Sekretet Antike të Bukurisë

Bukuria e vërtetë vjen nga brenda, por kujdesi për ndaj vetes të shkëlqen fytyrën, të sjell gëzim, vetëbesim dhe pozitivitet. Kujdesi ndaj trupit tonë pasqyron dashurinë dhe respektin që kemi për veten.

Që nga kohët e lashta, gratë dhe vajzat kujdeseshin për veten e tyre duke përdorur përbërës natyralë si mjalti, qumështi, vajra, lule dhe bimët. Këto sekrete të bukurisë janë përcjellë brez pas brezi dhe vazhdojnë të frymëzojnë produkte kozmetike edhe sot.

Bukuria e vërtetë nis me dashurinë për veten❤️

BANJA ME QUMËSHT

Sekreti i Kleopatrës për një lëkurë të butë dhe me shkëlqim.

Një nga sekretet më të njohura të bukurisë në Egjiptin e Lashtë ishte banja me qumësht. Gratë e asaj periudhe laheshin në qumësht për ta mbajtur lëkurën të butë, të lëmuar dhe me shkëlqim natyral. Acidi laktik që gjendet në qumësht largon qelizat e vdekura të lëkurës, ndërsa yndyrnat dhe proteinat e tij e hidratojnë dhe e ushqejnë atë. Edhe sot, banja me qumësht mbetet një simbol i kujdesit natyral dhe luksit në rutinat e bukurisë.

  • Mbush vaskën me ujë të ngrohtë.
  • Shto 1-2 litra qumësht
  • Mund të shtosh edhe pak mjaltë ose disa pika vaj esencial (opsionale).
  • Qëndro në vaskë për 15–20 minuta.

MASKË ME SHAFRAN TË INDISË

Kura tradicionale indiane për lëkurë të pastër dhe rrezatuese.

Shafrani i Indisë është përdorur prej shekujsh në traditën indiane si një përbërës natyral për kujdesin ndaj lëkurës. Ai njihet për vetitë e tij antioksiduese dhe qetësuese, të cilat i japin lëkurës një shkëlqim natyral.

Shafrani i Indisë përmban kurkuminë, një përbërës natyral me fuqi të forta anti-inflamatore dhe antioksiduese. Ai ndihmon në qetësimin e akneve, zbehjen e njollave të zeza dhe i jep fytyrës një shkëlqim natyral shumë të bukur.

Përbërësit:

  • 1 lugë çaji kos
  • 1 lugë çaji mjaltë
  • 1 lugë e vogël kafeje shafran

Përgatitja:

  • Përziej të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene.
  • Aplikoje maskën në fytyrë të pastruar.
  • Lëre të veprojë për 10–15 minuta.
  • Shpëlaje me ujë të vakët dhe vendos një krem hidratues.

Kujdes me sasinë shafranit të të përdorur, pasi mund të lërë përkohësisht një nuancë të verdhë në lëkurë.

VAJI ULLIRIT

Hidratuesi antik helen për lëkurën dhe flokët.

Vaji i ullirit ka qenë një nga sekretet më të vjetra të bukurisë në Greqinë e Lashtë. I pasur me vitamina dhe antioksidues, ai hidraton dhe ushqen lëkurën, duke e lënë të butë dhe të lëmuar. Vaji i ullirit gjithashtu përdoret për të zbutur flokët, duke u dhënë atyre një shkëlqim të mrekullueshëm natyral.

Për flokët:

  • Vendos disa pika vaj ulliri në lëkurë të pastër dhe masazhoje me lëvizje të buta.
  • Për flokët, apliko 1–2 lugë gjelle në gjatësinë e tyre dhe në maja.
  • Lëre të veprojë për 30–60 minuta.
  • Shpëlaje me shampo dhe ujë të vakët.

Për lëkurën:

I pasur me vitaminë E dhe antioksidues, vaji ullirit hidraton lëkurën, e bën atë më të butë dhe i jep një shkëlqim natyral.

  • Pastroje fytyrën ose zonën ku do ta aplikosh.
  • Vendos 2–3 pika vaj ulliri në pëllëmbë.
  • Masazhoje lehtë në lëkurë me lëvizje rrethore për 1–2 minuta.
  • Lëre të përthithet dhe shpëlaje pas 15–20 minutash, nëse nuk dëshiron ta mbash gjatë.
  • Përdore 2–3 herë në javë për lëkurë të hidratuar dhe të butë.

UJË ORIZI

Balsami japonez për lëkurë të lëmuar dhe flokë me shkëlqim.

Uji i orizit është përdorur prej shekujsh në Japoni si një sekret natyral i bukurisë. Ai përmban vitamina, minerale dhe aminoacide që ndihmojnë në zbutjen e lëkurës dhe i japin flokëve shkëlqim natyral.

Si përdoret për flokët:

I pasur me aminoacide dhe inozitol, uji orizit ndihmon në forcimin e flokëve, i jep atyre shkëlqim afatgjatë, forcon rrënjët, redukton djegien e majave dhe i bën ato më të shkrifta.

  • Pas larjes me shampo, hidh ujin e orizit mbi flokë.
  • Masazhoje lehtë në flokë dhe në skalp.
  • Lëre të veprojë për 5–10 minuta.
  • Shpëlaje me ujë të vakët.

Si përdoret për lëkurën:

Uji i orizit është një burim i pasur me aminoacide, vitaminat B dhe E, si dhe antioksidantë. Ai ndihmon në hidratimin e lëkurës, reduktimin e njollave të zeza, qetësimin e irritimeve/skuqjeve të lëkurës dhe mbylljen e poreve. Mund ta përgatisësh në shtëpi si pjesë e rutinës koreane, si tonik një natyral menjëherë pas pastrimit korean të lëkurës. Rutina Koreane e Kujdesit Ndaj Lëkurës

  • Shpëlaj mirë 1 filxhan oriz dhe më pas vendose në 2 gota ujë.
  • Lëre të qëndrojë për 30 minuta.
  • Kulloje ujin dhe ruaje në një enë të pastër.
  • Aplikoje në fytyrë me një pambuk ose spërkate lehtë.
  • Lëre të veprojë për 20 minuta dhe më pas shpëlaje me ujë.

ALOE VERA

Shëruesi egjiptian për qetësimin dhe ushqimin e lëkurës.

Aloe vera është një nga bimët më të vlerësuara në historinë e kujdesit për lëkurën, e njohur që nga kohët e Egjiptit të lashtë për vetitë e saj qetësuese, hidratuese dhe rigjeneruese.

E pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë, ajo ushqen lëkurën, lehtëson irritimet dhe mban e një pamje të shëndetshme dhe të freskët. Falë përbërjes së saj natyrale, aloe vera vazhdon të jetë një përbërës i domosdoshëm në produktet moderne të pothuajse të gjitha llojet e kujdesit për lëkurën.

  • Pastroje mirë lëkurën para aplikimit.
  • Përdor xhel të pastër aloe vera (direkt nga bima).
  • Apliko një shtresë të hollë mbi zonën që dëshiron të trajtosh.
  • Lëre të përthithet nga lëkura, nuk është e nevojshme ta shpëlash.
  • Përdore 1–2 herë në ditë, sipas nevojës.

Leave a Reply

The moon today
.
.

Një Javë Magjike

Përfito falas e-book-un
7 receta të magjisë së bardhë për mbarësi, energji dhe pozitivitet në jetën tënde.

Abonohu tani për të marrë guidën:

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading

Discover more from Luna Mirabela

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading