Sipas fesë së Hinduismit dhe Budizmit, çakrat janë 7 epiqendrat e trupit tonë, nëpërmjet të cilave rrjedh energjia e jetës. Çrregullime të këtyre epiqendrave energjitike mund të sjellin sëmundje të ndryshme fizike si dhe probleme emocionale.
Ka disa mënyra për të shëruar çakrat në trupin tonë, një prej tyre është edhe joga. Por në këtë artikull do të përqëndrohemi më tepër tek regjimi ushqimor.
ÇAKRAT DHE EPIQENDRAT ENERGJIKE

1. Çakra e Rrënjës (e kuqe)

Kjo është çakra e parë në trupin tonë dhe përfaqëson themelet e jetës. Kjo bazë energjitike do të dëmtohet nëse kemi probleme financiare, pasiguri apo ankth në gjithçka që ka lidhje me mundësinë tonë për ti siguruar vetes gjërat bazë të jetës, siç janë ushqimi apo vendbanimi.
Si të shërosh çakrën bazë:
Nëse ke shqetësime në këtë aspekt, ajo çfarë mund të të ndihmojë të ndjehesh më mirë do të ishte të ecurit zbathur. Nëse mundesh, në natyrë.
Ushqimi që duhet konsumuar:
Çakra bazë përfaqësohet nga ngjyra e kuqe, prandaj duhet të konsumosh sa më shumë fruta dhe perime me këtë ngjyrë, siç janë molla e kuqe, luleshtrydhet, qershitë, shegët, domatet apo panxhari si dhe specat e kuq ose specat djegës.
Konsumo sa më shumë proteina: vezë, mish, drithëra të plota, fara dhe arrorë të ndryshëm.
Ushqime që rriten në tokë, siç janë: patate, karrota, qepë etj.

2. Çakra Sakrale (portokalli)
Çakra e dytë përfaqëson aftësinë tonë për tu ndier të lumtur dhe të kënaqur me jetën në përgjithësi dhe gjërat që na rrethojnë. Kjo është çakra e kënaqësisë dhe sensualitetit.
Nëse ke probleme në marrëdhënie me njerëzit apo në lidhje me seksualitetin, kjo tregon që çakra e dytë është në disbalancë.
Ushqimi që duhet konsumuar:
Konsumo ushqime me ngjyrë portokalli, si mandarina, portokalle, pjeshka, pjepër, kajsi, karrota, kungull dhe patate të ëmbla.
3. Çakra e pleksusit (e verdhë)

Sistemi i pleksusit në trupin tonë ka një funksion shumë të rëndësishëm në mirëfunksionimin e metabolizmit. Ky sistem e ndihmon trupin tonë të përshtatet me streset dhe lodhjet e jetës së përditshme.
Çakra e pleksusit përfaqëson vetëbesimin dhe vlerësimin që kemi ndaj vetëvetes.
Nëse ke kaluar një periudhë të vështirë emocionale, je e stresuar, apo nëse dikush të ka lënduar rëndë, këto eksperienca do të shkaktojnë çrregullime të energjisë së shakrës së tretë.
Çfarë mund të bësh për tu shëruar?
Konsumo ushqime me ngjyrë të verdhë, si psh. misri.
Gjithashtu ushqimet me përmbajtje të lartë fibrash do të të ndihmojnë shumë, siç janë buka dhe produkte të tjera integrale, granola, tërshëra, bullguri, hikrra, qiqrrat, thjerrëzat, orizi kaftë ose i zi, brokoli, lulelakra, karrotat etj.

4. Çakra e Zemrës (jeshile)
Çakra e zemrës është shakra e dashurisë. Ajo përfaqëson aftësinë tonë për falur dashuri dhe ndjesinë e të qenit të vlerësuar nga njerëzit tanë të dashur.
Ushqimet që duhen konsumuar:
Çdo gjë me ngjyrë jeshile, sidomos sallaturinat.
Gjithashtu, çaji jeshil.
5. Çakra e Gushës (blu)

Çakra e pestë përfaqëson aftësinë tonë për të komunikuar, për të shprehur ndjenjat tona lirshëm dhe për tu hapur me njerëzit. Nëse ndjehesh e izoluar apo e vetmuar, ndoshta kjo fushë energjitike në trupin tënd nuk po funksionon ashtu siç duhet.
Ushqimet që duhen konsumuar:
Këtu mund të të ndihmojnë të gjitha llojet e frutave.
Gjithashtu edhe llojet e ndryshme të lëngjeve të frutave si dhe çajrat.

6. Çakra e Syrit të Brenshëm
(vjollcë)
Çakra e syrit të brendshëm apo nga anglishtja “çakra e syrit të tretë” përfaqëson aftësinë tonë për tu fokusuar, për mendime të qarta dhe aftësinë për të marrë vendime të mira. Ajo gjithashtu përfaqëson intuitën, imagjinatën dhe zgjuarsinë.
Nëse ndjehesh vazhdimisht e stresuar nga vendime të gabuara apo të nxituara, ndoshta duhet të përpiqesh të gjesh më shumë ekuilibër emocional.
Ushqimet që të ndihmojnë për të shëruar çakrën e gjashtë:
Të gjitha ushqimet me ngjyrë vjollcë apo lejla, siç janë rrushi apo boronicat. Gjithashtu edhe çokollatat.
7. Çakra e Kurorës (lejla)

Çakra e Kurorës është çakra më e lartë. Ajo njihet si çakra e spiritualitetit. Çakra e spiritualitetit përfaqëson mbi të gjitha, bukurinë shpirtërore por edhe atë fizike si dhe ndikon në mënyrën se si ne e shikojmë botën në tërësi, duke përfshirë këtu edhe besimin tonë fetar.
Nëse ndjen se e ke humbur besimin në Zot, apo nëse jeta të duket e pakuptimtë, ke absolutisht nevojë të shërosh çakrën e shtatë.
Këtu, ushqimi fatkeqësisht nuk mjafton. Për të shëruar shakrën e çtatë duhet të qëndrosh sa më shumë në natyrë, shëtitje të gjata, aktivitet fizik në ambjente të hapura si dhe marrja rregullisht e rrezeve të diellit.
Ndoshta ka ardhur koha të marrësh pushime dhe të shijosh sërish plazhin dhe bregun e detit!









Leave a Reply