Kuptimi i Ditëve të Javës- Ja pse e marta është gjithmonë ters!

Ditët e javës në anglisht e kanë origjinën nga një sistem shumë i lashtë astrologjik.

Njerëzit e antikitetit mund të shihnin me sy të lirë vetëm shtatë trupa qiellorë që lëviznin në qiell: Diellin, Hënën, Merkurin, Venusin, Marsin, Jupiterin dhe Saturnin. Secilit prej këtyre trupave iu lidh një ditë e javës.

Më vonë, kur kultura romake dhe ajo nordike u ndërthurën, emrat e disa ditëve u zëvendësuan me emrat e perëndive nordike, por lidhja me planetët dhe trupat qiellorë mbeti e njëjtë. Kështu u formua java me shtatë ditë që përdorim edhe sot.

  • E hëna – planeti Hënës
  • E marta – planeti Mars
  • E mërkura – Mërkuri
  • E enjtja – Jupiteri
  • E premtja – Venusi
  • E shtuna – Saturni
  • E diela – Dielli

Kjo vjen nga një sistem shumë i vjetër astrologjik ku 7 ditët e javës përfaqësonin 7 trupat qiellorë të dukshëm me sy të lirë.

Këta konsideroheshin të veçantë sepse, ndryshe nga yjet “fikse”, ato dukej sikur lëviznin nëpër qiell. Për këtë arsye morën rëndësi të madhe në astrologji, në besime të ndryshme fetare si dhe në mënyrën si matej koha. Secilit prej këtyre 7 trupave iu lidh nga një ditë e javës dhe emrat e ditëve u ndërtuan mbi këto lidhje.

Sipas ditës tënde të lindjes, mund të zbulosh shumë cilësi të karakterit tënd. Kjo vlen si për femrat, ashtu edhe për meshkujt.

  • Nga anglishtja e vjetër: Monandæg
  • Do të thotë Moon’s day (dita e Hënës).
  • Lidhet me Hënën, një nga trupat qiellorë më të rëndësishëm për njerëzit e lashtë.

Dita e hënë është (ndoshta siç tashmë e ndiejnë të gjithë) dita më emocionale e javës; më e rënda, më e lodhshmja, më e mërzitshmja. Madje edhe për ata që nuk besojnë “në këto gjëra” nuk mund ta mohojnë faktin që e hëna është më e padurueshmja, ndërkohë që e premtja ndjehet si më e këndshmja- dhe kjo lidhet pikërisht me faktin që e premtja ndikohet nga energjia e Venusit dhe ndikimi i saj pozitiv.

Kjo ndjesi nuk mund ti vishet vetëm fillimit javor të punës. Se përse ndjehemi më mirë emocionalisht të dielave, edhe nëse na duhet të punojmë? Sepse energjia spirituale e diellit është gjithmonë e lehtë dhe e këndshme, edhe nëse jemi të ngarkuar me punë.

Nga ana spirituale dhe simbolike, është interesante që e hëna është dita e Hënës. Hëna lidhet me: emocionet, ndjeshmërinë e theksuar, jetën e brendshme, luhatjet emocionale, ndryshimet e humorit si dhe kujtesën dhe lidhjet tona me të shkuarën.

  • Dita e hënë mund të ndihet më e rëndë sepse bashkon dy gjëra:
  • energjia e Hënës = ndjeshmëri e theksuar emocionale
  • fillimi i javës = presion, detyrime dhe ekspozim ndaj botës sociale

Kjo mund të krijojë ndjesinë sikur vetja jonë e brendshme, më e butë dhe emocionale, përballet me një botë të jashtme më të ashpër dhe kërkuese.

Prandaj, e hëna mund të ndihet e rëndë jo vetëm sepse është fillimi i javës së punës, por sepse na detyron të bëjmë një kalim të fortë emocional. Dhe simbolika e Hënës përputhet mirë me këtë ndjenjë të ndjeshmërisë, rezistencës së brendshme dhe ndryshimeve të humorit.

The home girly

Në praktikat spirituale dhe astrologjike, njerëzit që lindin ditën e hënë konsiderohen si të ndikuar nga planeti i Hënës si dhe nga energjia e saj, që lidhet me emocionet, intuitën dhe kujdesin për të tjerët. Për këtë arsye atyre u atribuohen këto tipare:

  • Nevojë e theksuar për paqe dhe qetësi. Ata kanë nevojë për harmoni dhe qetësi. Nuk i durojnë dot konfliktet dhe tensionet. Zakonisht janë njerëz të qetë dhe të ndjeshëm.
  • Ndjeshmëri e lartë emocionale: Janë shumë të ndjeshëm ndaj ndjenjave të tyre dhe të të tjerëve dhe kanë empati të fortë.
  • Përkujdesje për njerëzit e afërt: Përpiqen t’i bëjnë të lumtur njerëzit me të cilët kanë lidhje emocionale dhe janë mbështetës dhe mbrojtës.
  • Intuitë e fortë: Ata shpesh “ndjejnë” gjërat para se t’i kuptojnë logjikisht. Kanë lidhje të fortë me botën e brendshme, intuitën dhe me ëndrrat.

Njerëzit e lindur të hënën janë të butë, intuitivë dhe shumë emocionalë, sepse Hëna ndikon në emocionet dhe botën tonë të brendshme.


Dita e hënë, në shumë tradita ezoterike dhe magjike lidhet me energjinë e Hënës.

1. Pastrimi spiritual:

  • Pastrim shpirtëror dhe emocional
  • Rituale për të larguar energjitë negative
  • Pastrim i mendjes dhe i ndjenjave

2. Magjia e ëndrrave

  • Hëna lidhet shumë fortë me botën e ëndrrave
  • Puno me ëndrra profetike ose intuitive, duke vendosur e qëllime para gjumit për të marrë mesazhe në ëndërr. Ka më shumë gjasa të marrësh përgjigje.

3. Forcimi i intuitës dhe aftësive psikike

  • Hidh fall me letra taro, runa, lexime intuitive, orakull etj.
  • Dita ideale për çdo praktikë për të marrë përgjigje intuitive
  • Ndjeshmëria ndaj energjive do të jetë më e theksuar

4. Kreativitet i theksuar

  • Nisje të reja, plane kreative (ide të reja, projekte)
  • Kjo është dita ideale për të nisur diçka të re

5. Pastrimi spiritual

  • Pastrim energjik i trupit, aurës dhe shtëpisë
  • Larje rituale, banja me kripë
  • Meditime për pastrim energjitik

Në sisteme okulte, e hëna është dita për praktika spirituale të brendshme, emocionale dhe intuitive.

  • Nga Tiw’s day.
  • Tiw (Tyr) ishte një zot nordik i luftës.
  • Romakët këtë ditë ia kushtonin Marsit (planetit Mars / zotit të luftës).

E marta lidhet me Tiw / Tyr, një zot i luftës në mitologjinë gjermane-nordike. Në traditën romake, kjo ditë lidhej me Marsin, planetin dhe perëndinë e luftës. Prandaj, simbolikisht, e marta ka një energji shumë “luftarake”.

Energjia e së martës lidhet me: veprimin, forcën, guximin, përballjen, vendosmërinë dhe përpjekjen për të ecur përpara.

E marta është dita kur del nga gjendja emocionale e së hënës dhe hyn në aksjon. Prandaj e marta përjetohet si një ditë shumë më aktive, më e ashpër dhe më luftarake se të gjitha ditët e tjera të javës!

Nëse e hëna të lidh me botën e brendshme, e marta të shtyn të veprosh në botën e jashtme. E hëna thjesht ndjen; ndërsa e marta përballet me ndjenjat.

E marta shpesh përjetohet si një ditë tersi sepse ndikohet nga energjia e Marsit: ai sjell përplasje, zemërime, konflikte. Dita e martë mbart një ndjesi më të ashpër, më të tensionuar dhe më sfiduese.

Prandaj shpesh herë të jep përshtypjen e një dite plotë me acarime, grindje, pengesa, impulsivitet dhe “përplasje” me njerëz ose me situata të ndryshme që e bëjnë ditën të ndjehet më e ngarkuar dhe më e tensionuar.

E marta konsiderohet shpesh ters sepse lidhet me Marsin, planetin e luftës dhe konfliktit. Në simbolikë, kjo ditë mbart energji të fortë, impulsive dhe përplasëse. Prandaj shpesh lidhet me grindje, tension, nxitim ose situata sfiduese.

The CEO girly

Njerëzit e lindur në një ditë të martë, mund të kenë prirje të jenë më guximtarë, të drejtpërdrejtë, luftarakë, vendimtarë dhe me vullnet të fortë!

Në anën e tyre negative, kjo energji mund ti bëj ata edhe më të padurueshëm, impulsivë, inatçorë, me temperament të fortë si dhe të prirur për për debat ose konflikte të vazhdueshme- edhe pse ndoshta nuk e kërkojnë vetë. Njerëzit e lindur ditën e martë janë vazhdimisht të rrethuar nga konflikte. Nëse ndjehesh sikur tersi të ndjek kudo (si unë) -ndoshta kjo ndodh sepse ke lindur në një të martë!😉

1. Forcë dhe guxim
Për të rritur vendosmërinë, guximin, vetëbesimin dhe forcën për t’u përballur me sfida. Për rezistencë, qëndrueshmëri dhe mbrojtje nga energjitë negative. Për karizëm, autoritet, prezencë, kontroll emocional dhe forcim të vullnetit.

2. Magji për ambicje
Nëse do të forcosh shtysën dhe vendosmërinë për sukses, fitore, më shumën disiplinë dhe arritje personale.

3. Magji për hakmarrje
Këto lidhen me kthimin e dëmit, ose “dërgimin mbrapsht” të asaj që dikush të ka bërë padrejtësisht.

4. Magji për thyerjen e magjive negative
Përdoren për të hequr ndikime të këqija, për të larguar syrin e keq, zilinë, dëmët, ndikimet e liga mallkime, energji të rënda, bllokime ose sulme spirituale. Kjo hyn te praktikat e “breaking” ose “removal” në traditat okulte.

5. Shkëputje/prerjeje lidhjesh
Për t’u shkëputur nga një person, ndikim, obsesion, varësi ose situatë që të mban lidhur.

  • rituale për tu mbrojtur nga syri keq
  • rituale për guxim dhe vendosmëri për të arritur qëllimet e tua
  • rituale për ndërprerjen e lidhjeve negative
  • rituale për largimin e armiqve ose energjive të këqija
  • rituale për fitore në konflikte ose sfida
  • rituale për rritjen e energjisë dhe vullnetit
  • Nga Woden’s day.
  • Woden (Odin) është zoti kryesor në mitologjinë nordike.
  • Në kalendarin romak kjo ditë lidhej me planetin e Mërkurit.

E mërkura vjen nga emri “Woden’s day”– dita e Wodenit. Woden, i njohur edhe si Odin, ishte perëndia kryesore në mitologjinë nordike. Në traditën romake, kjo ditë lidhej me planetin Mërkur.

E mërkura simbolikisht lidhet me: aftësi shumë të mira komunikimi, zgjuarsi, lëvizje dhe udhëtime, tregti, mesazhe, mësime, shkathtësi dhe dinakëri.

Kjo vjen sepse dita lidhet me Mërkurin, planet i cili përfaqëson:

  • mendjen dhe arsyetimin
  • fjalën dhe komunikimin
  • shpejtësinë dhe lëvizjen aktive
  • shkëmbimin e ideve, lajmeve dhe informacionit
  • zgjuarsinë praktike
  • negociimin, tregtinë dhe marrëveshjet

Prandaj e mërkura është dita e të folurit dhe të shkruarit, studimit, pyetjeve dhe përgjigjeve, lajmeve dhe bisedave, mendjes së shpejtë si dhe bindjes dhe influencës nëpërmjet fjalëve.

E mërkura është dita ideale për: lajme dhe komunikime të rëndësishme, marrëveshje, udhëtime dhe tregti.

Të lindurit ditën e mërkurë janë zakonisht njerëz të zgjuar, të shkathët dhe shumë të aftë në komunikim. Kanë mendje të shpejtë, janë analitikë, kanë kureshtje të fortë dhe aftësi për t’u përshtatur me situata nga më të vështirat. Janë të fortë në bisedë, në shkrim, në mësim/studime dhe në çdo gjë që kërkon mendim të mprehtë.

The intellectual girly

Nga ana tjetër, mund të jenë nervozë, të paqëndrueshëm ose të shpërqëndruar, sepse energjia e tyre është më shumë intelektuale sesa emocionale apo fizike.

Njerëzit e lindur të mërkurën zakonisht lidhen me mendjen e shpejtë, zgjuarsinë, komunikimin dhe kureshtjen e theksuar. Ata shpesh janë:

  • inteligjentë dhe i kapin gjërat shpejt
  • komunikues të fortë dhe të zotë me fjalët
  • kureshtarë, me dëshirë të theksuar për të mësuar gjëra të reja
  • të shkathët në mendime dhe në sjellje
  • të përshtatshëm, – dinë të lëvizin sipas situatës
  • të lëvizshëm, nuk durojnë lehtë monotoninë
  • të zgjuar praktikisht, sidomos në punë me ide, informacion, ose shkrim

Në anën më të vështirë, mund të jenë edhe: nervozë, të paqëndrueshëm, të shpërqëndruar mendërisht, shpesh tejet dinakë, tepër analitikë dhe mërziten shpejt.

Nëse ke lindur të mërkurën – nuk je natyrë e rëndë apo statike; je natyrë e shpejtë, intelektuale dhe e gjallëruar.

Në simbolikën tradicionale, e mërkura është dita e mendjes dhe e fjalës, prandaj çdo ritual që lidhet me informacionin, komunikimin, mësimin dhe negocimin konsiderohet më i përshtatshëm për këtë ditë.

1. Përmirësim i aftësive komunikuese
Për të folur më qartë, për t’u shprehur më mirë, për aftësi bindjeje dhe analitike.

2. Aftësi dhe shkathtësi në biznes
Për negociata favorizuese, marrëveshje, zgjuarsi praktike, tregti dhe sukses në çështje pune apo fitime materiale.

3. Fat dhe mbarësi në udhëtime
Për rrugë të mbara, lëvizje pa pengesa, udhëtime të sigurta dhe kthim të mbarë.

4. Intelekt dhe sukses në studime, shkrime, punë intelektuale
Për përqendrim, memorie, frymëzim, zgjuarsi, mësim dhe sukses në punë intelektuale.

5. Zbulim i së vërtetës
Për të kuptuar një situatë, për të nxjerrë në dritë gënjeshtra, sekrete ose informacione të fshehura.

  • Fjala vjen nga Thor’s day = thursday
  • Thor është zoti nordik i bubullimës.
  • Romakët këtë ditë ia kushtonin Jupiterit.

Thursday / e enjte vjen nga Thor’s day, pra dita e Thor-it, zotit nordik të bubullimës, forcës dhe stuhisë. Në traditën romake, kjo ditë lidhej me Jupiterin, i cili ishte zoti i qiellit, rrufesë dhe bubullimës. Pra, si Thor ashtu edhe Jupiteri kanë lidhje me:

  • forcën dhe pushtetin
  • energjinë mashkullore aktive
  • autoritetin dhe aksjonin
  • instinktin mbrojtës

Për këtë arsye, e enjtja konsiderohet ditë e forcës, guximit, suksesit, autoritetit dhe fatit në çështje materiale.

Nëse ke lindur ditën e enjte, je shumë e fokusuar tek gjërat materiale – si para, luks, status, karrierë, sukses financiar, rroba të shtrenjta, jetë komode, etj.

Ti je një femër që: të pëlqen luksi dhe jeta e mirë, je e orientuar drejt parasë dhe suksesit dhe vlerëson gjërat materiale më shumë se ato emocionale ose spirituale.

Vajzat e lindura të enjten kanë këtë energji — por jo domosdoshmërisht në kuptim banal ose negativ. Më saktë, ato shpesh përshkruhen si:

  • të orientuara drejt suksesit
  • duan rehati, pasuri materiale dhe jetë të mirë
  • kanë ambicje për status, arritje profesionale dhe siguri materiale
  • kanë prezencë të fortë dhe shije për gjëra cilësore
  • nuk kënaqen lehtë

Ato janë vajza që duan të rriten në karrierë, kanë standarte të larta dhe duan stabilitet dhe mirëqenie materiale në jetë.

Ana më e bukur e kësaj energjie është: ambicje, vetëvlerësim dhe vetëbesim, dëshirë për jetë të mirë, aftësi për të synuar sa më lart.

Ana e tyre e errët mund të jetë: interes i tepruar për statusin e tyre social, krenari, luks i tepruar, prirje për ta matur vlerën me suksesin e jashtëm.

Vajzat e lindura të enjten mund të kenë atë “materialist girly” vibe, por në versionin Jupiterian — luks, sukses, status, mirëqenie dhe klas.

The materialist girly

  1. Kanë prirje për sukses dhe ngritje në jetë
    Shpesh janë njerëz që synojnë më lart, kërkojnë përmirësim dhe duan të ecin përpara. Ndonëse jo gjithmonë mbi aftësitë e tyre. Ato duan pasuri dhe mirëqenie- se si arrihen ato, nuk ka gjithmonë rëndësi.
  2. Kanë natyrë udhëheqëse
    U vjen natyrshëm të marrin drejtimin, të ndikojnë tek të tjerët dhe të mbajnë përgjegjësi.
  3. Kanë mendje të mprehtë dhe shpirt bujar
    Lidhen me bollëkun, bujarinë, dëshirën për të dhënë dhe për të vepruar në mënyrë fisnike.
  4. Kanë besim në vetëvete dhe një prezencë të fortë
    Shpesh duken të sigurt, me autoritet, dhe japin përshtypjen e dikujt që di çfarë kërkon.
  5. Janë të prirur ndaj ndryshimeve të mëdha dhe fatit
    Jeta e tyre shpesh lëviz përmes mundësive, kthesave pozitive dhe zgjerimit në karrierë, para ose status.

  1. Para dhe pasuri materiale
    Rituale që synojnë tërheqjen e të ardhurave materiale, rritjen e pasurisë, stabilitet financiar dhe hapjen e rrugëve të begatisë.
  2. Karrierë dhe sukses profesional
    Për punë që lidhen me ngritje në detyrë, reputacion, arritje në punë, zhvillim profesional dhe ecje përpara në karrierë.
  3. Lidership, autoritet dhe ndikim
    Për forcimin e prezencës personale, autoritetit, vetëbesimit, aftësisë për të udhëhequr dhe për t’u imponuar me dinjitet.
  4. Kontrata ligjore dhe çështje zyrtare
    Për marrëveshje, dokumente, kontrata, vendime ligjore, drejtësi, mbrojtje në çështje formale dhe favore në proçese zyrtare.
  5. Ndryshim dhe zgjerim i fatit
    Për rite që sjellin kthesë pozitive, hapje rrugësh të reja, mundësi të mëdha, zgjerim, përparim dhe sukses në plane afatgjata.
  • Nga Frigg’s day (ose Freya).
  • Perëndeshë e dashurisë dhe bukurisë.
  • Romakët e lidhnin këtë ditë me Venusin.

Friday vjen nga Frigg’s day ose Freya, perëndesha e lidhur me dashurinë, bukurinë, feminitetin, fertilitetin, romancën dhe hijeshinë.

Në traditën romake, kjo ditë i kushtohej Venusit, perëndeshës së dashurisë, bukurisë, kënaqësisë seksuale, joshjes, marrëdhënieve ronantike dhe artit. Prandaj, e premtja lidhet me energji si:

  • dashuri
  • bukuri
  • tërheqje seksuale
  • romancë
  • sensualitet
  • kënaqësi dhe luks
  • harmoni emocionale

E premtja është absolutisht dita ime më e preferuar! Edhe e premtja e datës 13 është më e bukur se çdo e martë!!!😝

The feminine girly

  1. Tërheqëse, sensuale dhe me hijeshi të natyrshme
    Kanë një energji të ëmbël, joshëse dhe elegante që bie shumë në sy.
  2. Romantike dhe të ndjeshme
    E përjetojnë fortë dashurinë, lidhjen emocionale, afërsinë dhe dëshirën për t’u ndier e dëshiruar.
  3. Kanë lidhje të fortë me bukurinë dhe shijen estetike
    Kanë shije të mirë, ndjeshmëri të lartë për pamjen, harmoninë vizuale, veshjen, aromat, artin ose ambientin e bukur.
  4. Të ngrohta dhe shoqërore
    Kanë prirje për miqësi, afërsi, ëmbëlsi dhe krijimin e lidhjeve të këndshme me të tjerët.
  5. Pasionante dhe femërore
    Kanë energji venusiane: sensualitet, butësi, magnetizëm, por edhe nevojë për dashuri, kënaqësi dhe harmoni.
  1. Dashuri dhe romancë
    Për të gjetur dashurinë, forcimin e lidhjeve romantike, ëmbëlsinë dhe harmoninë në çdo marrëdhënie dashurie.
  2. Pasion dhe tërheqje seksuale
    Për rituale që rrisin magnetizmin personal, joshjen, dëshirën seksuale, sensualitetin dhe energjinë erotike.
  3. Bukuri dhe hijeshi
    Rituale që lidhen me bukurinë, vetëbesimin, sharmin, feminitetin, elegancën dhe rritjen e tërheqjes fizike.
  4. Fertilitet dhe familje
    Për rituale që lidhen me fertilitetin, begatinë familjare, ngrohtësinë e shtëpisë dhe lidhjet e zemrës.
  5. Miqësi dhe afërsi emocionale
    Për forcimin e miqësive, afrimin mes njerëzve, paqen, mirëkuptimin dhe krijimin e lidhjeve të sinqerta.

Ana pozitive: hijeshi, dashamirësi, romanticizëm, diplomaci, sharm.

Ana më errët: mund të bëhen shumë të varura nga vëmendja ose dashuria e partnerit, mund të idealizojnë lidhjet deri në ektrem, mund të jenë pak të llastuara, xheloze ose të ndikuara nga kënaqësia dhe luksi.

Vajzat e lindura të premten kanë energjinë e dashurisë, bukurisë, joshjes dhe afërsisë emocionale. Ato janë epitoma e “the lover girl”, “femme fatale”, apo “soft feminine girl” si arketip për vajzat e lindura të premten.

Vajzat e lindura ditën e premte janë epitoma e energjisë femërore- asgjë dhe askush nuk ua kalon atyre!

  • Saturn’s day.
  • Është e vetmja ditë që ruan direkt emrin e një zoti romak – Saturnit.

Ndryshe nga ditët e tjera, e shtuna mbart një energji më të rëndë, më të ftohtë dhe më serioze. Është një ditë që lidhet me përgjegjësi, me përballje me pasojat dhe me reflektim të brendshëm — një energji më karmike, që të fton të ndalesh dhe të reflektosh.

Saturni lidhet me kufizimin, disiplinën dhe rendin, punën dhe përgjegjësinë dhe pjekurinë emocionale.

E shtuna është koha për të korrur atë që ke mbjellë. E shtuna është dita e:

  • seriozitetit
  • strukturës
  • durimit
  • karmës
  • përgjegjësisë
  • sprovave të jetës
  • vetëkontrollit
  • mbylljes dhe reflektimit

Për këtë arsye, vajzat e lindura ditën e shtunë lidhen fortë me energjinë e Saturnit, ndaj përshkruhen si:

  • serioze dhe të rezervuara
  • të pjekura parakohe
  • të forta shpirtërisht dhe mendërisht
  • të duruara dhe të përgjegjshme
  • të mençura
  • kanë vetëkontroll të lartë

The business owner

Vajzat e së shtunës kanë një natyrë më të thellë dhe më të qetë, nuk hapen lehtë me këdo dhe shpesh japin përshtypjen e vajzave që mendojnë shumë, ndiejnë thellë dhe mbajnë peshë të madhe të brendshme.

Në anën e tyre më të bukur, ato janë: shumë besnike, emocionalisht të qëndrueshme, të forta përballë vështirësive, të prirura për vetëreflektim por edhe pak më të mbyllura në vetëvete, ndonjëherë pak melankolike ose të ftohta në pamje të parë.

1. Rituale për mbrojtje të fortë shpirtërore
Kjo ditë është e përshtatshme për të vendosur kufij energjetikë dhe për t’u mbrojtur nga ndikimet negative: për të forcuar “mburojën” tënde të brendshme dhe për të larguar çdo energji (apo edhe çdo njeri) që nuk të bën mirë.

2. Rituale për forcimin e disiplinës dhe vetëkontrollit
E shtuna lidhet me pjekurinë dhe vetëkontrollin. Është dita për të vendosur rregull, për të forcuar vullnetin dhe për të krijuar zakone më të qëndrueshme që të çojnë drejt suksesit afatgjat.

3. Rituale për stabilitet dhe themele të forta në jetë
Kjo është dita ideale e ndërtimit dhe e qëndrueshmërisë. Është koha për të “vendosur themelet” – qoftë në jetë personale, financiare apo spirituale– dhe për të krijuar diçka që zgjat.

4. Rituale për pastrim karmik dhe çlirim nga e kaluara
E shtuna lidhet me karmën dhe mësimet e jetës. Është dita për të reflektuar mbi të kaluarën, për të lëshuar barrat emocionale dhe për të çliruar veten nga trauma që të mbajnë të varur.

5. Rituale për mbyllje ciklesh
Kjo ditë mbart energjinë e përfundimit. Është momenti për të mbyllur kapituj, për të lënë pas të shkuarën dhe për të krijuar hapësirë për fat të ri.

  • Sun’s day– dita e diellit
  • Lidhet me Diellin.

E diela është dita e Diellit, dhe lidhet me: dritën, pozitivitetin, jetën dhe gjallërinë, vetëbesimin, suksesin dhe shkëlqimin personal, gëzimin dhe lumturinë.

Dielli në shumë tradita simbolizon energjinë e jetës, identitetin, krenarinë dhe mënyrën si ne shfaqemi në botë. Prandaj, e diela është një ditë e ngrohtë, e ndritshme dhe e fuqishme, që lidhet me shprehjen e vetëvetes, me vitalitetin dhe me ndjenjën e plotësisë.

E diela është një ditë që të fton të shkëlqesh, të çlodhesh dhe të rikthehesh në qendrën e jetës tënde- ti je forca që ndriçon rrugën tënde!

Vajzat e lindura të dielën lidhen me energjinë e Diellit, ndaj shpesh ato janë:

  • pozitive dhe sharmante
  • karizmatike
  • plotë gjallëri dhe vetëbesim
  • të ngrohta
  • bujare
  • dhe me prezencë të fortë

Vajzat e Diellit janë shtylla e çdo familje!

Ato kanë një energji që bie në sy natyrshëm. Shpesh janë vajza që sjellin dritë, gjallëri dhe një lloj magnetizmi të veçantë në ambjenet ku ndodhen. Kanë prirje të duan të shprehin veten, të shkëlqejnë dhe të lënë gjurmë.

Në anën pozitive, ato mund të jenë: shumë krenare, kanë një ndjenjë të fortë identiteti, janë të dashura, por edhe me standarde të larta, të prirura për sukses dhe vlerësim, por ndonjëherë pak egoiste ose kokëforta dhe shpesh mërziten nëse kanë munges vëmendje.

The matriarch/patriarch

Vajzat e lindura të dielën mbartin energjinë e Diellit — ato janë dritë, forcë, vetëbesim dhe prezencë. Ato kanë një natyrë karizmatike dhe të ngrohtë, por edhe një autoritet të natyrshëm që i bën të dallohen.

Kjo është arsyeja pse lidhen me figurën e “The Matriarch” — femra që udhëheq, që mban strukturën emocionale dhe që mban familjen të fortë. Ajo është shtylla, zemra dhe figura që të tjerët e ndjekin pa pasur nevojë të imponojë veten.

1. Rituale për lumturi familjare
E diela lidhet me ngrohtësinë, begatinë dhe bashkimin familjar. Është dita për të forcuar lidhjet familjare, për të krijuar harmoni dhe për të sjellë më shumë dashuri e paqe në shtëpi.

2. Rituale për vetëbesim dhe karakter të fortë
Energjia e Diellit të ndihmon të qëndrosh gjithnjë e fortë. Kjo është dita për të forcuar identitetin, për të rritur vetëbesimin dhe për të ndërtuar një karakter të qëndrueshëm.

3. Rituale për energji dhe vitalitet
E diela mbart energji jetësore dhe gjallëri. Është momenti për tu çlodhur, për të rigjallëruar trupin dhe mendjen dhe për të mbushur veten me energji pozitive.

E diela është dita për të ndriçuar nga brenda dhe për të shpërndarë atë dritë tek të tjerët! ☀️

Leave a Reply

The moon today
.
.

Një Javë Magjike

Përfito falas e-book-un
7 receta të magjisë së bardhë për mbarësi, energji dhe pozitivitet në jetën tënde.

Abonohu tani për të marrë guidën:

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading