëdhënie të balancuara dhe të ndërsjella.
Shtëpia VIII – Bota Spirituale
Shtëpia e tetë në astrologji lidhet me sigurinë emocionale dhe sigurinë e shpirtit. Ajo përfaqëson transformimin e brendshëm, lidhjet intime dhe proceset e brendshme që na ndryshojnë në thelb.
Aspektet kryesore:
- Siguria emocionale – ndjenja e thellë e besimit dhe mbështetjes.
- Jeta spirituale – lidhja me dimensionin e brendshëm dhe kuptimin e jetës.
- Intimiteti – bashkimi i thellë emocional dhe fizik me të tjerët.
- Transformimet – ndryshime të mëdha, rilindje dhe rritje personale.
- Burimet – financat e përbashkëta, trashëgimitë, investimet.
- Krizat dhe fuqia e brendshme – përballja me frikërat dhe zhvillimi përmes tyre.
Shtëpia e tetë flet për atë që na transformon nga brenda, duke ndërtuar një ndjenjë më të thellë sigurie emocionale dhe shpirtërore.
Shtëpia IX – Mësimet e Jetës
Shtëpia e nëntë në astrologji lidhet me mësimet që formësojnë identitetin tonë. Ajo përfaqëson zgjerimin e horizontit, kërkimin e së vërtetës dhe zhvillimin filozofik e shpirtëror.
Aspektet kryesore:
- Arsimi i lartë – studimet universitare dhe specializimet.
- Filozofia dhe besimet – botëkuptimi, feja dhe sistemi i vlerave.
- Udhëtimet e gjata – përvoja në kultura të tjera dhe zgjerimi i perspektivës.
- Kërkimi i së vërtetës – dëshira për një kuptim më të thellë të jetës.
- Publikimi dhe mësimdhënia – ndarja e dijes dhe ideve.
- Zhvillimi personal – rritja përmes përvojave që ndryshojnë mënyrën si e shohim veten dhe botën.
Shtëpia e nëntë flet për atë që na zgjeron mendjen dhe formëson identitetin, duke ndikuar në mënyrën si e kuptojmë jetën dhe rolin tonë në të.
Shtëpia X – Karriera
Shtëpia e dhjetë në astrologji lidhet me veprimin material, karrierën dhe pozicionin që zëmë në shoqëri. Ajo tregon ambicien, arritjet profesionale dhe reputacionin publik.
Aspektet kryesore:
- Karriera – profesioni dhe drejtimi profesional.
- Reputacioni – imazhi publik dhe vlerësimi nga shoqëria.
- Ambicia – qëllimet afatgjata dhe dëshira për sukses.
- Autoriteti – marrëdhënia me figurat autoritare dhe përgjegjësia personale.
- Arritjet – suksesi dhe rezultatet konkrete në jetë.
- Roli në shoqëri – kontributi dhe pozicioni ynë në komunitet.
Shtëpia e dhjetë flet për atë që ndërtojmë në botën e jashtme dhe për gjurmën që lëmë në shoqëri përmes veprimeve dhe arritjeve tona.
Shtëpia XI – Jeta Sociale
Shtëpia e njëmbëdhjetë në astrologji lidhet me kërkimin e sigurisë sociale dhe intelektuale. Ajo përfaqëson miqësitë, grupet komunitare dhe idealet që na lidhin me të tjerët në një nivel më të gjerë shoqëror.
Aspektet kryesore:
- Miqësitë – marrëdhëniet shoqërore dhe rrjeti i mbështetjes.
- Grupet dhe organizatat – përfshirja në komunitete dhe kauzat e përbashkëta.
- Idealet dhe vizionet – ëndrrat për të ardhmen dhe qëllimet kolektive.
- Siguria sociale – ndjenja e përkatësisë në një grup.
- Mbështetja intelektuale – shkëmbimi i ideve dhe bashkëpunimi intelektual.
- Projektet afatgjata – plane dhe aspirata për të ardhmen.
Shtëpia e njëmbëdhjetë flet për atë që ndajmë me shoqërinë dhe komunitetin, dhe për mënyrën si gjejmë mbështetje dhe siguri përmes lidhjeve kolektive.
Shtëpia XII – Karma
Shtëpia e dymbëdhjetë në astrologji lidhet me edukimin e brendshëm dhe emocionet e thella. Ajo është fusha ku përballemi me karmën, përfundimet, pasojat dhe proceset e padukshme të jetës. Kjo shtëpi lidhet me botën e nën-ndërgjegjes dhe me atë që shpesh e mbajmë të fshehur përbrenda.
Aspektet kryesore:
- Nënvetëdija – mendimet dhe ndjenjat e fshehura.
- Karma – mësime shpirtërore dhe pasoja të së kaluarës.
- Përfundimet – mbyllja e cikleve dhe lëshimi i së vjetrës.
- Izolimi – vetmia, tërheqja dhe reflektimi i brendshëm.
- Sakrifica – dhënia pa kushte dhe shërbimi i heshtur.
- Gjërat e fshehura – sekretet, frikërat dhe çështjet e pazgjidhura.
Shtëpia e dymbëdhjetë flet për atë që ndodh në thellësi të shpirtit, për proceset e brendshme që çojnë në çlirim, shërim dhe transformim.









Leave a Reply