Në traditën e lashtë nordike, runat ishin alfabeti i tyre simbolik, por edhe gjuhë e energjive që lidhnin njeriun me fatin dhe rrjedhën e jetës. Mes tyre, Wunjo shquhet si runa e gëzimit, lumturisë dhe mirëqenies — një simbol që sjell ekuilibër të brendshëm, marrëdhënie të lumtura dhe përmbushje dëshirash.
Runat vijnë nga besimet nordike para krishtërimit, pra nga paganizmi skandinav. Ato ishin pjesë e një sistemi simbolik dhe spiritual.
Simbolet e runave:
- lidhen me mitologjinë nordike (Odin, Loki, Tori etj.)
- përdoreshin për bukuri, fat, mbrojtje dhe urtësi
- i paraprijnë krishterimit në Evropën Veriore
- shumë njerëz i përdorin si simbolikë kulturore, filozofike ose psikologjike
nuk kërkojnë adhurim, rituale fetare apo besim dogmatik
ato njihen edhe sot si trashëgimi kulturore dhe mitologjike
Wunjo (ᚹ) përdoret kur kërkon energji pozitive, harmoni dhe “Happy Endings”



Kur përdoret Wunjo/shqip: VUNJO
- Kur kërkon fat të mirë
Për të tërhequr energji pozitive, lajme të mira, ose një kthesë të këndshme në situata të vështira. - Në marrëdhënie dhe dashuri
Për harmoni dhe pajtim- sidomos pas konflikteve. - Pas një periudhe të vështirë
Simbolizon “diellin pas stuhisë” – gëzim që vjen pasi ke kaluar një sprovë. - Kur nis diçka të re
Projekte, punë, udhëtime – Wunjo mbështet një fillim të mbarë dhe rrjedhë të qetë.
Ja si mbahet:
- Duke e bërë tatuazh
- Si talisman ose simbol personal
- Si varëse, vathë ose bizhuteri të tjera
- Si simbol i vizatuar në letër, dru dhe mjete të tjera personale
Kristalet që përputhen më mirë me Wunjo:
- Citrina
Kristali i gëzimit, mirqenies dhe optimizmit. Përforcon energjinë pozitive dhe ndihmon që “gjërat të ecin mirë”. - Kuarci Rozë
Për dashuri, harmoni emocionale dhe marrëdhënie të shëndetshme. Shkon perfekt me Wunjo në çdo çështje të zemrës. - Aventurina e Gjelbërt
Kristal i fatit të mbarë dhe prosperitetit. Sjell mbarësi sidomos në fillime të reja dhe suksese pa stres. - Kuarci i Pastër
Përforcues universal. Në kombinim me Wunjo, e amplifikon çdo të mirë që sjell runa e Wunjos. - Guri Diellit
Kristali i gëzimit fëminor dhe vetëbesimit. Reflekton shumë mirë energjinë “diellore” të Wunjo-s.



Mesazhi kryesor i Wunjo-s:
Lumturia vjen kur je e sinqertë me atë që do dhe je në përputhje me veten dhe rrugën tënde.









Leave a Reply