Jetojmë në një botë të ftohtë dhe të ashpër, që i jep rëndësi vetëm logjikës, vetëm arsyes së ftohtë dhe asaj çfarë duket qartazi në sipërfaqe. Por nën gjithë këtë zhurmë, ekziston një gjuhë tjetër e nënvlerësuar — më e vjetër, më e fshtë, më intime.
Është një gjuhë që nuk flet me fjalë… por me parfume të prishura, mace që të presin rrugën, trenë që ndalen në stacione të zbrazëta, përqafime, puthje dhe pështyerje.
Ato janë Simbolet.
Ky blog ekziston sepse unë besoj se simbolet nuk janë thjeshtë rastësi – ata janë udhëzime.
Simbolet janë mënyra se si flet shpirti yt
Para se të thuash çfarë ndjen… unë e ëndërroj.
Para se të ndodhë diçka… unë e parandjej.
Nënvetëdija jonë di gjithçka – përpara mendjes, përpara logjikës- dhe përpara shkencës.
Simbolet na rrethojnë kudo, jo vetëm në ëndrra. Ato dekodojnë realitetin tonë.
Simbolet janë të pranishme në çdo aspekt të jetës sonë, jo vetëm kur flemë dhe ëndërrojmë. Ato shfaqen në situata, ngjarje, objekte të përditshme — dhe nuk janë aty rastësisht.
Përmes simboleve mund të kuptojmë më thellë se çfarë po ndodh në të vërtetë — pas fasadës së ftohtë të muratosur nga logjika.
Simbolet janë një “kod i fshehur” që të jep informacion të thellë për jetën tënde, për rrethana që po ndodhin, për njerëzit që të rrethojnë, apo për ngjarje që do të ndodhin në të ardhmen. Ti thjesht duhet di lexosh ato siç duhet.
Gjuha simbolike është personale
- Po, ka simbole universale…
- …por mënyra se si ato të shfaqen tek ty është tepër unike.
Pse ka rëndësi…
- Sepse pa simbole, do të ishe e verbër ndaj gjysmës së jetës tënde.
- Sepse paralajmërimet nuk vijnë me email — por me ëndrra.
- Sepse intuita gjithmonë flet me KODE.
Ajo ndjesia e çuditshme kur takon dikë për herë të parë; ajo therje në zemër kur dikush duket sikur po të “ofron botën”- por zemra jote e di që loja e tij është e pisët; ajo dhimbje që të rëndon, kur të gjithë përreth bien pre e manipulimeve dhe mashtrimeve të rafinuara…. përveç teje – dhe ti ndjehesh sikur diçka nuk shkon me ty.
Këto situata “të çutdishme”- ato janë kodet e intuitës tënde, që ne jemi mësuar ti injorojmë. Një gabim, që shpesh herë e paguajmë shtrenjtë.
Kur Simbolet të ndjekin…
Ka disa gjëra që shfaqen një herë dhe zhduken… sepse janë një paralajmërim i momentit, dhe mbaron me aq — por ka disa simbole që të ndjekin, si hije. I sheh në ëndërr. Pastaj në një bisedë të rastësishme. Pastaj si imazh në një reklamë. Pastaj në realitet. Në fillim i neglizhon. Herën e dytë i quan rastësi. Por kur shfaqen për herë të tretë, të katërt, të pestë… e kupton që nuk është thjeshtë një simbol. Është thirrje.
Kur një simbol të ndjek, është sepse një mesazh i rëndësishëm po përpiqet të të arrijë. Dhe nëse ti nuk e dëgjon në ëndërr, ai do të dalë në rrugë, në telefonin tënd, në fjalët e dikujt tjetër…
Simbolet janë gjuha e nënvetëdijes — dhe ajo nuk lodhet derisa ti tja gjesh kuptimin.
Kur një simbol përsëritet — Pyet “çfarë po më kërkon?”
Një simbol që vjen një herë mund të jetë një informacion i thjeshtë- Por një simbol që ripërsëritet është kërkesë për veprim, për reflektim, për zgjidhje!
Ndoshta je duke anashkaluar një realitet të hidhur që po të bren brenda vetes. Ndoshta je në prag të një kthese shumë të madhe në jetë dhe nënvetëdija jote po të përgatit.
Ndoshta po të afrohet diçka që të ngjan me të kaluarën — dhe simboli vjen si kujtesë: Mos e harro veten.
Ajo çfarë po të ndjek, është e shkruar për ty.
S’mund ta shpjegosh gjithmonë me logjikë. Dikush tjetër mund ta shohë të njëjtin simbol dhe të mos ndjejë asgjë. Por ti e ndjen që ka diçka aty- sepse është …
një mesazh për ty.









Leave a Reply