Feminiteti dhe Forca: të jesh e butë nuk është dobësi

Në një botë që gjithnjë lavdëron ashpërsinë dhe agresivitetin, feminiteti shpesh keqkuptohet si një shenjë dobësie. Në kulturën tonë të vrazhdë shqiptare, butësia perceptohet si një mungesë vetëbesimi, ndërsa imponimi apo agresiviteti tregojnë që je e zonja – që je “e shkathët”.

Kjo është një ndër karakteristikat e kulturës shqiptare që më shqetëson më shumë. Kjo është një nga mënyrat më të shëmtuara si kultura jonë maskiliste i dëmton ata që duan të jetojnë me dinjitet dhe etikë.

Në një kulturë ku “grinta” dhe të qenit e zhurmshme shpesh vlerësohen më shumë sesa butësia dhe ndjeshmëria, shpesh ndjehemi të keqkuptuar, të papërfillur, madje edhe të dobët. Por të qenit e butë nuk do të thotë aspak mungesë fuqie — përkundrazi, kërkon shumë kurajo dhe forcë të vërtetë për të qëndruar besnik ndaj vetes në një mjedis që të shtyn të dalësh nga vetja.

Në të vërtetë, butësia dhe empatia kërkojnë kurajo, guxim dhe ndërgjegjësim. Një femër që zgjedh të reagojë me qetësi dhe empati në situata sfiduese, tregon një kontroll të jashtëzakonshëm mbi emocionet dhe vetveten.

Butësia, qetësia, ndjeshmëria, kreativiteti, intuita – cilësi këto të theksuara shpesh si “femërore” – janë forma të jashtëzakonshme force që e bëjnë botën një vend më të mirë.

1. Ndjeshmëria dhe empatia…💕

Ne gratë shpesh kemi një ndjeshmëri të zhvilluar për emocionet e të tjerëve, duke u bërë ura lidhëse në familje, komunitet dhe karrierë. Të qenit i ndjeshëm do të thotë të jesh i hapur ndaj emocioneve, të perceptosh dhe të përjetosh thellësisht ndjenjat e tua dhe të të tjerëve. Megjithëse shpesh herë, ndjeshmëria mund të të bëjë më të mbingarkuar emocionalisht ose më të brishtë ndaj kritikave dhe vështirësive.

E megjithatë, ne nuk e humbasim kurrë gatishmërinë për të dhënë kohën tonë, energji, dashamirësi dhe të sakrifikojmë veten tonë, për të përmirësuar jetën e dikujt tjetër, thjesht për hir të të tjerëve, pa pritur asnjë shpërblim.

2. Kreativiteti…🦩

Dihet që njerëzit e ndjeshëm janë gjithmonë më kreativë! Ndjeshmëria të bën të vëresh gjëra që ndoshta të tjerët i tejkalojnë pa i vënë re — toni i zërit, një ndryshim i vogël në atmosferë, një ndjenjë “e çuditshme” që nuk mund ta thuash me fjalë.

Kur je i ndjeshëm, zemra jote flet më fort, dhe kreativiteti është mënyra më e mirë (ndonjëherë edhe e vetmja) për t’i dhënë zë asaj që ndjen.

Kreativiteti na dhuron një shpirt artistik, që na bën të dëshirojmë të zbukurojmë çdo gjë rreth nesh dhe t’i japim ngjyra botës...

3. Intuita: Zëri i brendshëm…🐈‍⬛

Intuita femërore është një udhërrëfyes i fuqishëm që shpesh tejkalon logjikën e ftohtë. Ajo është “shoqja jonë më e ngushtë” që na ndihmon në zgjidhjen e problemeve dhe në navigimin e situatave më komplekse. Forca që buron nga intuita jonë nuk është e dukshme, por është thelbësore, e pazëvendësueshme.

Intuita është një lloj mençurie që nuk vjen nga përpunimi racional, por vjen nga përvoja, ndjeshmëria dhe aftësitë e vëzhgimit. Ajo është një dhunti e jashtëzakonshme — një aftësi për të kuptuar gjërat pa i analizuar në mënyrë të vetëdijshme.

Dhe ndonëse gjithmonë nënvlerësohet përballë logjikës, sa herë të ka shpëtuar nga vendime të gabuara apo nga situata të rrezikshme?

Feminiteti nuk është dobësi. Dhe feminiteti nuk do të thotë që nuk mund të ngresh kurrë zërin, apo të lejosh të të nëpërkëmbin pafundësisht.

Është ajo forcë që nuk ka nevojë të bërtasë për t’u dëgjuar. Është ajo forcë që mund të jetë e butë, por kurrë e nënshtruar; e duruar, por jo e padukshme; e kujdesshme, por jo e verbër ndaj padrejtësisë.

Leave a Reply

The moon today
.
.

Një Javë Magjike

Përfito falas e-book-un
7 receta të magjisë së bardhë për mbarësi, energji dhe pozitivitet në jetën tënde.

Abonohu tani për të marrë guidën:

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading