Shenjat e PRANVERËS – Energjia që ti Rrezaton

Stina: PRANVERA

ZODIAKU PËRKATËS: BINJAKËT ♊ PESHORJA ♎ UJORI ♒

Kristalet Fatsjellëse: Emeraldi, Kuarci i Pastër, Ametisti, Seleniti, Turkizi, Opali

Kompatibël me: Shenjat e Zjarrit

Suita Përkatëse Taro: Shpata

Elementi: AJRI



​Këto janë karakteristikat e shenjës tënde:

Shenjat e ajrit janë shenjat më inteligjente të horoskopit. Ato janë vazhdimisht të zhytura në mendime duke analizuar këdo dhe gjithçka që i rrethon.

Një ndër karakteristikat e tyre më të forta është aftësia në komunikim. Nëse elementi yt është ajri, për ty do të jetë më e lehtë sesa për shenjat e tjera për të mbajtur fjalime, për të gjetur gjuhën e përbashkët me njerëzit e kulturave të ndryshme apo për tu shprehur mbi tema apo koncepte, sado abstrakte që të jenë ato. ​Të pëlqen të kërkosh përgjigje mbi pyetjet filozofike të jetës
​dhe kuptimin e saj.
​
Je spontane dhe të pëlqejnë aventurat. Je një shpirt i lirë dhe askush nuk guxon të të kontrollojë, manipulojë apo të marrë vendime për ty. 

Anët Negative: pak e ftohtë dhe tepër racionale. Mund të krijosh përshtypjen se je “e paafrueshme” dhe e mbyllur në vetvete, njerëzit e kanë të vështirë të të kuptojnë.


Tema të Përbashkëta mes Shenjave të Ajrit:

  • Inteligjenca: Të gjitha shenjat e ajrit janë të prirura për tu zhytur në mendime, për të mësuar vazhdimisht gjëra të reja dhe për të ndarë idetë e tyre me të tjerët. Bisedat me ta mund të jenë angazhuese dhe stimuluese.
  • Natyra Sociale: Shenjat e ajrit janë ekstravertë dhe duan të lidhen me njerëzit, qoftë në diskutime intelektuale, qoftë në biseda të thjeshta.
  • Përshtatshmëria: Ato janë të afta të përshtaten shpejt me situata dhe ide të reja, megjithatë mund të mos kenë një lidhje të forta emocionale.


Shenjat e ajrit mund të duken ndonjëherë të distancuara ose të ftohta ndaj ndjenjave, pasi zakonisht i japin përparësi logjikës dhe arsyes. Ata mund të kenë nevojë të punojnë me ndjenjat dhe të lidhen emocionalisht me të tjerët, veçanërisht në marrëdhëniet intime.

Leave a Reply

The moon today
.
.

Një Javë Magjike

Përfito falas e-book-un
7 receta të magjisë së bardhë për mbarësi, energji dhe pozitivitet në jetën tënde.

Abonohu tani për të marrë guidën:

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading