Ritual për Sukses dhe Fat në Punë

Suksesi në punë nuk vjen vetëm nga përpjekja, por edhe nga energjia me të cilën e ushqejmë rrugën tonë profesionale. Kur qëllimi është i qartë dhe mendja është e fokusuar, universi fillon të hapë dyer të reja, mundësi dhe njohje për punën tonë.

Ja një ritual magjik për të plotësuar një dëshirë të fshehur 😉

🌿 Bimë & erëza

  • Kanellë – për energji dhe ambicje
  • Gjethe dafine – për sukses dhe realizim qëllimesh
  • Borzilok – për lirshmëri në komunikim
  • Pak xhinxher – për guxim dhe iniciativë
  • Fara luledielli – për vetëbesim dhe vetëvlerësim

💎 Kristale:

  • Syri i tigrit – vetëbesim & autoritet, sukses në karrierë dhe biznes
  • Aventurina e gjelbërt – tërheq “rastësi” fatlume dhe fat të papritur

🕯️Qirinj:

  • Ngjyrë ari ose portokalli – sjellin sukses, energji dhe kreativitet

🔮 Runa

  • Sowulo (ᛋ) – për sukses dhe fitore
  • Jera (ᛃ) – shpërblim për punën

🎯Një copë letër – ku shkruan qëllimin tënd:

  • Nëse synon ngritje në detyrë – zgjidh një copë letër portokalli
  • Nëse synon rritje të rrogës, zgjidh jeshile.
  • Për intervista pune, e verdha është perfekte!

🧂Kripë deti – për balancë energjitike & stabilitet

Si ta përgatisësh:

  1. Merr një shishe ose kavanoz të vogël qelqi.
  2. Vendos përbërësit një e nga një, duke përsëritur me zë të ulët qëllimin tënd.
  3. Palose letrën me qëllimin tënd dhe fute brenda.
  4. Mbylle shishen dhe vuloje me dyll qiriu.
  5. Vizato ose lidhe runën rreth/poshtë shishes.

Si ta përdorësh:

  • Mbaje pranë tavolinës së punës ose në çantë
  • Para intervistave, prezantimeve ose vendimeve të rëndësishme, mbaje në dorë
  • Mund ta “rifreskosh” çdo muaj duke ndezur një qiri pranë saj dhe duke riformuluar qëllimin

Pas ritualit:

  • Vepro: dërgo aplikime, merr iniciativa!
  • Mëso, mëso, mëso! Asgjë nuk arrihet nëse të mungojnë aftësitë!
  • Mos e rihap letrën për të paktën 30 ditë
  • Mund ta rifreskosh ritualin çdo muaj❤️

Leave a Reply

The moon today
.
.

Një Javë Magjike

Përfito falas e-book-un
7 receta të magjisë së bardhë për mbarësi, energji dhe pozitivitet në jetën tënde.

Abonohu tani për të marrë guidën:

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading