Shenjat e VJESHTËS– Energjia që ti Rrezaton

Stina: VJESHTA

ZODIAKU PËRKATËS: DEMI ♉ VIRGJËRESHA ♍ BRICJAPI ♑

Kristalet Fatsjellëse: Hematiti, Jasperi, Turmalina zezë, Malakiti

Kompatibël me: Shenjat e Ujit

Suita Përkatëse Taro: Monedhat

Elementi: TOKA


Shenjat e tokës janë praktike, të qëndrueshme dhe me këmbë në tokë. Ato kanë karakter të fortë. Ndjenja e sigurisë është më e rëndësishmja për to dhe nuk u pëlqen të ndërmarrin rreziqe të panevojshme. Gjithmonë të kujdesshme, mendohen mirë përpara se të marrin vendime. Por nëse e marrin një vendim, nuk ka asgjë dhe asnjeri që mund ti ndalojë!

Nëse i përket kësaj shenje, atëherë ke tendencën të jesh më konservative se të tjerët. Je e përgjegjshme dhe e përkushtuar ndaj familjes, shoqërisë dhe ndaj të gjithë njerëzve më të dashur.
​
Të pëlqen rutina dhe komoditeti. Ushqimi i mirë, rehatia,  apo kënaqësitë e vogla të jetës së përditshme janë shumë të rëndësishme për ty. Shenjat e tokës jetojnë sipas vlerave dhe principeve të tyre, të cilat i kanë shumë të vështirë ti kompromentojnë. 
​


VIRGJËRESHA (23 gusht – 22 shtator) sundohet nga energjia e planetit Mërkur:

Karakteristikat kryesore të kësaj shenje:

  • Analitike dhe mendjemprehtë – Virgjëreshat kanë aftësi të forta për të analizuar situata dhe për të vënë re detaje që të tjerët shpesh i anashkalojnë.
  • Perfeksioniste – Kërkojnë përpikmëri në çdo gjë, si në punë ashtu edhe në jetën personale.
  • Pragmatike dhe realiste – Janë praktike dhe nuk i japin hapësirë fantazisë kur bëhet fjalë për vendimmarrje.
  • Të përkushtuara dhe të përgjegjshme – Merren seriozisht me detyrimet dhe punët që u ngarkohen.
  • Diskrete dhe të përmbajtura – Nuk janë dramatike, rrallë flasin shumë për veten dhe janë të kujdesshme me fjalët.
  • Kritike, ndonjëherë edhe e tepruar – Kanë prirje të kritikojnë veten dhe të tjerët në përpjekje për përmirësim.
  • Të kujdesshme për shëndetin dhe higjienën – Janë zakonisht të organizuara dhe kujdesen për mënyrën e jetesës.

Në aspektin shpirtëror apo intuitiv, Virgjëresha ka ndjeshmëri për energjitë e ambientit dhe të njerëzve, por i përpunon ato në mënyrë logjike dhe të arsyeshme.


DEMI (20 prill – 20 maj) sundohet nga energjia e planetit Afërdita

Karakteristikat kryesore të Demit:

  • Stabil dhe i qëndrueshëm – Nuk i pëlqen ndryshimi i papritur. Pëlqen ritmin, rregullin dhe sigurinë.
  • Këmbëngulës (dhe kokëfortë) – Kur vendos për diçka, është shumë i vështirë për ta ndalur. Ka vullnet të fortë.
  • Praktik dhe materialist – Ka lidhje të fortë me botën fizike dhe praktike; vlerëson pasuritë, komoditetin dhe gjithçka që ofron rehati.
  • Vlerëson estetikën dhe të bukurën dhe është hedonist – Ka sy për bukurinë, shijen, muzikën dhe ndjesitë fizike. Dashuron ushqimin e mirë, luksin dhe gjithçka që i jep kënaqësi shqisave.
  • Besnik dhe i qëndrueshëm në marrëdhënie – Kur lidhet me dikë, nuk e braktis lehtë. Është partner i qëndrueshëm, por kërkon të njëjtën gjë në këmbim.
  • I durueshëm, por me një pikë vlimi – Mund të durojë shumë gjatë, por kur e teprojnë me të, shpërthimi është i fuqishëm.

Në sens intuitiv, Demi është më shumë i lidhur me trupin dhe ndjesitë fizike sesa me intuitën shpirtërore, por kur diçka nuk i duket “e drejtë”, e ndjen fizikisht.


BRICJAPI (22 dhjetor – 19 janar) sundohet nga energjia e planetit Saturn.

Bricjapi është shenja e strukturës, ngjitjes dhe përmbajtjes. Energjia e tij është serioze, e pjekur dhe e fokusuar në ndërtim afatgjatë – qoftë ky ndërtim i një jete, një pune, apo një karakteri.

Karakteristikat kryesore të Bricjapit:

  • Strateg dhe i përmbajtur – Nuk nxiton, nuk flet kot. Ajo vëzhgon, mat, planifikon.
  • Fokusuar te suksesi material dhe personal – Synon majat, por me hapa të ngadaltë dhe të sigurt.
  • I pjekur që në vegjëli– Edhe kur është i ri në moshë, ka shpirt të vjetër. Nuk ka durim për gjëra të lehta e sipërfaqësore.
  • I vetmuar për nga natyra – Rrallë kërkon ndihmë. I mban peshat vetë, edhe kur e rëndojnë shumë.
  • I ftohtë nga jashtë, i thellë nga brenda – Shpesh nuk tregon emocione, por e ndjen gjithçka thellë dhe e mban gjithçka brenda.
  • Mban përgjegjësi që nuk janë të tijat – Ka prirje të marrë barrë nga të tjerët, si një figurë që i duhet të përmbushë detyra karmike.
  • I lidhur me koha – Saturni i jep ndjeshmëri për kalimin e kohës, për përgjegjësitë që vijnë me vitet.

Leave a Reply

The moon today
.
.

Një Javë Magjike

Përfito falas e-book-un
7 receta të magjisë së bardhë për mbarësi, energji dhe pozitivitet në jetën tënde.

Abonohu tani për të marrë guidën:

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading