Në praktikat magjike, ushqimet mbartin energji të ndryshme dhe mund të përdoren për të pastruar, balancuar dhe forcuar energjinë personale.
Ushqimet detoksifikojne energjitë në trupin tënd dhe rrisin forcën e auras.
🍯 Mjalti – bekim, ëmbëlsi, lidhje hyjnore, shërim, përjetësi,
🥛Qumështi – pastërti, pafajësi, ushqim shpirtëror, jetë, begati hyjnore
🥛 Bulmeti – mirëqenie, rritje dhe zhvillim, mëmësi
🍎 Molla – dashuri, bukuri, njohuri, tundim, sensualitet, pavdekshmëri
🍌 Banania – qetësi, stabilitet, zgjim spiritual, stabilitet emocional
🍇 Rrushi – pasuri, bujari, furnizim nga jashtë
🌴 Hurma – transformim, durim, bollëk dhe fat të mirë
🍊 Portokalli – gëzim, energji, vitalitet, tërheqje
🍊 Mandarina – begati, fat i mbarë, prosperitet, hapje e rrugëve
🫐 Fiku – paqe, begati, pjellori, ndriçim spiritual
🟣 Kumbulla – rezistencë, durim, rigjenerim
❤️ Shega – pjellori, pasion, bollëk, jetë, rilindje
🍉 Shalqi – rrjedhshmëri, identitet, solidaritetit
🍑 Pjeshka – sensualitet, fertilitet, sinqeritet, butësi
🍒 Qershia – dëshirë, pasion, dashuri, kënaqësi, ëmbëlsi
🍐 Dardha – harmoni, paqe, begati, sensualitet, ëmbëlsi hyjnore
🥑 Avokado – pjellori, bollëk, forcë krijuese, rritje dhe zhvillim
🍍 Ananasi – mikpritje, sukses, vetëbesim, triumf, pasuri e jashtëzakonshme
🥝 Kivi – forcë e brendshme, mirësi, lidhje e shenjtë me tokën
🥭 Mango – bollëk, begati, përmbushje emocionale, bekime hyjnore.
🌰 Arrat – mençuri, rezistencë, forcë e brendshme, potencial i fshehur
🥥 Kokosi – egoja njerëzore, paqe shpirtërore, pema e jetës
🧄 Hudhra – pastrim, mbrojtje dhe forcë kundër energjive të padëshiruara
🧅Qepa – mbrojtje, pastrim i së keqes, forcë, përjetësi, unitet i ndërlidhur
🍅 Domatja – dashuri, pasion, pjellori, vitalitet
🥒 Kastraveci – freski, pastrim, qetësi emocionale, rigjenerim, çlodhje fizike
🫑 Speci – shëndet, vitalitet, rritje dhe zhvillim personal, kreativitet
🌶️ Speci djegës – pasion, forcë, guxim, energji, pastrim spiritual, hajmali
🥔 Patatja – tokëzim, stabilitet, siguri, përulësi, punë e palodhur, mbështetje
🥕 Karrota – fertilitet, prosperitet, potencial, shpërblim, këmbëngulje
🫘 Fasulet – potencial, begati, përulësi, lidhja midis jetës dhe tokës
🫛 Bizelet – rritje, fat i madh, mundësi të reja, ndjeshmëri ekstreme, sekrete
🥦 Brokoli – rigjenerim, rritje, jetë dhe forcë, ekuilibër, intuitë
🧈Kungulli – mbrojtje nga shpirtrat e humbur, bota e përtejme
🥒 Kungulleshka – pjellori, bollëk, rritje, mirëqenie, receptivitet
🥦 Lulelakra – pastërti, emocione, mbrojtje, komunitet, lidhje hënore, qetësi
🍆 Patëllxhani – mister, pasion, transformim, fat, status, stigma
🌽 Misri – pasuri, pjellori, jetë, korrje, mirënjohje, lidhje e thellë me tokën
🌾 Tërshëra & drithërat – stabilitet, tokëzim, begati, frytshmëri
🌾 Drithërat e plota – stabilitet, begati, cikli i jetës- vdekjes dhe rilindjes
🌾 Orizi – pasuri, fat dhe mbarësi, pjellori, harmoni, devotshmëri
🍋 Limoni – pastrim spiritual, kthjelltësi, rifreskim energjetik
🫒 Ullinjtë – paqe, mençuri, jetëgjatësi, mbrojtje, fat, prosperitet
🌿Gjethe jeshile – detoksifikim, rigjenerim, jetë, shëndet, trashëgimi
🌻Fara&Erëza – pjellori, ekuilibër, mbrojtje, mençuri, manifestim
🥩 Mishi – forcë, vitalitet, pasuri, pushtet, hierarki, statusi social, dominim
🥚 Veza – pjellori, krijim, rilindje, jetë e re, e përjetshmja
🍫Çokollata – kënaqësi, sensualitet, dashuri, joshje, ëmbëlsi emocionale
Ushqimet pastruese largojnë e energjitë të rënda, të mbledhura- ndërsa ato forcuese rrisin vitalitetin dhe qëndrueshmërinë e aurës.
Zgjedhja e ushqimit sipas energjisë që dëshiron të kultivosh mund të bëhet pjesë e praktikave të tua magjike, duke e lidhur ushqimin me pastrimin, mbrojtjen, qartësinë, ekuilibrin dhe forcën shpirtërore.
Ushqimet e përpunuara, ushqimet a ambalazhuara apo fast food- ofrojnë kënaqësi të menjëhershme “boshe”, por e lënë shpirtin të kequshqyer dhe të paplotësuar. Ushqimet e përpunuara dhe me pak vlera ushqyese, kur konsumohen shpesh, mund të ndikojnë në trup duke ulur energjinë dhe mirëqenien.
Ushqimet mbartin energji të ndryshme. Ato mund të të dëmtojnë- por edhe mund të përdoren për të pastruar, balancuar dhe forcuar energjinë personale. Ushqimet detoksifikojne energjinë në trupin tënd dhe rrisin forcën e auras.
Ja disa shembuj:
- Nëse ndihesh emocionalisht keq: kos me drithëra + banane
- Nëse je e zemëruar ose inatosur: oriz me gjalpë + dardha
- Nëse ndjehesh e vetmuar: sallatë lulelakër me brokoli + çokollata
Nëse ke disbalancë energjish femërore / mashkullore:
Nëse ke energji të tepruar femërore – ndjeshmëri shumë e lartë, pasivitet, lodhje e vazhdueshme, gjendje ankthi, pavendosmëri, pasiguri, mungesë kufijsh, nostalgji, idealizëm: duhet të përfshish produktet e mishit në vaktet e tua të rregullta të përditshme.
Nëse ke energji të tepruar mashkullore – impulsivitet, agresivitet, konkurrencë, fokus i tepruar te arritjet, vështirësi në shprehjen e ndjenjave, mungesë fleksibiliteti, vështirësi për të pushuar, nevojë e theksuar për kontroll – duhet të konsumosh sa më shumë fruta çdo ditë! Gjithashtu drithëra dhe perime.
Zgjidh ushqimet e duhura çdo ditë – sipas nevojave të tua- dhe do të vëresh ndryshime pozitive në energjinë, gjendjen emocionale, forcën spirituale si dhe në ekuilibrin tënd.








Leave a Reply