Shenjat e VERËS – Energjia që ti Rrezaton

Stina: VERA🌸

ZODIAKU PËRKATËS: DASHI ♈ LUANI ♌ SHIGJETARI ♐

Kristalet Fatsjellëse: Karneliani, Garneti, Amberi, Guri i Diellit, Kuarci i Zjarrit 

Kompatibël me: Shenjat e Ajrit 

Elementi: ZJARRI


​Këto janë karakteristikat e shenjës tënde:

Shenjat e zjarrit janë të ngrohta, entuziaste dhe plotë energji.

Plotë vetëbesim dhe guximtare, nëse i përket kësaj shenje, atëherë je vazhdimisht në kërkim të aventurave të reja, gjithmonë e apasionuar mbas jetës dhe të mirave që ajo të ofron.

​Je pasionante, dinamike dhe ke një temperament të nxehtë.

Të pëlqen të ndjekësh instinktin dhe intuitën tënde.

Tepër të pavarur dhe të guximshëm, personalit juaj përputhet më së miri me kristalet e kuqe, portokalli dhe të verdhë të lidhur me çakrat e rrënjës dhe të pleksusit diellor.

​Anët Negative: je tejet e pavarur, individualiste dhe kokëfortë dhe ndoshta ndonjëherë edhe tepër egoiste në marrëdhënie me njerëzit.


1. Aksion dhe Iniciativë
Shenjat e zjarrit nuk presin. Ato marrin hapin të parat, sjellin lëvizje dhe ndezin çdo situatë sociale kudo që ndodhen.
2. Pasion dhe Intensitet Emocional
Ndjejnë shumë, dashurojnë me gjithë zemër dhe reagojnë me zjarr. Janë të sinqertë, të drejtë dhe pa ngurime.

3. Nevojë për Shkëlqim dhe Vëmendje
Kanë nevojë të duken, të vlerësohen, të jenë në qendër të vëmendjes— jo nga egoja, por sepse energjia e tyre është e ndërtuar për të rrezatuar.


DASHI (21 Mars – 19 Prill)

Karakteristikat pozitive të Dashit:

  • Trimëri dhe guxim – Nuk kanë frikë të përballen me sfida.
  • Vendosmëri – Dashi është këmbëngulës dhe shkon drejt qëllimeve me vendosmëri të madhe.
  • Energjik dhe i palodhur – Kanë shumë energji dhe shpesh janë në lëvizje.
  • Lider i lindur – Janë të prirur të marrin drejtimin dhe të udhëheqin të tjerët.
  • I sinqertë dhe i drejtpërdrejtë – Nuk e fshehin mendimin e tyre dhe janë të hapur në komunikim.
  • Iniciativë e fortë – Nuk presin, por veprojnë menjëherë kur duan të arrijnë diçka.

Karakteristikat negative të Dashit:

  • Impulsivitet – Veprojnë pa u menduar gjatë, gjë që mund të sjellë pasoja negative.
  • Kokëfortësi – Nuk pranojnë lehtë këshilla apo të ndryshojnë mendim.
  • Të Padurueshëm – Nuk kanë shumë durim dhe duan rezultate të shpejta.
  • Shpërthyes emocionalisht – Mund të reagojnë me zemërim ose nervozizëm në situata tensioni.
  • Egoizëm – Ndonjëherë mendojnë vetëm për veten dhe harrojnë ndjenjat e të tjerëve.
  • Konkurrues deri në ekstrem – Mund të bëhen xhelozë ose të kenë nevojë për të fituar në çdo situatë.

LUANI (23 Korrik – 22 Gusht)

Karakteristikat pozitive të Luanit:

  • Krenar dhe plotë vetëbesim – E dinë vlerën e tyre dhe rrezatojnë gjithmonë siguri në vetvete.
  • Bujar dhe zemërgjerë – Kanë shpirt të madh dhe janë të gatshëm të ndihmojnë të tjerët.
  • Kreativ dhe artistik – Janë të lidhur me artin, kreativitetin dhe origjinalitetin.
  • Lider i lindur – U pëlqen të udhëheqin dhe zakonisht kanë ndikim të fortë tek të tjerët.
  • Besnik dhe i qëndrueshëm – Kur e japin zemrën, janë të përkushtuar dhe të drejtë.
  • Karizmatik dhe tërheqës – Shkëlqejnë në shoqëri dhe tërheqin vëmendje edhe pa e kërkuar atë.

Karakteristikat negative të Luanit:

  • Egozëm i lartë – Mund të jenë shumë të përqendruar te vetja dhe kërkojnë lavdërim të vazhdueshëm.
  • Dominues – Tentojnë të kontrollojnë të tjerët dhe nuk i pëlqen të kundërshtohen.
  • Dramatik – I japin rëndësi të madhe ndjenjave të tyre dhe shpesh e teprojnë me reagimet.
  • Kokëfortë – E kanë të vështirë të pranojnë kur gabojnë.
  • Kërkues ndaj të tjerëve – Duan përkushtim, vëmendje dhe respekt të pakushtëzuar.
  • Ndjeshmëri ndaj kritikave – Edhe kritika më e vogël mund t’i lëndojë shumë thellë.

SHIGJETARI (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Karakteristikat pozitive të Shigjetarit:

  • Optimist – E sheh jetën me sy pozitiv dhe ka besim në të ardhmen.
  • Nevojë e theksuar e lirisë – Nuk mund të kufizohet; ka nevojë për hapësirë, udhëtime dhe eksplorim.
  • Filozof dhe kërkues i së vërtetës – Ka mendje të mprehtë dhe interes për besimet e ndryshme fetare, kulturat dhe filozofitë.
  • I drejtpërdrejtë dhe i sinqertë – Nuk i bie rrotull, thotë atë që mendon, pa filtra.
  • I pavarur dhe aventurier – Ndjek gjithnjë rrugën e vet, pa frikë nga rreziqet.
  • Shpirtgjerë dhe qejfli – Di të gëzojë jetën dhe iu ofron edhe të tjerëve energji pozitive.

Karakteristikat negative të Shigjetarit:

  • Nuk pranon kufizime – Nuk duron dot rregullat, përgjegjësitë apo marrëdhënie “mbytëse”.
  • I pakujdesshëm në komunikim – Është tejet i drejtëpërdrejtë, gjë që mund të lëndojë, sepse s’ka diplomaci.
  • Naiv ose i pakujdesshëm – Beson lehtë dhe ndonjëherë merr vendime pa u menduar.
  • Shpërqendrohet lehtë – Vështirë të përqendrohet gjatë në një projekt; kërkon gjithmonë diçka të re.
  • Egocentrik në kërkimin e vetëzhvillimit – Mund të harrojë të tjerët kur është i përqendruar në rrugëtimin e vet.

Leave a Reply

The moon today
.
.

Një Javë Magjike

Përfito falas e-book-un
7 receta të magjisë së bardhë për mbarësi, energji dhe pozitivitet në jetën tënde.

Abonohu tani për të marrë guidën:

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading