Kristalet kanë fuqi të fortë shëruese dhe kur i prekim ato, energjia e tyre aktivizohet menjëherë. Ky besim vjen nga shumë kultura të lashta – duke përfshirë Egjiptin, Greqinë dhe Kinën – të cilët besonin se kristalet kanë veti të veçanta shëruese.
Kristalet nxisin çlirimin e energjisë pozitive dhe ndihmojnë në largimin e asaj negative, duke sjellë kështu shumë përfitime fizike, mentale dhe emocionale.
Disa kristale madje edhe mund tju ndihmojnë të manifestoni dëshirat tuaja.
Studimet kanë treguar se meditimi dhe praktikat e tjera të përqëndrimit mund ju ndihmojnë të relaksoheni si dhe mund të ofrojnë përfitime të tjera shëndetësore për njerëzit që vuajnë nga ankthi apo depresioni. Ato gjithashtu janë shumë të dobishme për të menaxhuar dhe lehtësuar simptomat e sëmundjeve kronike.
Ju mund të korrni disa nga të njëjtat përfitime në varësi të mënyrës se si i përdorni kristalet.
Kristalet përbëhen nga elementë të ndryshëm, ndaj të cilëve trupat tanë mund të kenë reagime të forta. Kristalet janë minerale që përmbajnë energji, dhe pasi ne si njerëz gjithashtu përbëhemi nga energji, ne mund ti shkëmbejmë ato me njëra-tjetrën kur punojmë kristale.
Ju mund t’i përdorni ato në përditshmërinë tuaj, por gjithmonë duke patur pritshmëri realiste. Kristalet nuk duhet kurrsesi të zëvendësojnë trajtimin mjekësor!
Si mund ti përdorim kristalet për vetitë e tyre kuruese?
Ja një përmbledhje e thjeshtë të disa prej kristaleve më të njohura si dhe vetitë e tyre kuruese.
Kuarci i Tejdukshëm (Clear Quartz)



Ky është një kristal shumë i veçantë, pasi konsiderohet si ndër më të fortët dhe mbron të gjithë sistemin energjetik në trupin tonë. Ai qëndron në krye të piramidës së kristaleve magjike.
Kuarci i tejdukshëm tërheq energji negative të të gjitha llojeve- duke i pastruar dhe transformuar ato në energji pozitive.
Ai pastron trupin tuaj nga toksinat dhe madje mund të të ndihmojë edhe të humbësh në peshë.
Ai mund të përdoret për të balancuar emocionet dhe për të gjetur qartësi dhe qetësi brenda vetes.
Vendoseni kristalin tuaj nën dritën e hënës. Lëreni të qëndrojë gjatë natës për ta përdorur normalisht ditën tjetër. Drita e hënës largon të gjithë energjinë e keqe dhe e lë kuarcin të pastruar në mënyrë që të ruajë vetitë e tij shëruese dhe kthjelluese.
Pastroni kristalet e kuarcit çdo hënë të plotë. Ato mund të ngarkohen me energji të pastër nga hëna dhe do të qëndrojnë kështu efektive për një kohë të gjatë.
ELEMENTI: Të Gjitha (Toka, Zjarri, Ajri, Uji)
ÇAKRA: Të gjitha Çakrat
ZODIAKU: Të gjitha Shenjat e Horoskopit
PLANETI: Hëna dhe Dielli
OBSIDIANI I ZI (Black Obsidian)



Obsidiani besohet të jetë një gur i qartësisë, me aftësinë për të çliruar ndrydhjet emocionale, fizike dhe shpirtërore, duke larguar tensionin dhe stresin e akumuluar ndër kohë. Obsidiani është gjithashtu i njohur për pastrimin e traumave të hershme, detoksifikimin dhe inkurajimin e zhvillimit personal.
Si një mbrojtës i fuqishëm, ai çliron energjitë negative të të gjitha llojeve.
Au është një kristal jashtëzakonisht efikas në përthithjen e stresit në një ambjent toksik.
Varrosni kristalin obsidian nën dhe, lëreni atë gjatë natës, kështu toka do ta pastrojë dhe do ta karikojë atë deri në 48 orë.
ELEMENTI– Toka
PLANETI– Toka
ZODIAKU– Akrepi
ÇAKRA– Bazike
AMETISTI (Amethyst)



Ametisti sjell qartësi dhe paqe në mendime, pasi ai ndikon në dimensionin mental dhe në atë metafizik. Përfitimet e ametistit përfshijnë aftësinë për të lehtësuar trishtimin dhe pikëllimin dhe për të larguar negativitetin.
LEXO: Legjenda e Ametistit 💜
Ametisti është një kristal shumë i mirë për qetësimin e trupit, mendjes dhe shpirtit. Për ata që vuajnë nga tensioni, dhimbje koke, pagjumësi dhe çdo formë ankthi, Ametisti do t’ju qetësojë menjëherë dhe do t’ju sjellë paqe, shërim dhe qetësi në botën tuaj.
Përveç veçorive fizike dhe përfitimet e ametistit, ngjyra vjollcë është një qetësues natyral. Kjo ngjyrë lehtëson zemërimin dhe ndihmon në menaxhimin e ankthit.
Pastrimi i kristaleve nga energjia negative e padëshiruar është veçanërisht i rëndësishëm pas çdo përdorimi. Kjo mund të bëhet përmes lutjes, meditimit ose thjesht duke mbajtur kristalin në dorë. Ju duhet ta pastroni dhe ngarkoni ametistin kur e sillni për herë të parë në shtëpi ose menjëherë pasi të jetë pastruar nga dikush tjetër.
Ju gjithashtu duhet të pastroni kristalet tuaja pasi të keni përjetuar ndonjë ngjarje traumatike. Këto energji negative mund të qëndrojnë në kristalin tuaj pa e ditur.
Pastrimi i ametistit pas kësaj lloj përvoje do të sigurohet që kristali juaj të jetë gati për të ofruar mjedisin pozitiv që ju nevojitet.
Nëse është e mundur, pastrimi dhe karikimi i ametistit çdo ditë do të ishte ideal. Mund ta pastrosh duke i hedhur kripë sipër, teksa e mban në dorë për disa minuta; duke e vendosur në ujë të kripur gjatë natës; ta vendosësh në një tas me oriz të zi gjatë natës ose ta vendosësh nën ujë të rrjedhshëm për rreth 5-6 minuta.
ELEMENTI– Uji dhe Ajri
ZODIAKU– Peshqit, Akrepi, Ujori
PLANETI– Saturni
ÇAKRA– Syri i Brendshëm
AGATI I VERDHË (Yellow Agate)



Agati i verdhë është një kristal rigjallërues që është i përsosur për rindërtimin e vetëbesimit dhe guximit, si dhe për të sjellë prosperitet në jetën tuaj. Nëse dëshironi të keni më shumë besim në vetvete, ky gur do tju sjellë pozitivitet në jetën tuaj, duke rritur nivelin tuaj të lumturisë me kalimin e kohës.
Ai do tju ndihmojë të kaloni çdo vështirësi.
Agati i verdhë simbolizon gëzim, lumturi dhe optimizëm për shkak të ngjyrës së tij të ngrohtë si dielli.
Ai do tju ndihmojë të shikoni anën pozitive të çdo situate.
Agati i verdhë gjithashtu ju ndihmon me problemet e tretjes, promovon lëkurë dhe flokë të shëndetshëm, si dhe mirëqenien fizike të përgjithshme.
Ju mund ta pastroni këtë kristal duke e vendosur nën rrezet e diellit për disa orë.
ELEMENTI: Zjarri
PLANETI: Dielli dhe Mërkuri
ÇAKRA: Pleksi Solar
ZODIAKU: Binjakët
Aventurina e Gjelbërt (Green Aventurine)



Energjia e butë dhe përkujdesëse e aventurinës së gjelbër thuhet se hap çakrën e zemrës, duke nxitur empatinë, ndjeshmërinë dhe faljen.
Aventurina jeshile rrit ndjenjën e optimizmit dhe motivimit.
Ai përmirëson shëndetin fizik, veçanërisht në çështjet që lidhen me zemrën, qarkullimin e gjakut dhe vitalitetin.
Ky kristal është sidomos shumë i dobishëm për njerëzit që vuajnë nga alergji të ndryshme. Ai balancon sistemin imunitar, duke ndihmuar në zbutjen e simptomave të tilla si kongjestion, tështitje dhe kruajtje.
Mbajeni aventurinën e gjelbër nën ujë të rrjedhshëm për 1 deri në 2 minuta. Uji i rrjedhshëm largon negativitetin e mbledhur. Mbajeni gurin nën ujë të rrjedhshëm për disa minuta – një burim natyror si psh. një përrua është më i miri, por edhe çezma e kuzhinës do të funksionojë gjithashtu.
ZODIAKU– Peshorja dhe Demi
ELEMENTI – Toka dhe Uji
ÇAKRA– Pleksusi i Zemrës
PLANETI– Venusi
LAPIS LAZULI



Që nga kohët e antikitetit, lapis lazuli është i lidhur me fisnikërinë, forcën, mençurinë dhe intelektin, sinqeritetin dhe të vërtetën.
Ky kristal përdoret për të përmirësuar komunikimin dhe për të nxitur vetë-shprehimin. Ai gjithashtu nxit intuitën, mençurinë dhe spiritualitetin. Ai ju ndihmon në arritjen e një gjendjeje mendore të qetë dhe të fokusuar, të gjeni të vërtetën tuaj dhe do tju inkurajojë të jeni më autentik.
Për të pastruar dhe karikuar lapis lazulin rekomandohet ta pastroni nën ujë të rrjedhshëm për disa minuta ose ta vendosni në një enë me ujë të kripur për disa orë. Por është e rëndësishme ta mbani larg kimikateve për të ruajtur energjitë e tij të fuqishme.
Lapis Lazuli mund ta karikoni gjatë natës nën dritën e hënës.
PLANETI – Saturni dhe Jupiteri
ZODIAKU – Shigjetari dhe Peshorja
ELEMENTI – Uji
ÇAKRA– Syri i Tretë
Agati Portokalli (Orange Agate)



Agati portokalli është një kristal përqëndrues shumë i fuqishëm, i cili mund t’ju ndihmojë të ndjeheni më të lidhur me tokën dhe në harmoni me trupin tuaj. Kjo mund t’ju ndihmojë me ekuilibrin tuaj emocional, mendor dhe gjithashtu fizik.
Ky kristal ka fuqinë të stabilizojë emocionet tuaja, duke ju bërë më të qëndrueshëm dhe emocionalisht më të fortë dhe të guximshëm. Ai ju ofron stabilitet dhe harmoni.
Agati Portokalli mund të karikohet duke e vendosur nën dritën e hënës së plotë, ose duke e pastruar me tym sherebele ose temjan. Gjithashtu groposja e tij nën tokë gjatë natës ose vendosja e tij në një enë me oriz mund të jetë gjithashtu një metodë efektive për energjizimin e gurit.
PLANETI– Saturni
ZODIAKU– Binjakët, Virgjëresha, Dashi
ÇAKRA– Sakrale
ELEMENTI– Toka
Jasperi i Kuq (Red Jasper)



Përfitimet kuruese të Jasperit të Kuq janë vërtetë të jashtëzakonshme. Ky gur ka aftësinë të largojë energjinë negative, të forcojë trupin, të detoksifikojë, të pastrojë çakrën e rrënjës, të balancojë emocionet dhe të aksesojë forcën e brendshme dhe vetëbesimin.
Ky kristal do të jetë një mbështetje e jashtëzakonshme gjatë kohëve stresuese dhe do të sjellë qetësi. Jasperi i Kuq siguron mbrojtje nga çfarëdo lloj energjie negative. Ai balancon energjitë Jin dhe Jang.
Jasperi i Kuq pastron ndotjen elektromagnetike dhe mjedisore, duke përfshirë këtu edhe rrezatimet dëmtuese.
Vendoseni gurin nën ujë të vakët, ose në një enë me ujë të kripur për disa minuta. Gjithashtu mund ta karikoni duke e ekspozuar nën rrezet e diellit ose nën dritën e hënës për disa orë.
ELEMENTI– Zjarri
PLANETI– Marsi
ZODIAKU– Dashi dhe Akrepi
ÇAKRA– Bazike
LABRADORITI (Labradorite)



Ky kristal i fuqishëm do t’ju furnizojë me energji dhe vitalitet.
Një nga karakteristikat e këtij guri mistik është aftësia e tij e veçantë për shërim fizik. Sistemi juaj i frymëmarrjes do të përmirësohet nëse vishni bizhuteri me gur Labradoriti. Ky gur i çmuar do të forcojë mushkëritë tuaja, ndaj kushdo që po vuan me kollën, bronkitin apo probleme të tjera të frymëmarrjes, do të gjejë shërim shumë të shpejt nëpërmjet këtij guri të çmuar.
Labradoriti gjithashtu njihet edhe si qetësues dhimbjesh, ai do t’ju ndihmojë të largoni shqetësime fizike të ndryshme.
Mos lejoni mërzitjet e jetës së përditshme dhe detyrimet e jetës t’ju rëndojnë, labradoriti pastron gjithë atë rrëmujë në mendje, rigjallëron shpirtin me energji inkurajuese dhe ju mban të fortë mendërisht dhe fizikisht. Ju do të mund të lehtësoni gjendjen e ankthit dhe të qetësoni mendjen nëse mbani bizhuteri me këtë kristal të jashtëzakonshëm
Për të pastruar Labradoritin, mund të përdorni cilado nga teknikat tuaja të preferuara.
Një prej tyre është ta mbani atë nën ujë të rrjedhshëm. Mund ta vendosni gjithashtu edhe në një enë me ujë të kripur gjatë natës.
Nëse jetoni pranë detit, mund ta lini gurin në rërë për disa orë për të thithur energjitë natyrore.
Pas pastrimit, është thelbësore ta rikarikoni atë. Mënyra më e mirë do të ishte ta vendosni në diell ose nën dritën e hënës për disa orë.
ZODIAKU– Gaforrja
PLANETI– Hëna dhe Uranusi
ÇAKRA– Bazike dhe Gusha
ELEMENTI– Ajri
HEMATITI (Hematite)



Hematiti rregullon furnizimin me gjak, duke ndihmuar në problemet shëndetësore si anemia. Ai stimulon përthithjen e hekurit dhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Hematiti është një gur i fuqishëm që mund të ndihmojë me ndronjtjen dhe vetëvlerësimin, duke rritur kështu besimin në vetvete.
Ai forcon lidhjen tonë me natyrën, duke na bërë të ndihemi të sigurt dhe të mbrojtur, gjë që na jep forcën për të krijuar kufij të shëndetshëm energjikisht dhe emocionalisht.
Për ta pastruar atë, vendoseni në një dritare nën dritën e hënës gjatë natës.
Ekspozojeni hematitin në nën rrezet e diellit, mbulojoni me oriz kaf të pazier, ose ne kripë Himalaje. Gjithashtu mund ta karikoni atë duke e groposru për 3 ditë.
PLANETI – Saturni dhe Marsi
ELEMENTI – Zjarri
ZODIAKU – Ujori dhe Dashi
ÇAKRA – Bazike
CITRINA (Citrine)



Citrina tërheq pasuri, prosperitet dhe sukses. Ai jep gëzim, kënaqësi dhe entuziazëm. Rrit vetëbesimin dhe vetëvlerësimin. Citrina stimulon trurin, duke forcuar intelektin. Ajo nxit motivimin, aktivizon kreativitetin dhe inkurajon vetë-shprehimin. Citrina rrit përqendrimin dhe rigjallëron mendjen.
Ajo çliron tipare negative, si depresioni, frika dhe fobitë e ndryshme.
Citrina vepron si një balancues emocional i të gjitha llojeve.
Ajo gjithashtu anulon sëmundjet degjenerative dhe ndihmon në balancimin e çekuilibrave kimikë në trup. E dobishme në trajtimin e diabetit, stimulon tretjen, shpretkën dhe pankreasin. Ajo ndihmon në përmirësimin e infeksioneve të veshkave dhe fshikëzës.
Citrina ndihmon me problemet e syve, aktivizon timusin dhe balancon tiroiden, lehtëson kapsllëkun dhe largon celulitin.
Pas përdorimit të citrinës, është thelbësore ta pastroni atë duke e zhytur për disa orë në ujë të rrjedhshëm ose në një enë me ujë të kripur. Më pas është e rëndësishme të “rikarikoni” kristalin direkt në rrezet e diellit për 2 deri në 3 orë.
PLANETI – Jupiteri
ELEMENTI – Ajri
ZODIAKU – Binjakët dhe Peshorja
ÇAKRA– Solare
SELENITI (Selenite)



Seleniti është i lidhur me kurorën dhe chakrat më të larta, duke lehtësuar rritjen shpirtërore dhe lidhjen me sferat më të larta. Ajo rrit intuitën, aftësitë psikike dhe vetëdijen shpirtërore.
Vetë kristali është i njohur për forcën e tij + aftësinë për të arritur dridhje më të larta. Ndihmon në lidhjen me çakrat e syrit të tretë + kurorës, duke promovuar pastërtinë dhe ndershmërinë.
Qetësues i menjëhershëm, Seleniti ka një histori të gjatë për të qenë një gur i dashur perëndeshë dhe thuhet se sjell mbrojtje, harmoni dhe shërim shpirti në trupin, mendjen dhe shtëpinë tuaj.
- Pastron dhe pastron mjedisin e tij.
- Pastron energjinë negative.
- Pastron dhe ngarkon kristalet e tjera.
- Vetëpastrim.
- Vetitë e tij qetësuese e bëjnë atë ideal për meditim dhe punë shpirtërore.
- Rrit shpirtin e ekipit në grupe dhe organizata.
- Kristal perfekt për rrjetëzimin e shtëpisë ose pronës.
Vendoseni kristalin tuaj në një tas me kripë të thatë.
Vendoseni kristalin tuaj në rrezet e diellit për një maksimum prej 30 minutash.
Vendoseni në dritën e hënës gjatë natës.
ELEMENTI– Ajri
PLANETI– Hëna
ZODIAKU– Gaforrja
ÇAKRA– Kurora
LARIMARI Guri i Atlantikut (Larimar Stone)



Larimar is a rare gemstone found only in the Dominican Republic, in the Caribbean, making it exclusive to that region of the world.
Një nga gurët e çmuar më të bukur dhe më të rrallë në planet, larimar është gjetur ndonjëherë vetëm në një zonë shumë të vogël në malet e Republikës Domenikane. Gjatë dekadës së fundit, ky gur i çmuar i Karaibeve është bërë një nga gurët e çmuar gjysmë të çmuar më të kërkuar në botë.]
Është emëruar pas vajzës së një prej minatorëve të parë dhe thuhet se sjell paqe dhe qetësi për mbajtësin e saj. Zakonisht quhet “Guri i delfinit”, i cili më vonë u riemërua në “Gur me fat” bazuar në një grua që takoi shpirtin e saj binjak dhe fitoi një llotari.
Merrni gurin tuaj të çmuar Larimar në dorë, vendoseni në ballë ose afër tempujve tuaj. Praktikoni ushtrime të frymëmarrjes së thellë dhe ndjeni Larimarin të përafrojë mendjen tuaj me energjitë përreth jush, duke harmonizuar çakrën tuaj të kurorës me universin
Larimar konsiderohet si një trajtim për infeksionet dhe problemet e fytit. Si një gur chakra, besohet se ata që e veshin atë mund t’i mbajnë mendimet e tyre të kompozuara ndërsa shërojnë shtrirjet e sipërme të trupit.
Larimar si një trajtim për problemet dhe problemet e fytit. Si një gur chakra, besohet se ata që e veshin atë mund t’i opinionet e tyre të kompozuara ndërsa bëjnë shtrirjen e sipërme të trupit.
Një mënyrë për të pastruar kristalin tuaj Larimar është ta vendosni në një tas me kripë ose tokë. Sigurohuni që kripa/dheu të mbulojë plotësisht gurin. Lëreni gurin në kripë/dhe për të paktën 24 orë. Pas 24 orësh, hiqni gurin dhe shpëlajeni me ujë të pastër.
PLANETI– Uranusi dhe Neptuni
ELEMENTI– Uji
ZODIAKU – Peshqit dhe Luani
ÇAKRA– Gusha









Leave a Reply